Stoltenberg: Maqedonia do të marrë ftesë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në NATO

10 Korrik 2018, 15:41Bota TEMA

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg rikonfirmoi ecurinë e Maqedonisë në një konferencë shtypi përpara nisjes së samitit të Aleancës veri-atlantike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltnberg pret që, pas marrëveshjes me Greqinë për emrin, Maqedonia të marrë ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në NATO.

“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar rreth çështjes së emrit do të ftojmë Shkupin të fillojë negociatat për anëtarësim”, deklaroi ai, raporton ata.

Kur marrëveshja të finalizohet dhe zbatohet, ne do të mund të ftojmë ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për t’u bërë anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e saj të ri, Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai.

“Ky është sinjal se porta e NATO-s mbetet e hapur”, deklaroi Stoltenberg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje