Mbetën të blokuar për 17 ditë, fëmijët dhe trajneri nxirren nga shpella

10 Korrik 2018, 13:48Bota TEMA

Ka marrë fund odiseja torturuese e 12 sportistëve të mitur dhe trajnerit të tyre, të cilët kishin mbetur të izoluar në një shpellë në Tailandë, që prej datës 23 Qershor.

Operacioni i shpëtimit, i kryer nga zhytës tajlandezë dhe të huaj, arriti të nxjerrë jashtë të 12 djemtë dhe trajnerin e tyre, pas 3 ditësh të mundimshme dhe plot ankth.

Ky operacion filloi ditën e diel, kur u shpëtuan 4 djem, vijoi të hënën me shpëtimin e 4 të tjerëve dhe u mbyll para pak minutash me nxjerrjen jashtë shpellës të pjesës së mbetur, 4 sportistëve dhe trajnerit.

Djemtë dhe trajneri i tyre ishin nisur në një ekspeditë, por mbetën të izoluar, për shkak të ujërave që përfshinë shpellën.

Ata u gjetën pas rreth dy javësh kërkime, ndërsa operacioni i nxjerrjes jashtë ishte një telash më vete, për shkak të vështirësive që paraqiste rruga, sepse duhej një kombinim mes ecjes dhe zhytjes nëpër ngushtica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje