VIDEO/ Momenti i tmerrshëm: Shembet shtylla, zë poshtë Toyotan me tre njerëz brenda

11 Korrik 2018, 09:49Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm ku një shtyllë elektrike shembet dhe përfundon mbi një makinë ku ishin tre anëtarë të një familje

Natchaëan Sangmuan, 41-vjeçe së bashku me bashkëshortin Sittikorn Gnamëan, 40-vjeç, dhe djalin i tyre Parattakorn, 8-vjeç, ishin duke udhëtuar me veturë në një autostradë në Nakhon Ratchasima të Tajlandës, kur befasisht një shtyllë gjigante elektrike u shemb dhe ra mbi ta.

Si pasojë e kësaj përplasje, pjesëtarët e familjes janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndoshen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ishte një kamion që kishte tërhequr telat, dhe kishte bërë që shtylla elektrike të shembet dhe të bie mbi makinën Toyota ku ndodhej familja. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje