Trump fashist? Albright: Është presidenti më jodemokratik në Amerikën moderne

8 Korrik 2018, 18:15Bota TEMA

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cilëson Donald Trump-n “presidenti më jodemokratik në historinë moderne të Amerikës”.

Në një intervistë për BBC, Albright u tregua e kujdesshme të bënte ndarjen mes asaj që mendon për Trump dhe përcaktimit “fashist”.

“Një lider fashist është ai që përdor dhunën për të arritur atë që do”, theksoi ajo duke shtuar më tej se është e shqetësuar në lidhje me sjelljen e Trump-it në lidhje me lirinë e të shprehurit.

“Nuk mendoj se është fashist. Mendoj se është presidenti më jodemokratik në Amerikën moderne. Kjo më shqetëson”, tha ajo.

“Dhe meqë ra fjala, nuk është e lehtë për mua si ish-diplomate, ta kritikoj presidentin tim në një vend të huaj. Por jam e shqetësuar”, tha ajo në studio e gjigantit britanik të lajmeve.

Albright ka drejtuar Departamentin e Shtetit gjatë presidencës së Bill Clintonit 1997-2001. Ajo ka shkruar disa artikuj mbi fashizmin dhe tendencat që shkojnë drejt tij, që sipas saj përbëjnë një kërcënim serioz më shumë sot sesa në fund të Luftës së Dytë Botërore. Së fundmi, ajo ka shkruar një libër me titull “Fashizmi: Një paralajmërim”.

Ish-sekretarja e Shtetit njihet si kritike e ashpër e presidentit Trump. Ajo është shprehur disa herë se Trump po e bën Amerikën të duket si viktimë. (TemA TV)

2 komente në “Trump fashist? Albright: Është presidenti më jodemokratik në Amerikën moderne”

  1. Engie says:

    Jodemokratike ishin veprimet e administrates se Obames, qe me ane te FBI tentoi te pengonte procesin demokratik te zgjedhjes se presidentit. Perdorimi i burokrateve te pazgjedhur nga populli, por qe jane te emeruar dhe u eshte dhene fuqi e madhe (FBI, CIA) nga politika, eshte ajo qe dallon demokracine nga republikat e bananeve.

  2. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Nji repect te vecante per kete Zonje te nderuar.
    Nji politikane karriere
    Si gjithmone e sakt.
    Pervec Emirareve te bashkuara Arabe asnji shtet ne bote, te pakten me sa di une duke ruajtur dhit ketej malit nuk ka dhendurre e te aferm ne qeverri sesa lekurkuqi qe ka djeg veten ne sunbed
    Por sic tha senatori Springfield “Amerika eshte nji udhetim, dhe gjate udhes ka dhe rruge me gropa” per situaten aktuale.
    Respekte Zonje e nderuar per ndihmen qe I keni dhene Kombit tone.
    Respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje