Dy fëmijë të vegjël iu ngeci koka në një dritare me hekura dhe rrinin varur në një lartësi rreth 4 metra.
Në pamjet filmike do të shikoni se fëmijët motër e vëlla qajnë pasi kanë ngecur tek hekurat e dritares jashtë shtëpisë së tyre në jug-perëndim të Kinës.
Fatmirësisht fqinjët nxorrën shpejt shkallët dhe shpëtuan vajzën e vogël dhe vëllain e saj.
Thuhet se fëmijët ishin lënë në shtëpi pa kujdes nga prindërit e tyre, të cilët kishin shkuar për të luajtur me letra. (TemA)