Pandeli Majko, dëshmitari i fundit i një PS-je që ka vdekur

9 Korrik 2018, 08:05Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-së, për të mos votuar ligjin, sa grabitqar, po aq edhe harbut, për shembjen e teatrit, nuk ishte thjeshtë një akt burrërie, fisnikërie dhe koherence politike. Ai nuk qe gjithashtu vetëm mbajtja e një premtimi që ish-shefi i qeverisë në vitin e largët ‘99, i kishte dhënë artistëve. Më shumë se gjithçka, ajo që Pandeli Majko bëri të enjten që shkoi në parlament, qe një requiem për një PS që tashmë ka dhënë shpirt.

Si një nga anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Majko e mban mend formacionin, që megjithëse i mbushur me punistë, i hapi dyert dy pjesëtarëve të studentëve të dhjetorit, atij dhe Ilir Metës. Ai e kujton mirë se organizata rinore që themeloi, FRESH-i, ishte ëndërrimtarja e parë e një Shqipërie në NATO, atëherë kur shumica e konservatorëve në PS e konsideronin këtë gjë si sakrilegj.

Ai i ka të ngulitura në kujtesë sekuencat e mocionit epik të ’96, kur kryetari i burgosur Nano, konkurronte në bllok me gjithë establishmentin e atrofizuar të partisë.

Ai i ruan në memorie hapat e parë të qeverisë së pas ’97, ku megjithëse kishin një stërmazhorancë votash, socialistët e ndanë drejtimin e vendit me anëtarë të spikatur të koalicionit nën moton: “Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”.

Natyrisht, Pandeli Majko nuk ka se si të harrojë se si kjo parti kolegjale, e hapur dhe tolerante, ndëshkoi gafat e dy kryeministrave të zgjedhur prej saj, Nanos dhe Metës, për t’i hapur atij vetë, rrugën e drejtimit të vendit. Po ashtu, besoj se nuk është bërë pishman, që do të mbahet mend si i vetmi kryeministër i Shqipërisë, që ka humbur për një grusht votash garën brenda partisë (kongresi i dhjetorit të 1999), duke refuzuar plot dinjitet të përdorte armët okulte që të ofron pushteti.

Pikërisht këtë PS, që sot mund të duket si ëndërr, trashëgoi Edi Rama në vjeshtë – dimrin e 2005. Një parti që i dha atij mandatin e kryetarit, por duke i rrëzuar me një maturi dhe sens të pakrahasueshëm ekuilibri, platformën që paraqiti. Një parti ku lulëzonin të gjitha lulet, ku bashkëjetonin të gjitha rrymat dhe ku ata që kishin mbetur në minorancë në mbrojtje të një ideje, prisnin radhën sipas lojës së magjishmë të politikës, të bëheshin shumicë në të ardhmen.

Mjaftuan pak vite që kryeministri aktual ta përdhoste këtë pasuri që i kishte siguruar dhe vendit një drejtëpeshim të mahnitshëm: sa herë që Shqipëria rrezikonte të rrëshkiste në autoritarizëm, qytetarët i besonin PS-së rivendosjen e balancave.

Në një kohë të shkurtër, garat epike Nano-Majko për kryetar u zëvendësuan nga farsat qesharake Rama-Lakrori. Nga statuti u zhduk neni për dorëheqjen e liderit që e shpie partinë në humbje. Konkurrenca u zhduk deri sa në fund degradoi në modelet Kim-jong Un-jane të kryetarit të përjetshëm. Brenda PS, ashtu siç thoshte Blushi, të gjithë filluan t’i përshtaten devizës: “Mos i fol shoferit”. Të tërë ulën kokën pa bërë zë kur parlamenti u mbush me burra që vinin direkt nga krimi dhe me gra të dhunuara, merita e vetme të të cilave qe idhujtaria ndaj shefit.

Pikërisht, ky model që ne e njohim paradoksalisht me emrin Rilindje, votoi pak ditë më parë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kokëulur, të pështirë, servilë deri në neveri dhe trutharë deri në krenari, ata iu bindën delirit kleptokratik të shefit të tyre.

Ndryshe nga ata, Pandeli Makjo nuk mund të mbërrinte deri këtu. Dy herë kryeministër, deputet që është shqetësuar ndryshe nga të parët për imazhin e tij publik, me profilin e një politikani të pakorruptuar dhe që shpesh e ka vuajtur koherencën ndaj bindjeve të veta (mbeti jashte qeverisë në 2013 vetëm se denoncoi marrëveshjen e tepsisë PS-LSI) ai tregoi se i përket një race tjetër.

Asaj PS-së së parë, ku mendimi ndryshe respektohet, ku politikani vleresohet nga qëndrimet dhe jo nga aftësia për t’u përkulur, ku politika ka vlerë se është një lojë me rregulla dhe parime.

Natyrisht duke i qëndruar besnik këtij modeli, Majko nuk bëri asgjë më tepër sesa ruajtja e respektit për veten. Ai nderoi historinë e tij personale dhe angazhimet që ka pasur në të shkuarën. Ndërsa për PS ky akt nuk ka më asnjë vlerë. Sepse ajo parti që do të evokojë Majko, tashmë ka vite që ka vdekur. Fatkeqësisht, gjesti i tij me shumë se për gjithçka vlen për të na kujtuar këtë.

19 komente në “Pandeli Majko, dëshmitari i fundit i një PS-je që ka vdekur”

  1. xx says:

    perkedheleni Majkon qe te percani PS.

    1. I says:

      Ik o gazetar leshi duhet te jesh i pa pune ose ndonjë me dy klasë shkollë qe te mundende te lexoje ty o I ashtu quajtur gazetar.Me gjithe keto te shara dhe injorimi nga populli duhet te kishe ndryshuar shume kohë perpara peofesion por kjo tregon se je njeri pa cipë apo fytyre

    2. mirel says:

      Ke PS? Banden e hajduteve te Ramutit?
      Kjo PSja e sotme eshte nje kopje e zbukuruar PDse se Berishes. Aq me teper qe lideri i saj Ramut ka te njejten origjine dhe te njejtin qellim: shqyerjen dhe shitjen e Shqiperise.

  2. Shvejk says:

    Epo kur ben diversion edhe nipi i tetos.

  3. M says:

    E nxore dhe per sot kotheren duke shkruajtur kete , por njekohesisht tregon injorancen , kosherja te ka ngelur se mizat te jan larguar ( i quajtur ndryshe TRU THARE), ndaj PS-ja quhet Rilindja demokratike secili mendon dhe voton ne menyre te lire dhe demokratike sic e mendon, trajton, analizon dhe JO se keshtu do” partiababale” dhe voto pro.

  4. Dymi says:

    Ju shushunjat perfitues te te mirave te demokratoshkerdhatesise, ndryshe nga tani qe e ngrini ne qiell Majkon ne nje kohe te dyte do ta beni bloze. Pse? Sepse ai eshte akoma nje adoleshent i papergjegjshem per c’ka thote e ben.

  5. Labi says:

    Z.majko duhet .urgjentisht te krijoj nje parti tjeter ndryshe nga kjo e rilindjes sepse parti socialiste nuk ekziston me.

    1. Q says:

      Po o lab po si te thuash ti bashke me gazetarin e leshit do te behet koqe

  6. Andrea says:

    Po ti ke vdekur per vete o Andi te jane pjerdhur trute o i shkrete.

  7. genjeshtra i ka kembet e shkurtra says:

    Ky genjen qe ne fillim: Majko dhe Meta nuk jane studentë dhjetori. Ata shkuan ne takimin me Ramiz Aline JO si dhjetoristë, por si perfaqesues te BRPSH (Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise) te fakulteteve te tyre perkatese, ne te cilet ishin sekretarë rinie.

    Si mund ti besojme vazhdimit te ketij shkrimi, nderkohe qe ai fillon me nje genjeshter ledhatuese ndaj Majkos ? (nje nga politikanët më te medioker, te perkedhelur dhe hipokrite shqiptare te ketyre 25 viteve te fundit, bashke me Meten, Bashen etj )

  8. Alboz934 says:

    P .S ja e vdekur sipas teje do ta kete pushtetin deri ne 2035 sen dhe ajo P .D ja jote e gjalle duhet te prese por mos te merzitet , ja zere se erdhi nuk duhen shume edhe17 vjete per hater tand 17 vjete nuk jan shume se nuk do merziten se do i mbash me kurajo ti .

  9. Zigur Qarri says:

    Pandeli Majko eshte socialisti fundit shqiptare i modelit Perendimore,qe i qendroi besnik deri ne fund idealeve
    socialiste.Drogaxhiu Rama,e transformoi PS-n,ne nje grope haleje 190 cm te thelle,ku mundesine per frymarrje
    ta kete vetem ai,paçka se edhe ai vete sperkatet me cifla muti nga kerrcimi i ps-istave,qe nuk i ndihmon te ngrehen
    paksa,qe te mbushin mushkerite me oksigjenin arome muti.Parametrat me te cilen e ka ndertuar halen drogaxhiu
    Rama,do jete nje problem edhe per pasardhesin e mundeshem te tij,po aq i perlyer sa ai,por me mashtrues dhe i
    pabese ,Erion Makiavelin,qe nuk e konkuron dot Ramen vetem ne arrogance.Veliaj do te mbytet ne halen e Rames,
    dhe PS-s do ti duhet nje koh e gjate per tu reformuar ne nivelin e simotrave te saja Perendimore.

  10. Jimi says:

    I vdekur i pakallur je ti more adem!

  11. lulashi says:

    O Bushat. Ngele gjithe jeten bolja e fishkur e Sali Shpellarit o idiot i lindur.

  12. PS ka vdekur nga Shqiptaret Etnik,dhe gjithe Shpipja e dije se PS eshte pjelle Ruso-Serbe,por pa vdeke UDB dhe KREMMINI I KUQ PS nuk vdesin se kane na e Rusin te Forte dhe nga babai i tyre ruse me matesa me Turq,ka Edoganin Biseksuel qe e mbrone partenerin Rama.
    kur te vdes ps ka vdeir edhe Mero Baze klinikisht.

  13. PS ka vdekur nga Shqiptaret Etnik,dhe gjithe Shpipja e dije se PS eshte pjelle Ruso-Serbe,por pa vdeke UDB dhe KREMMINI I KUQ PS nuk vdesin se kane na e Rusin te Forte dhe nga babai i tyre ruse me matesa me Turq,ka Edoganin Biseksuel qe e mbrone partenerin Rama.
    kur te vdes ps ka vdekur edhe Mero Baze klinikisht.

  14. LORA says:

    Gallate e vertete me vajtimin e fund-kazanit per kurvlliqet e majko-efendiut,mbi shpine te verdiktit te Popullit te Majte.
    Jepi and-ush ,vatjo per “moikanin” e fundit te kolloqithjes kurvare media-politike,,,,per dhjaksin truthare majko , te cilit PS-ja i dha gjithcka qe ai nuk e meritonte.Ja,e verteton edhe bushatlliu i vogel,me vajtimin e mesiperm.

  15. Simpatizanti i PS-se se vdekur says:

    Z. Bushati, respekte per idete e qarta qe e pershkojne shkrimin. Nje analize realiste, per nje parti qe ka vdekur dhe per nje njeri si Majko, qe megjithate mund ti jepte sadopak fryme te vdekures qe te mos vdiste e tera.

  16. billy says:

    sme plas fare se per cilen ane te partive je ,por ama qe je nje cope mishi I thare se ve ne dyshim. gazetat kete duan nje njeri te pa ditur si puna jote . je aq gazetar I dobet sa se ke shokun . do te kisha dhene nje sygjerim ;shko edhe kerko pune ne ndonje kopsht per femije qe ti vesh ne gjume se per ate pune me dukesh I mire. nuk je ti analist ,je thjesht r…k…////une qe po shkruaj nuk jam nga shqiperia por ama I ndjek te gjith lajmet dhe emisionet me analistet e “famshem” qe ka shqiperia. a ndegjohen llloji I bushatit dhe do tjereve,.. me vjen mire qe mapo eshte nder me realistet e mediave . po boll se na keni lodh edhe ne larg shqiperise me keto budalla llojet e ps ,pd,lsi. ka shqiperia . ka shqiperia dhe shqiptaret me se te meren .puna dhe vetem puna, te tjerat regullohen. kerkoj ndjese nga lexuesit per komentin e sterzgjatur. ju uroj nji dite te bukur. te fala nga staten island -NY

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje