Kurz: Europa do të jetë e plotë vetëm pas anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

11 Korrik 2018, 08:53Rajoni TEMA

“Europa do të jetë e plotësuar vetëm kur shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së”.

Kështu është shprehur në një postim në Tuiter kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte sot i pranishëm në samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

“Jam i inkurajuar nga kjo dinamikë e rinovuar pozitive”, tha Kurz duke shprehur mbështetjen e tij të plotë ndaj “afrimit në BE të rajonit ballkanik”.

Kancelari austriak ka theksuar se stabiliteti i zonës dhe progresi drejt BE-së i Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i Austrisë gjatë presidencës së saj në BE. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje