Nga Agron Gjekmarkaj
Dje në lulishten pranë sallës plenare të Kuvendit u zbulua busti i Pjetër Arbnorit! Gjithë sa ka ndodhur, prej vullnetit të Gramoz Ruçit, kryetarit aktual të Parlamentit! Zotnia në fjalë meriton një përgëzim të madh për gjestin njerëzor e politik.
Mos të harrojmë se Gramoz Ruci ishte ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës dhe Sigurimit të Shtetit, edhe ditën e 2 prillit kur në qytetin e Shkodrës u krye një masakër kundër protestuesve antikomunistë me urdhër qeveritar.
Për këtë arsye e për të tjera valenca ideologjike, që lidhet me funksionet e tij gjatë regjimit diktatorial, është konsideruar simbol provokues i kësaj të kaluare në politikën e tranzicionit.
I urryer nga të persekutuarit e ata që e thërrasin veten të djathtë e po kaq i adhuruar nga baza integraliste e Partisë Socialiste, pikërisht për bezdinë që u shkakton të parëve, ai dje tejkaloi historinë e vet dhe bëri një akt dinjitoz ndaj një personaliteti kaq të munguar si Pjetër Arbnori. Një fjalim të arsyeshëm mbajti ai e po kaq i tillë u tregua që aktin e përurimit ia la zonjës Arbnori dhe Sali Berishës!
Përtej buzëqeshjeve, ky moment duhet të ketë qenë provokues dhe i trishtë, mbi të gjithë për Sali Berishën, Jozefina Topallin e Lulzim Bashën. Jo për faktin që Pjetër Arbnorin pothuaj e zbuan nga PD dhe nuk i plotësuan as më modesten e kërkesave për ta çuar ambasador në Vatikan pas fitores së vitit 2005, por mbi të gjitha për leksionin që u dha Gramoz Ruçi.
Pjetër Arbnori e ka merituar respektin prej jetës dhe veprës së tij si martir, si intelektual e si politikan. Mishela që del nga përzierja e jakobinizmit me injorancën është një gjë e vrazhdë, është njeriu i ri shqiptar, i cili ka udhëtuar shpesh deri në kufijtë e shtazërisë, por që para Pjetër Arbnorit bëhet meditativ, i përunjur gati. Kjo përkufizohet thjesht si epërsia e së mirës ndaj së keqes. Një fytyrë paqësore e kristiane deri në pejza, e pamerituar për të gjithë ne që ramë pre e veseve të kësaj epoke, ishte Arbnori.
Dje, Pjetri dukej i gjallë e shumë prej festuesve aty dukeshin të mundur prej tij në çdo gjë, sidomos në raport me humanizmin dhe karakteristikat ë tij. Në dy sisteme, ai ishte model. Qëndroi 29 vite në burgun e tmerrshëm të Burrelit dhe për shumë të tjera në liri i qëndroi tentacionit për t’u shndërruar në mujshar, në dhunues, në batakçi dhe hajdut! Shumë prej atyre që dje u dukën te busti i tij për një foto, ato sinore i kanë kaluar me gëzim!
Me gjasë, nuk u la pasuri fëmijëve të tij, por u la emrin e mirë. Natyrisht në Shqipërinë tonë të sotme ai s’ka shumë vlerë. Vlerë ka të jesh fëmija i dikujt që emëron, punëson, jep tendera dhe shkakton frikë.
Ligjin e bën i forti dhe hajduti që pasurohen nga dhuntia që kanë. Druaj se Arbnori nuk është model për shumëkënd. Në një shoqëri që sot e urren rezistencën, e cila harron të kaluarën që me gjuhën e tharë nga rendja turret të gjejë mundësinë për t’u servilosur e tjetërsuar pas çdokujt me pushtet, Arbnori është një pengesë e madhe etike.
Por një gjë duket e sigurt! Politikanët e Shqipërisë s’kanë asnjë kokëçarje të tillë! Shumë tanimë s’i dinë emrin se paditurinë e kanë cilësi, për të cilën janë zgjedhur dhe do ta ngatërrojnë me ndonjë bahçevan të kohës së Zogut që kishte shtëpinë atypari.
Sali Berisha e ka pasur bashkëpunëtor të afërt dhe padyshim personazhin më të dashur e domethënës, që i dha kuptim PD-së si parti e djathtë. Arbnori ishte patenta ndërkombëtare e zhvillimeve demokratike. Një patentë shpesh e pamerituar dhe e keqpërdorur. Sali Berisha kishte detyrimin të kujtohej i pari për ta nderuar Pjetër Arbnorin siç duhej, pa harrur që t’ia njohim për të mirë faktin që piramidës hoxhiste i vuri emrin e tij. Por godina mbeti dhe është ende fantazmë e pa rol prej dekadash. Dje, Berisha duhet të jetë ndier keq. E ka merituar leksionin e Ruçit!
Jozefina Topalli, e cila zuri vendin e tij si kryetare Parlamenti dhe përfaqësuese e të persekutuarve politikë, gjithashtu nuk mund të mjaftohej veç me vendosjen e një pllake me emrin e tij kushtuar një salle. Më tepër pritej prej saj. Po ashtu leksioni i Ruçit ishte tejet i merituar. Zonja Topalli duhet ta keetë pasur më të madhe dramën teksa ka kujtuar Pjetrin e vitit 2005, që endej i pakonsideruar nga partia e tij si ajo sot.
Lulzim Basha ka qenë për katër vjet kryetar i bashkisë më të madhe, e ka pasur mundësinë për të bërë një akt. Duhej ta bënte Gramoz Ruçi që ai të kuptonte sa në pozitë të vështirë ishte dje dhe sa në krizë identiteti është partia që ai drejton sot! Ta ketë kuptuar këtë vallë?
PD as në pushtet dhe as në opozitë përtej ndonjë ngjarjeje të ditës me konsum politik me tone të forta folklorike nuk ka bërë akte me peshë për të kujtuar e promovuar imazhin e personaliteteve të rezistencës, të ideologëve të lirisë kundër tiranisë si, At Zef Pllumi, Arshi Pipa, Sami Repishti dhe së fundmi Pjetër Arbnori.
Nuk do habitem nëse këtë e bën Erion Veliaj, për nevojë a bindje s’ka rëndësi… Mund ta bëjë edhe për të poshtëruar kundërshtarët siç ndodhi dje.
Një tjetër fakt binte në sy në fotot e atij përurimi. PD me personazhet e saj… sado të konsumuar, të gjithë bashkë dukej më normale e serioze… dhe sapo fotoja rraset në sirtar, kriza përshfaqet herë me tone trishtimi, herë me doza banaliteti. Basha duhet të lexojë ndonjë libër të Pjetrit dhe të pyesë veten kur fton socialistët e ndershëm t’i bashkohen PD-së, se çfarë vlerash, identiteti dhe ideologjie apo njerëzish ka PD aktuale.
Po s’e bëri këtë pyetje, do vërtitet i veshur mirë me kostum e kollare rrugëve të Tiranës, duke marrë pjesë në festa ku pushteti nderon të djathtët e vdekur.(Panorama)
Pergezime zotri Gjekmarkaj.
Nje shkrim i meritur dhe me larg-hedhje te meritur. (zl)
Per here te pare po me pelqen ky Gjekmarkaj !
Po shyqyr o qe e more vesh
Zoteri respekt per shkrimin. Eshte hera e pare qe ndjeje se flisni ne pozita te tilla ku shqiperia eshte e para, dhe me pas vijne bindjet politike dhe akoma me pas interesat personale. Ja pra pse ja vlen te jeshe shqiptar.
Kur di te vleresosh…….je edhe i sinqerte edhe mirnjohes (jo se Arbnori qe shkodran dhe apo katolik,por se eshte personalitet referimi),.JE I VERTETE.ARBNORI,eshte i te gjithe shqiptareve.
Gjonmarkaj hiqet sikur e ka harruar qe ishte Saliu qe, duke u armiqesuar me themelues te PD, e emeroi Pjetrin Kryetar te Parlamentit ne prill 1992. Po Saliu u perkujdes per Pjetrin kur pesoi hemorragji cerebrale duke e derguar ne Rome,ndonese semundja ishte e.pasherueshme. PD ja vleresoi Pjetrit vuajtjet e burgut politik. Nuk po permendim shperblimet ne para etj. Gjonmarkaj nuk ka pse te jete i pakenaqur nga Saliu dhe PD per Pjetrin.
Meglio tardi che mai. Shyqyr qe e kuptuat se duhej nderuar e respektuar Pjeter Arbenori ikona e te djathtes shqiptare
Dashamir, kush e kuptoi veçse?!
Zoti Gjekmarkaj, kam lexuar disa nga analizat e tua dhe, mund te them se kjo me pelqeu pa mase. Shkrim e analize e painfluencuar nga perkatesia partiake, mbasi personazhi per te cilen behet fjale, eshte i vetmi fisnik i vertete ndermjet plebejve hajdute te te gjitha ngjyrave.
Mz lejoni t’u jap nje keshille; kerkoni te jeni perhere i painfluencuar politikisht ne analizat tuaja, sepse me kulturen dhe begazhin qe keni, arrini ne maja qe jo çdo kush arrin. E pastaj, duke pasur parasysh aktoret politike te ketyre 28 vjeteve, te jesh i influencuar politikisht eshte njesoj sikur mos kesh respekt per vetveten.
Respekte!
JU Gjekmarkaj ,kini bere nje shkrim qe ia vlen ta lexojne te gjithe,drejtpersedrejti ejo ta degjojne nga te tjeret se Ju paskerkeni bere nje shkrim ku falkenderoni Gramoz Rucin e Godisni drejte per se drejti Saliun ,JOzefinen,pa lere Lulzimin qe nuk e perfill njeri ne PD. Shikoje nga deshtimi i zgjedhjeve ne partine e tij. POr me vjen mire se e godisni Saliun drejt per se drejti e jo me rokoshet si goditen plumbat 4 te vraet e 2 janarit ,pas perplasjeve qe bene me halat e pishave. Ju thoni se Saliu nuk e vleresoi Arbenorin . Po si ta vleresonte ,kur Arbenori para arrestimit nga PPSH-ja donte te formonte nje Parti Socialdemokrate,pra parti e cila me shume anon nga e majta. Ja si partia e Gjinushit,apo e milos. Njera quhet Socialdemokrate e tjetra Demokratike sociale….. Jo Ali hoxh ,po hoxh Ali. Pra si rrejdhim Arbenori ishte i majte. Ju thoni se saliu ka qene komunist!? Po mor e ka qene ! Po ai u be komunist qe te trembej traktati i Varshaves… e jo se donte komunizmin. Me te degjuar ata te traktatit te Varshaves se Saliu u be komunist,ia mbathen vrapit. Ne qe ishim ngritur ne mbrojtje te vendit ( Zbor) na liruan. Pastaj Saliu i do shume shoket . Ja u vra Azemi ,sipas tij e vrau Nanua, dogji Tiranen sa harroi dhe arkivolin para kryrministrise.
– Mos kini merak – tha – sa te vij une ne pushtet e do ta gjej vrasesin sikur edhe ne vrime te miut te jte futur.Do filloi gjygjin nga e para . Harroi i shkreti harroi . Harroi se po merrej me 3% e pronave qe firmoste Argita.
Jozefina ? Ha…ha….ha… Jozefina e kishte patriot e nuk merrej me neopatizem. Packa se dhendrrine coi ne ambasad yi bente freski vajzes.. Luli.. hehe…. po cili ishte ai burre qe e zgjonte Lulin nga gjumi ? E zgjonin ,po Kunati c’bente ? Mos do te ulte vigjilencen ? E c,te them , o Gjikmarkaj! Ama edhe ai qe ka bere ate bust e ka “qare ” Do rridh tri ore te te vije ndermend se ai eshte Pjeter Arbenori. NUk e di si e ke njohur TI ,po une e njoh si nje burre fisnik,te qete ,me libra nder duar, nje largpames per jeten ne teresi,fjale qe kishin peshe… Ne rste se busti i tregone keto cilesi te ARBENORIT, eja e me kritiko. Po nga bisedat qe kam degjuar deri tani qe po shkruaj ,ai bust eshte nje shemtire per PJETER ARBENORIN . Njei tha : E kane nxer pa qafe fare .Po Arbenor i ishte burre i pashem e jo “Qafok” ( koke e ngjitur me shparullat) Inat te kam ,Gjikmarkaj ,po per kete shkrim te falenderoj!
Arbnori e meritonte. Nuk ish si te there, realisht I denuar politike qe u mbeti deri ne fund besnik ideve te tij. Busti eshte vertet leksion per te djathten. Parti qe u mbush me ish komunist dhe sigurimsa.
Merita me e madhe e Rucit, ndryshe nga gjekmarkalleqet, eshte se e shkeputi figuren e Arbnorit, nga kthetrat e berishizmit, pronesise me te cilen vet Berisha per interes te pushtetit te tij, zhduk personalitete apo stampon heronj te rreme, malokerise qe Berisha imponoi per te djathte, trashegimise kriminale dhe katastrofike berishiste, qe nga piramidat, 1997 e deri tek oktapodi mafjoz i drejtesise…,
per tja dhurar figuren e Arbnorit trashegimise kombetare politike, historise se Shqiperise si personalitet qe na takon dhe bashkon te gjitheve.
Sali Berisha ,thelle ne psikiken e tij , nuk e ka dashur Pjetrin.Te dy ishin ,ne cdo pikpamje ,krejt te ndryshem,madje dhe ideologjikisht.Saliu e deshte Pjetrin te poshteruar,te mundur,te shkateruar.Ja arriti qellimit derisa e poshteroj ne 2005,duke e lene te priste tek dera e poshteruesit Sali,per postin e amb. ne Vatikan.Por luften kunder tij ,e kishte filluar shume me heret.Saliu me natyren genetike qe e karakterizon ,”te vras naten e te qaj diten”,e nxiste Azem Hajdarin te poshteronte Pjetrin ,duke e thirrur spiun,-kjo ndodhte shpesh ne mbledhjet e grupit te PD,ne mandatet e vitit 1991dhe 92-96.Kam qene prezent ne keto mbledhje.
Dje ne inagurimin e bustit te Pjetrit,para parlamentit shqiptar,fytyra e shprishur e saliut,fliste me shume ,se fjalet e mia.
P.S.
E uroj A. Gjekmarkaj per artikullin .
Nearly fair enough! (1)
Ca thua mor Lila. Pjetri eshte Mandel qe kerkonte pluralizmin qysh ne vitet 1960. Ai duhej te ishte ne krye te PD, Jo nje komunist. Po te ishte ai, tranzicioni dhe shqiperia do ishin ndryshe. Keshtu si ndodhi, ne humbem shansin historik. U fut vendi ne nje vorbull qe kushedi kur dalim prej saj.
Shkrimi i mire, pra pa servilizma.
Çeshtja eshte se Pjetri ka qene nje vegel qorre e Saliut, ashtu siç ka qene edhe Tomorr Dosti etj. Saliu kishte vendosur Pjetrin kunder Azem Hajdarit dhe Azemi nuk kishte takat te sulmonte Saliun por sulmonte Pjetrin si “sigurims”. Dmth i binte samarit sepse nuk kishte çfare ti bente gomarit. Duhet ta themi hapur se Pjetri ishte bashkepunetori me i ngushte i Saliut ne ligesite e tij. Ndryshimi ndermjet Pjetrit dhe Saliut qendron vetem se Pjetri ishte vegel qorre e veshur me petkun e njeriut te mire.
Lind pyetja: perse vetem Pjetri mori napolanat e sekuestruar nga komunizmi dhe asnje bashkevuajtes tjeter?! Po te ishte Pjetri nje burre dinjitoz nuk e bente kete por e beri. Perfitoi nga pushteti porsa iu dha mundesia, nje mundesi e ligjshme por jo e moralshme sepse askush tjeter nuk perfitoi kete demshperblim perveç Pjetrit kryetar parlamenti.
Sorry to say!☹️?
Mire Gjekmarkaj. Po me cudi nje fakt qe e thua si pa te keq e kinse se pa rendesi. Ngjarjen e 2 prillit ne Shkoder. Akoma nuk e ke marre vesh se ajo ngjarje e perbindshme ishte e Sali kriminelit. Vetem ti se ditke akoma. Une qe shkruaj keto fjale kam qene ne Shkoder atehere. Nga vete Shkodranet u shkrua neper mure per autorin e vertete. c’ lidhje ka Ruci me ate ngjarje? Asnje lidhje vetem halicinacionet e tua e dine kete.
Ja nje shembull I qarte I shkrimeve gazetareske pa influenca partiake.
Kur e verteta eshte e kthjellte,perben respekt.Dhe respekti per njeriun,vecanerisht per ate qe kontribuon ne shoqeri demokratike,nuk mund te venitet.Ai shkelqen ne cdo kohe.
Te lumte Agron,per thellesine e mendimit qe e ke pasqyruar aq bukur e me kulture ne kete shkrim.
Agron ! Per ” masakren e 2 prillit 1991 te kryer me urdher qeveritar ” sic thua ti ( qe atehere ke qene nje femije ) do te beje mire te mos flisje pasi thjesht ul dinjitetin tend si qytetar dhe si publicist i perjavshem. Per ngjarje historike eshte mire te mos japesh leksione te nxitura nga pasionet politike e partiake. Per ngjarjen e 2 prillit eshte bere nje hetim dy vjecar dhe jane zhvilluar disa gjyqe ( ne te gjitha shkallet ). Jane pyetur ne hetuesi dhe gjyq te gjithe drejtuesit qe nga policet e thjeshte e deri tek Ministri Ruci. Deri me sot, asnje hetim apo gjykim nuk ka mundur te vertetoje autoret e vrasjeve. Duke marre rolin e historianit te zhytur ne pasione politike, ti zoteri behesh thjesht nje borizan i mashtrimit gati 30 vjecar. Ato qe s’ka mundur t’i vertetoje drejtesia ( te gjitha gjyqet jane bere ne kohen kur sundonte idhulli yt Sali Berisha ) nuk mund t’i jape si konkluzione nje gazetar, qofte edhe shume me i afte dhe me dinjitoz se ti. Eshte me mire te merresh me ato qe ndodhin perdite dhe do te ishte ne dinjitetin tend te thoje ndonje fjale per vrasjet e 21 janarit 2011, per te cilat, tashme, dihen edhe ekzekutoret, dihet kush ishte 20 meter larg vendngjarjes duke e drejtuar ate, ashtu sic dihet pengimi i drejtesise nga idhulli yt, percaktimi i ” fajesise ” dhe ” autoreve ” nga idhulli yt vetem 30 minuta pas ngjarjes ( totalisht i rreme dhe i rrezuar nga provat e mevonshme ), mosparaqitja as ne hetuesi dhe as ne gjyq e idhullit tend akuzator, fshirja e regjistrimeve te kamerave etj.etj. Agron ! Mund te jetohet edhe me sadopak dinjitet. Lerua lehjet te tjereve. Nuk ke nevoje per lehje. Thjesht fol dhe fol me mend.
I nderuar autor! Per sa kohe qe idhulli yt eshte S. Berisha, kurre nuk ke per tu lexuar me respekt nga lexuesit. Me kete shkrim, duket nje fare reflektimi.
Nuk e kuptoj se çlidhje ka një krijesë berishiste si Gjekmarkaj, me personalitete si Arbnori apo Zef Pëllumbi, mbi të cilët paraziton! Fakti që janë nga veriu, që janë katolikë është ndofta fyerja më e madhe, që Gjekmarkaj të duket njeri prej tyre. Personalitete të tilla janë pasuri për të gjthë, për rezistencën ndaj diktaturës, koherencën, zotnillëkun, ndërsa Gjekmarkaj është krejt e kundërta. Provincjalist, ekstremist fetar, një nga ata intelektualë të fabrikuar që i ka kushtuar faqet më të turpshme të venerimit, adhurimit dhe kultit të një satrapi vrasës, ordiner, fshatarak, terrorist, orjental dhe hajdut si Sali Berisha.
Ka ardhur koha që e djathta të shkëputet nga ky lloj katunarllëku.
Agron , tu bofsha , se ke dhe emë nga të shquarit Ilir .
Respektin dhe nderimin , njeriut të punës , të dijes e të vuajtjeve edhe vite pas vdekjes fizike , ja bëjnë vetëm ato njerëz , që i zotërojnë vetë këto vlera , i kultivojnë dhe i respektojnë ato .
Nuk është punë të majtë apo të djathtë , por si kanë thënë të vjetrit : ” është me të dhonme , e jo me të thonme ” .
Ata që s’kanë pasë ndonjëherë kulturë , edukatë e turp , as me këtë rast nuk mund të ishin ndryshe . U mblodhën si toça pa pikë shije vetëm për t’u duk e ra në sy , e ti kapte TV-ja .
Njaji tepelenasi kopil i squet , jo vetëm ja boni , siç duhej prej kohësh , nderimin Arbnorit , por i thirri të gjithë ato halldupë e hajdutë , për me i tregu se sa të vegjël ishin edhe para Arbnorit – legjendë qëndrese , personifikim dije e kulture , anti konformist , që fatkeqësisht , edhe aty ku mendonte se ishin të tijët , i dolën të huaj , me gjithatë zvarranikë e liliputë para jetës e veprës së tij .
Dmth,Gjekmarkaj,beka edhe shkrime te mira,dmth ka tru,dmth eshte i afte.Mire!Po atehere, c’jane disa shkrime te tjera te me pareshme te tij/Gjekmarkaj nuk ka interesa me Pjeter Arbenori,sepse Arbenori, kjo ikone paqeje, eshte ne Boten e Ameshuar,ku Gjekmarkaj eshte shume larg saj,prandaj dhe autori i shkrimit eshte objektiv.Ateher i bie se shkrimet e me pareshme nuk i ka bere me ate nivel jo se nuk di te shkruaj,,por ashtu ja kane dashur interesat.