Gjigandi Amazon bën namin në SHBA: Zë gjysmën e shitjeve online, synon 258 mld dollarë në shitje brenda vendit

15 Korrik 2018, 12:49Bota TEMA

Gjigandi i shitjeve online Amazon vijon të zgjerojë perandorinë e tij brenda Shteteve të Bashkuara, duke theksuar dominancën e kompanisë në sektorin e saj parësor.

Për vitin 2018, Amazon synon të arrijë në 258.22 miliardë dollarë në shitje online vetëm brenda SHBA, çka nënkupton se do të zërë 49.1% të të gjitha shitjeve online në vend, si dhe 5% e të gjithë tregtisë në total.

Kompania e nisi duke shitur libra online, por sot është titani në të gjitha fushat e tregtisë online, nxitur nga një rrjet i fuqishëm të palëve të treta dhe një varietet në zgjerim të mallrave, që nga frutaperimet deri tek industria e modës.

Së shpejti, po i afrohet një pike ku njerëzit do të shpenzojnë më shumë para online tek Amazon se sa tek të gjithë shitësit e tjerë të bërë sëbashku. Ndjekësi më i afërt i Amazon, por shumë shumë larg, është eBay me vetëm 6.6% të shitjeve online, ndjekur nga Apple në vendin e tretë me 3.9%.

Të dhënat janë mbresëlënëse jo vetëm shifrat, por edhe për faktin se rritja e Amazon nuk është ngadalësuar dhe se shitjet janë 29.2% më të larta se viti i kaluar.

Ndërkohë, ndarë sipas kategorive të mallrave të shitur, elektroniket vijojnë të jenë produkti kryesor me ¼ e xhiros vjetore, ndjekur nga moda dhe aksesorët dhe shëndeti e bukuria.

1 komente në “Gjigandi Amazon bën namin në SHBA: Zë gjysmën e shitjeve online, synon 258 mld dollarë në shitje brenda vendit”

  1. Epirioti II says:

    Nje dite amerikanet do ti vajtojne tregtine dhe dyqanet me shitje te balancuara. 1/3 online, 2/3 offline.
    Dhuna tregtare e Amazon pas 5-10 vitesh do jete me e egra qe do jete pare ndonjehere.
    Cikli qe e gjithe jeta e njeriut modern formatohet dhe kontrollohet vetem nga telefonet Smart sapo ka filluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje