Çmimi i biletës së udhëtimit në linjën e re hekurudhore Tiranë-Durrës do të jetë 1-1.2 euro. Gjithçka u bë me dije nga zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli gjatë diskutimit të projektligjit mbi grantin 35.4 mln euro të Fondit të Investimeve të BE për financimin e rehabilitimit të linjës ekzistuese dhe degëzimit të ri hekurudhor në Rinas.
“Ndodh që bileta, pavarësisht se nuk është përcaktuar, është shumë e saktë në përgatitjen e fizibilitetit të lëvizjes së njerëzve, do luhatet midis 1 euro dhe 1.2 pak a shumë. Pse nuk është përcaktuar kaq saktë nga ne është fakti që i përgjigjet dhe pyetjes tjetër që operatorët do të jenë të hapur, pra do të jenë operatorë publikë, mund të jenë edhe operatorë privatë, sikurse ekziston edhe mundësia e kombinimit të operatorëve”, tha Shkreli.
Kosto totale e projektit kap vlerën e 90 mln euro, nga të cilat 16 milion euro do të financohen nga buxheti i shtetit, 36 mln euro hua e Bankës Botërore dhe 35.4 mln euro granti i BE-së. Afati i përfundimit të punimeve është data 31.12.2020, por sipas Shkrelit ai mund të shkelet vetëm për linjën e re drejt Rinasit.
“Deri vitin tjetër, pra bëhet fjalë për 24 muaj, është plotësisht e realizueshme sepse bëhet fjalë për rehabilitim. Ne mendojmë që do arrijmë ta realizojmë këtë datë , e vetmja gjë që mund të ketë pikëpyetje do të jetë trakti i ri i cili do të shkojë deri në Rinas. Pavarësisht se janë bërë studimet, gjatë punës mund të ketë pikëpyetje që mund ta shtyjnë atë pjesë të hekurudhës brenda targetit mujor”, sqaroi Shkreli.
Referuar projektit, lokomotiva e re do të jetë me diesel, ndërkohë që për lokomotivën elektrike kërkohen edhe 10-12 mln euro shtesë.
Ndërkohë që, sa i takon operimit të linjës, ende nuk është vendosur forma që do të zbatohet, por zv.ministri i Infrastrukturës nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me kompanitë private.(scan)
Me diesel patjeter, po e bete me korend do ngelen njerezit rruges sa here te iki korendi
Haa .. eee … ike korenDi shpesh..
Ssssssssss…. sss’ka shtet aty. …… nuk ….. ssssss …. eeee …. ssssss nuk … ça ja……. po ….. ssssss nuk ….
Nuk behet ai vend. Eeeee ….. sssssss …. nuk ……
Cmim I lire,do kisha dashur te jete gratis por 1.2 eshte lire per arsye se me kete cmim ske cu kerkon atyre te bejne dhe si ta bejne sherbimin.
ore leke qe do vidhet te kjo veper,ne i kishim hekurrullat dhe i shkaterruam nga maloku berishe dhe nga mendendrituri pashko se ishin ndertuar nga koha e dulles dhe i vume kazmen,kur ato donin vetem nje infestim te vogel dhe do i kishim moderne,pasi i shkaterruam tani do investojme miliona euro qe ta ndertojme nga e para,prap me diezel si ne kohen e dulles,asnje ndryshim pervec vjedhjes masive qe do beje qeveritaret,pergjigja e ministrit,PO SHQYRTOHET FAKTI QE TJA JAPIM NDONJE FIRME PRIVATE,dmth nga 90 milion,40 milion firma dhe te tjerat ne politikanet e varfer,infestim koti,shtet bythe.
Akoma me diezel?! Po linja elekrike kur do te realizohet apo nje tender tjeter nga viti 2050?
Nje cope rruge dhe e beni me “diezel”! Cfar m… investimi eshte ky?!Dhjeteramijera km hekurudhe Italia i ka te gjitha me korent.A jeni ne vete?Si u lejojne ta beni kete gje me 2018-ten?
3 miljon euro per kilometer,por kjo ska bythe ku te rrije more rilindas !!!
edhe me dizel pa le ………….njeri me hajdut se tjetri ?!?!……vetem elktrik duhet ore
koke qire…te pakten Tirane -Durres.edhe Rinas……sa paguhet punetori ne Shqiperi more Hajdute me çizme.
apo duhen evrote sepse do paguani halet per macet si te Like floririt.çfar evrope doni ju more kerma,
ne Siçili e keni vendin ju vetem atje keni mesuar……hajde mendje hajde.
A eshte parashikuar qe xhamat e trenit te jene antiplum se kutunaria e malokeria skane per te lone xhom pa thy, avaz i vjeter….
Cfare ironie, kur Tirana jonë e dashur nuk ka stacion fare. Po pse nuk thoni Vore-Durres kjo eshte e sakte. Hekurudha u be që ne 1950 me pune vullnetare nga tërë rinija e lavdishme e asaj kohe. Rilindje hesapi desha te them Ridhjerje hesapi.
Nga do ta nisi trenin e Tiranes rrota e karit qe prishi stacionin?! Nga Vora?!
Nje pyetje kisha, pse jepet shifra e biletes me euro dhe jo me leke? Do kete exchange tek stacioni trenit per te konvertuar leket ne euro? Eshte njesoj sikur italia ti beje biletat e trenit me dollare? Ëëë Mero si thua ti, si ekspert financash qe je?!!!!
Nje pyetje kisha, pse jepet shifra e biletes me euro dhe jo me leke? Do kete exchange tek stacioni trenit per te konvertuar leket ne euro? Eshte njesoj sikur italia ti beje biletat e trenit me dollare? Ëëë Mero si thua ti, si ekspert financash qe je?!!!!!