Alarmi nga kequshyerja: Zhvillimi i mangët fizik i fëmijëve, Shqipëria ndër vendet më numrin më të lartë në botë

18 Korrik 2018, 10:41Sociale TEMA

Shqipëria ka prevalencë të lartë të fëmijëve që kanë zhvillim të mangët fizik, sidomos në peshë dhe në gjatësi ne grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar së fundmi mbi Indikatorët e zhvillimit të qëndrueshëm global.

Raporti vëren 7 për qind e fëmijëve meshkuj të moshës nën 5 vjeç gjatë periudhës 2005-2015 Ishin me zhvillim të mangët fizik si pasojë e kequshqyerjes teksa vajzat janë më pak të ekspozuara (5%) sipas të dhënave të Bankës. Shqipëria renditet e para në grup për numrin më të madhe të fëmijëve meshkuj që janë nën zhvillimin qe kërkon mosha nga kushtet jo të mira të jetesës.

Por nga të dhënat e grafikut bashkëngjitur shihet se Shqipëria nivelin më të lartë të moszhvillimit normal fizik të fëmijët në rang global. Treguesi është më i lartë se edhe në vendet të tilla afrikane si Nepali, Gambia, Comorris dhe Erietria që sipas Bankës po rrisin fëmijët meshkuj më të shëndetshëm se Shqipëria.

Sakaq një studim I brendshëm I Institutit të Shëndetit Publik ka gjetur se vetëm një në dy fëmijë të moshës 11,13 dhe 15 vjeç konsumon fruta çdo ditë, dhe një në tre fëmijë konsumon fruta më shumë se një herë në ditë.

 Një në tre fëmijë konsumon perime çdo ditë, dhe një në katër fëmijë konsumon perime më shumë se një herë në ditë. Vajzat konsumojnë më shumë fruta dhe perime krahasuar me djemtë. Vajzat konsumojnë më shumë ëmbëlsira, ndërsa djemtë më shumë pije që përmbajnë sheqer.

Një dietë e balancuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës është thelbësore për një shëndet të mirë, veçanërisht, pasi zakonet e të ngrënit të formuara gjatë kësaj periudhe zakonisht ndiqen edhe gjatë moshës adulte, duke ndikuar në rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të rënda kronik.

Në vitin 2008, për herë të parë u hartuan rekomandimet për ushqyerjen e shëndetshme në Shqipëri , ku përfshihen edhe rekomandimet ushqimore për fëmijët e moshave 6-12 vjeç, dhe atyre të moshave 13 -18 vjeç. 

Plani Kombëtar i Veprimit për Ushqimin dhe Ushqyerjen (PKUU) viti 2013 2020, u hartua në kuadrin e Programit të Përbashkët të Ushqyerjes, i zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë, me mbështetjen e OBSH-së, UNICEF-it dhe FAOs, dhe i financuar nga Fondi Spanjoll i Arritjes së Objektivave të Mijëvjeçarit.

Qëllimi i PKUU është arritja e përfitimeve në shëndetin e popullatës, nëpërmjet rritjes së numrit të Individëve që ushqehen me një dietë të ekuilibruar, rritjes së numrit të Individëve që ruajnë një peshë trupore të shëndetshme, dhe rritjes së numrit të Individëve me akses për ushqim të mjaftueshëm, të sigurt dhe të ushqyeshëm.

 Në shkollat shtetërore shqiptare nuk aplikohet dhënia e drekës, edhe pse ka përpjekje serioze dhe po advokohet për ofrimin në shkollat publike të ushqimeve të shëndetshme nëpërmjet mensave. Rëndësia e një diete të shëndetshme ka qenë në qendër të një numri Iniciativash gjatë promocionit shëndetësor në shkolla.(monitor)

6 komente në “Alarmi nga kequshyerja: Zhvillimi i mangët fizik i fëmijëve, Shqipëria ndër vendet më numrin më të lartë në botë”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po ju te gazetes tema, me ne krye shefin tuaj. Ku i ushqeni femijet ? SEPSE JU JENI TE CMENDUR PAS QEVERISE DHE LALI SUMES. JENI GATI TI LINI PA BUKE FEMIJET, VETE EDI RAMA DHE LALI SUMA TE NGRIHEN NE QIELL NGA GAZETA JUAJ.

  2. Lumi A says:

    Gjate moshes adulte? E keni bastardhuar shqipen. Turp.

  3. moni says:

    Problemi nuk eshte kequshqyerja nga mungesa e mjeteve ekonomike, por nga pertacia dhe papergjegjshmeria e prinderve. Jo se nuk ka familje ne nevoje, gjithmone ka pasur dhe do te kete. Por njoh shume raste nga miq e farefisni qe i bien shkurt te ushqyerit te femijve me nga nje sanduic, pice apo byrek te shemtuar. Femija do bythe kane pas thene te vjetrit, po nuk pate mos e bej. Eshte sakrifice dhe pergjegjesi e madhe. Keto nena dhe baballare sa harxhojne leke e kohe neper lokale me iphone tek dora, me mire te shtrohen dhe te ushqejne femijet e tyre shendetshem. Dikur i rrinim nga mbrapa me pjaten e gjelles deri sa e mbaronin. Sot i plasin fastfood dhe kur dalin pasojat pas disa vitesh, fajin e ka askushi.

  4. Shqupisti says:

    Nuk me besohet nuk esht e vërtet ne shqiptaret vetëm në kohën e ppshs ushqeheshim keq ju sot ushqeheni mir jetoni të lumtur. Kto i them se keni 25 vjet na çani ka. …..në përshëndetjen parajsën tuaj .doni dhe 100 vjet të shkoni në stadin si ushqeheshin ne me par hanim çdo gjë bio dhe në stinën e vet prandaj nuk kishim asnjë sëmundje në trup të ter por ishim me shëndet të shkëlqyer dhe elegant të ter kishe qef të na shikoje. Sot jeni bargderra treçereku jo se ushqeheni mir jo por se hani mish nga Brazili Boston të shartuar me kungull qumësht të bler në rrug zarzavate me kimikate dhe hormone dhe jeni ber të ter nga 100 kile me sëmundje pa mbarim dhe ilaçet sot i hani si bombone ne dikur as nuk i njihnim ilaçet popull idjot që keni 25 vjet kush jeni dhe si jetoni bëni jetë komplet piramid. Shani kohën e sistemit të shkuar legena ja kush jeni në realitet dhe ata qe kane miliona mish e pula Brazili han zarzavate dhe domate të lyera me helm trangull që rritet për 24 or me superfosfat. Vëreni bythen në dysheme dhe kur te flisni për sistemin e shkuar që për një her të vetme patëm shtet që punonte dit natën për popullin e vet flisni të vërtetën mos lini injorantet të na bëjnë historinë tonë.

  5. Shqupisti says:

    Nuk me besohet nuk esht e vërtet ne shqiptaret vetëm në kohën e ppshs ushqeheshim keq ju sot ushqeheni mir jetoni të lumtur. Kto i them se keni 25 vjet na çani ka. …..në për shëndein parajsën tuaj .doni dhe 100 vjet të shkoni në stadin si ushqeheshin ne me par hanim çdo gjë bio dhe në stinën e vet prandaj nuk kishim asnjë sëmundje në trup të ter por ishim me shëndet të shkëlqyer dhe elegant të ter kishe qef të na shikoje. Sot jeni bargderra treçereku jo se ushqeheni mir jo por se hani mish nga Brazili Boston të shartuar me kungull qumësht të bler në rrug zarzavate me kimikate dhe hormone dhe jeni ber të ter nga 100 kile me sëmundje pa mbarim. dhe ilaçet sot i hani si bombone. ne dikur as nuk i njihnim ilaçet. popull idjot që keni 25 vjet dhe nuk dini kush jeni dhe si jetoni bëni jetë komplet piramid. Shani kohën e sistemit të shkuar legena ja kush jeni në realitet dhe ata qe kane miliona mish e pula Brazili han zarzavate dhe domate të lyera me helm trangull që rritet për 24 or me superfosfat. Vëreni bythen në dysheme dhe kur te flisni për sistemin e shkuar që për një her të vetme patëm shtet që punonte dit natën për popullin e vet flisni të vërtetën. mos lini injorantet të na bëjnë historinë tonë.

  6. Salii says:

    Nje mut jan te ter nga i pari tek i fundit ka 25 vjet plera hani . mish Brazili pula me kryma tronguj që rriten mrena ditës me superfosfat . domote të lyme me helm Boston të shartu me kungull dhe qumesh me bidona të mbledhur tek plerat . prandaj jeni të ter nga 200 kile barkderra se xhdogje e hani me hormone . listën e sëmundjeve e keni çarçaf dhe shani kohën e ppshs . që xhdo gjë e hanim bio në stinën e vet dhe qumeshtin me shishe qelqi të sterilizume të ter ishim fil ne trup kishe qef të na shikoje dhe nuk e njihnim farmacin se ishim pa as një sëmundje në trup .shisni pordh dhe shani ter ditën atë kohë kur kishim shtet që punonte dit natën për qytetarët e vet. I vetmi shtet ne historin e kti populli nga antikiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje