Mediat britanike vijojnë të sugjerojnë Shqipërinë në vend të Greqisë për pushimet verore. “The Guardian” shkruan për pushuesit britanikë se në Shqipëri do të festojnë si në parajsë.
Vija bregdetare shqiptare, kryesisht jugu i saj, po tërheq vëmendje të madhe në sezonin e verës.
Pas “The Sun” që sugjeronte për lexuesit britanikë të zgjidhnin vendin tonë përpara palzheve të Greqisë, edhe një tjetër media britanike ka publikuar një reportazh lidhur me një festival që zhvillohet në vendin tonë.
“The Guardian” e hap shkrimin me titullin: “Shqipëri: koha e festës në atë që ndjehet si një parajsë”.
Më pas citohet kryeministri Edi Rama që nënvizon se vendi ynë është parë si një vend ku mund të vritesh apo grabitesh, por është e kundërta.
Shefi i qeverisë u ka ofruar birrë falas për pjesëmarrësit e festivalit “KALA”, që organizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Turzimit.
Edhe kjo media u sugjeron britanikëve që të zgjedhin plazhet shqiptare, të lira dhe me ujë të pastër si kristali, përpara atyre të Greqisë.
“The Guardian” shkruan se Shqipëria nuk është në listën e vendeve europiane më të vizituara.
Rreth 80 mijë britanikë vizitojnë vendin tonë në vit, një numër shumë i vogël krahasuar me 3 milionë që udhëtojnë çdo vit për në Greqi dhe mbi 700 mijë në Kroaci.
“Por kjo mund të ndryshojë”, thekson media prestigjoze, duke shtuar se bregdeti shqiptar është vendosur nga “New York Times” ndër destinacionet më të mira për ta vizituar këtë vit.
E vetmja problematikë, sipas “The Guardian” mbetet rruga për të shkuar në Dhërmi, Gjipe, Sarandë apo Ksamil, e cila zgjat deri në 5-6 orë.
Por kjo media nënvizon se kjo do të ndryshojë pas vitit 2020, kur pritet të hapet dhe aeroporti i Vlorës.(TemA)
Depresioni anglez dhe esheket e shumta
Hajdeni se tani kemi nje mega xhami te namazgjaja dhe do festojme ramazonin.
Ne shqiperi te godasin makinen e ikin pa bere letta per demshperblim nga siguracioni.
E po kjo sjellje per anglezet eshte gje e vecant
Ok ne rregull. Eshte bukur tek ne por ky titull me duket shume qesharak.
Dhe patjeter nuk kishte si te mbetej pa u permendur dhe emri i liderit suprem Edi Rama.
Po si tha, si tha? Mos ikni ne Greqi e Kroaci po vetem ne Shqiperi?!! Della serie “si te shpenzojme leke publike per tu bere qesharake ne syte e botes”!!! Ah more Endri Fuga sa i trashe paske qene!
KETU NE SARANDE ME SHUME JANE TE HUAJ SE SA VENDAS. SHUME RUSE POLAK DHE DANEZ QE BENIN TIFO PER SKUADRAT E TYRE. SARANDA VEND MERAVIGLISO. JU DREJTOHEM SHQIPTAREVE NE MERGIM RROHET MIRE HAET MIRE DHE PIHET MIRE BUZE UJRAVE TE PASTRA TE JONIT CDO VIT E ME MIRE.
Ik ere mos na cani bythen me propagande. Shqiperia eshte e bukur, po vetem atehere kur mos te kete me shqiptare ne ate vend. Jane si sorrat qe vjedhin e shkaterrojne cdo gje
More paguani te gjitha revistat e botes,shqiptaret ja u shpjegojne te huajve se kush eshte ne te vertet shqiperia.Sigurisht qe nje interes te jashtezakonshem ka elita politike kriminale shqiptare qe kerkon te thithe vetem para qe te mbijetojne.
Janë disa shqiptarë, të cilët janë larguar nga Shqipëria shumë vite më parë, që nuk mund të vijnë , sepse nuk kanë letra për fat të keq, që vetëm shajnë, sepse nuk e njohin realitetin. Më vjen keq për ta.
o komentusa shqiptare!!!
njelloj si lulzim basha jini, si e si te beni propagante te shemtuar per shqiperine….
nese interesi kombetar e kerkon qe 2×2=5, e kini te veshtire te thoni dhe ju pese?
beni si patriota te thekur por thiken ta ngulni pas shpine si kurvat e PD-se.