Trump: ”Air Force One” i ri do të jetë i jashtëzakonshëm

18 Korrik 2018, 12:50Bota TEMA

Avion “Air Force One”, i gjeneratës së fundit i prodhuar nga “Boeing” për presidentin amerikan, do të jetë i jashtëzakonshëm dhe më i miri në botë, premtoi Donald Trump, duke garantuar se ka negociuar një çmim shumë të mirë me prodhuesin amerikan të aeronautikës.

“Air Force One do të jetë i jashtëzakonshëm. Ai do të jetë më i miri në botë”, tha Trump sipas një interviste të dhënë për televizionin CBS, raporton ata.

I vetmi ndryshim i dukshëm do të jenë ngjyrat.

“Ai do të jetë i kuq, i bardhë dhe blu, mendoj se është siç duhet”, shpjegon presidenti, duke theksuar se pëlqen këtë referencë për flamurin amerikanë me ngjyrat blu qielli dhe të bardhë të krijuar nga John Kennedy.

“Boeing na ka dhënë një çmim shumë të mirë dhe munda të kursej 1,5 miliardë dollarë duke porositur një model të ri”, u shpreh Trump.

Donald Trump kishte kritikuar porosinë fillestare të dy avionëve, duke vlerësuar çmimin, më shumë se katër milirdë dollarë, si shumë të lartë.

Ai i kishte kërkuar “Beoing”-ut, që është në pozitë monopoli në këtë kontratë, që ta rishikojë.

Në fund të shkurtit, Shtëpia e Bardhë kishte njoftuar se ka arritur një marrëveshje me “Boeing” për një çmim fiks prej 3,9 miliardë dollarësh.

Kontrata lidhet më livrimin e dy modeleve 747-8, më të mëdhenj, më modern, më të shpejtë dhe që konsumojnë më pak karburant se sa modelet aktualë 747-200, 30 vjet të vjetër dhe që kushtojnë 180 000 dollarë ora. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje