Statistika dhe kuriozitete/ Franca për lavdinë, Kroacia për historinë

15 Korrik 2018, 12:59Sport TEMA

Sot pritet një ndeshje spektakolare mes Francës dhe Kroacisë në finalen e madhe të Botërorit, duke qenë se të dyja skuadrat bëjnë një lojë të hapur dhe të shpejtë.

Si Franca që ka një yll në fanellë, ashtu edhe Kroacia që merr pjesë për herë të parë në një finale, do të kërkojnë sot fitoren e lavdisë dhe të historisë njëkohësisht.

Franca dhe Kroacia janë përballur pesë herë më parë, me Francën që ka fituar 3 ndeshje (në 1998, 1999 dhe 2000) ndërkohë që dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar barazim në vitet 2004 dhe 2011.

Nga 5 takimet e luajtura mes këtyre dy skuadrave, vetëm 2 kanë qenë ndeshje të një turneu të madh, ku në vitin 1998 Franca fitonte në gjysmëfinale ndaj Kroacisë dhe shpallej kampione atë vit, ndërsa në Europianin e 2004-ës, takimi mbyllej në barazim 2-2.

Në tri finalet e fundit të Kupës së Botës, koha ne rregullt është mbyllur në barazim dhe është dashur koha shtesë për të pacaktuar skuadrën finaliste, ndërkohë që gjatë historisë, vetëm 2 finale janë zgjidhur nga penalltitë (1994 dhe 2006).

Kjo finale është e një rëndësie të veçantë për Mbapen, duke qenë se do të synojë të bëhet adoleshenti i dytë që shënon në një finale të tillë. Më parë e ka bëtë vetëm Pele, ndërkohë që ashtu si Pele, Mbape ka shënuar 3 gola në një Botëror në një moshë të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje