Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahnn tha se mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe se vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve.
Duke folur në samitin e Londrës, Samiti i Ballkanit në Londër tha se ka pasur progres sa i përket marrëveshjes dhe negociatave mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar dhe çështje të tjera të mbetura pezull.
Më tej Hahn tha se duhen ndryshime që të avancohet në Evropë, ndërsa javës tjetër do jetë për vizitë në Tiranë dhe Shkup.
“Ka pasur progres dhe është për t’u vlerësuar përpjekjet e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbetura pezull.
Duhen ndryshim që të avancohet në Evropë. Që nga viti 2015 interesat e Ballkanit për integrim janë shtuar.
Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve.
Javën e ardhshme do të jem në Shkup dhe Tiranë për vizitë për të sqaruar hapat e mëtejshëm për negociatat dhe hapat që duhet të ndjekin këto vende. Është bërë progres edhe në dialogun Serbi-Kosovë”- tha Hahn. (TemA)
Sallata e unionit BE me paturpesine me te madhe i lejon nje shteti regresive te versionit taliban , te ashtuquajtur “greqi”
qe ti beje presion shqiperise deri ne ate pike sa ta detyroje te jape pjese te detit ne kembim te heqjes se vetos se antaresimit ne BE.