Për të marrë një shërbim publik në Shqipëri duhet të paguash jo vetëm taksat e ligjshme, por edhe parà nën dorë. Sektori më problematik është ai i Shëndetësisë.
“Këtu funksionon sistemi, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Qofsh me kartë identiteti e me kartë shëndeti, po nuk i dhe lekë të terrorizojnë mendërisht. E pikërisht kjo është e keqja, pasi detyron pacientin të japë lekë, sepse përndryshe nuk e sheh me sy ose e lë mënjanë”, thotë një qytetar.
Sipas një vrojtimi të financuar nga Komisioni Europian, gati gjysma e qytetarëve shqiptarë paguajnë ryshfet për t’u kuruar në spitalet apo qendrat shëndetësore publike. Kjo është shifra më e lartë në rajon, kur në vendet e tjera, përqindja e qytetarëve që paguajnë parà nën dorë për të marrë shërbim shëndetësor është 4 herë më e ulët.
“Prapë, me çfarëdolloj mënyre ta kërkojnë lekun, është e padiskutueshme. Nuk hiqet ky mikrob”, thotë një tjetër qytetar.
“Ajo dihet që duhet të paguash se s’bën. Po nuk pagove, të bën një raport e të përcjell”, thotë një tjetër.
Por shëndetësia nuk është shërbimi i vetëm, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë nën dorë. Shqiptarët paguajnë ryshfet edhe për gjykatat, policinë, administratën tatimore, por edhe për shkollim, ndonëse në këta sektorë, prevalenca e ryfshfeteve është më e ulët sesa në shëndetësi.
Sipas të dhënave të publikuara në Barometrin e Ballkanit, Shqipëria rezulton parajsa ballkanike e ryshfeteve, ku qytetarët duhet të paguajnë punonjësit publikë nën dorë për të marrë shërbimet që u takojnë me ligj.(TCH)
ashte semundja jone.thjesh shkova nje nat ke nderhyrja e shpejte per nje problem ne durres ,doktorri dhe infermieri shum profesional dhe njerezor na priten dhe visituan,dhe kur mbaruam visiten merdhi vetvetiu me i lon nji sherblim (kjo eshte semundja jon si shqiptar)
Kete precedent te rrezikshem,rryshfetin e kane krijuar vete mjeket,infermieret dhe sherbyesit sanitare.Nuk ke ilaçe bazike ne spitale,ato duhet ti marresh me receten e leshuar nga mjeku dhe ne farmacine qe te sygjeron.Nuk te vijne per te bere injeksionin kurre po nuk u pate dhene me pare rryshfetin.Nuk te sjellin ndrresa apo çarçafe nese nuk paguan sanitaren,u duhet familjareve te flene ne pllaka per tu sherbyer te afermeve nderkohe qe kete duhet ta beje shteti.Kudo neper spitale gjenden seksere te spitaleve me “emer” si Hygea,spitali amerikan etj qe te sugjerojne se “podeshe me e shpetue shko tek…”nje tragjedi e vertete.Le hallin e te semurit por keta jane harbuar fare.Ku eshte shteti,ku jane ministrat,drejtoret,si ka mundesi qe njerezit jane bere kaq babezi.Nje tipike e ketyre qe thashe eshte spitali rajonal i Shkodres kalver qe e vuajta se fundmi.
e vertete esjhte. edhe per ne RTSH qe te rifutesh ne pune pasi ke punuar nja tridhjete vjete, tund 5 milione leka se nuk e kalon dot traun e Gellçit te zi.