Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pas sulmit me Noviçok qëndron Rusia

10 Korrik 2018, 08:49Bota TEMA

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, thotë se pas agjentit nervor Noviok fshihet Rusia.

Pas vdekjes së një gruaje britanike, e cila u ekspozua ndaj kësaj substance, e njëjta që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Yulia, në muajin mars, Williamson tha se ky është një sulm i Rusisë.

Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan dhjetë ditë më parë me Noviçok, në qytetin Ejmsbëri të Anglisë. Sturgess, 44 vjeçe, vdiq të dielën, ndërsa Roëley mbetet në gjendje kritike për jetën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja se Rusia qëndron prapa helmimit të tyre është “absurde”.

Ai tha se Rusia “është thellësisht e shqetësuar për praninë e vazhdueshme të këtyre substancave helmuese në territorin britanik” dhe se ato “paraqesin rrezik jo vetëm për britanikët, por edhe evropianët e tjerë”.

Noviçok është një agjent nervor, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje