FOTOT: Vijon operacioni i shpëtimit në Tajlandë, pritet të nxirren nga shpella 4 fëmijët dhe trajneri

10 Korrik 2018, 09:53Bota TEMA
FOTOT: Vijon operacioni i shpëtimit në Tajlandë, pritet të

Ka rinisur sërisht ditën e sotme operacioni i shpëtimit të katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët kanë mbetur të bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë.

Një zyrtar tajlandez tha se faza e tretë e operacionit për shpëtimin e katër djemve dhe të trajnerit të tyre të futbollit, të cilët janë bllokuar në një shpellë në Tajlandë, ka nisur.

Narongsak Osottanakorn, udhëheqës i misionit të shpëtimit, tha se të pestë do të nxirren jashtë në të njëjtën kohë.

Në dy ditët e kaluara janë nxjerrë gjallë nga shpella edhe tetë fëmijët që ndosheshin aty.

Dymbëdhjetë djem, të moshës 11 deri në 16 vjeç, dhe trajneri i tyre ishin duke eksploruar shpellën Tham Luang më 23 qershor, kur u bllokuan brenda, si pasojë e përmbytjeve nga shirat.

Një ekip prej 50 zhytësish, 40 nga Tajlanda dhe 10 nga vende të Europës po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit që ka nisur qysh të dielën. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje