MAPO WEEKEND pyet, analizon dhe parashikon gjasat për një koalicion të madh PD-PS këtë vjeshtë

21 Korrik 2018, 12:34Politika TEMA

Bashkimi Europian po u kërkon sërish një bashkëpunim të madh aktorëve kryesorë të politikës shqiptare. Edhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic e shtroi këtë kërkesë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo është pyetja që shtron në numrin e fundjavës edhe gazeta Mapo. Shtyrja e hapjes së negociatave, ngecja e reformës në drejtësi dhe ligji i ri zgjedhor kërkojnë minimalisht një pakt politik mes palëve dhe maksimalisht bashkëqeverisje.

Analisti Mustafa Nano mendon se mund të ketë një bashkëpunim për reformën në drejtësi.

“Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz, që e refuzojnë në parim bashkëqeverisjen. Sigurisht, jam me idenë, që duhet të qeverisin ata që mandatohen nga votuesit për ta bërë këtë gjë, por në rrethana të caktuara, për të shmangur një kolaps, apo për të bërë ca reforma të rëndësishme, apo për t’iu përgjigjur një situate të caktuar politike, bashkëqeverisja mund të ishte një zgjidhje. Për ilustrim, ajo që po ndodh në ditët e sotme mund të merret për një situatë të tillë. E kam fjalën për reformën në drejtësi, e cila jo vetëm që po krijon një vakum të frikshëm në sistem, por edhe mund të bllokohet nga opozita.

Kam një frikë, megjithatë. Bashkëqeverisja në rrethanat e sotme mund të forcojë grupet e inkriminuara të politikës, për të cilat po pritet që drejtësia e re ta thotë fjalën e vet. Dhe kështu, bashkëqeverisja mund të shërbejë si një barkë shpëtimi për shumë vetë. Ajo në tërësi e valorizon një klasë të tërë politike, sepse e sheh këtë të fundit, jo si problemin, por si zgjidhjen e problemit. Përveç kësaj, bashkëqeverisja mund të pasohet me një rishikim të reformës në drejtësi, që do të synonte një zbutje të sajën. Kjo gjë nuk do më pëlqente. Mund të thuhet: Këta që po na qeverisin, nuk janë më të mirë sesa ata që janë në opozitë, apo sesa të dyja palët bashkë. Përgjigja është: Ok, është tamam kështu, por këta të paktën kanë një mandat qeverisës,” shprehet Nano.

Kurse analistja Iris Luarasi mendon se ka ende vullnet për bashkëpunim.

“Personalisht gjithnjë kam qenë e mendimit se bashkëpunimi mes palëve politike sjell një mundësi të re, për të ndryshuar mënyrën e politikbërjes  në Shqipëri dhe një mundësi të re për shqiptarët që të heqin dorë nga agresiviteti i përditshëm, që përçohet nga foltorja e Parlamentit në agresivitetin e rrugës. Për sa i përket një pakti të ri për reformën në drejtësi? Kjo është një pyetje shumë e thjeshtë. Reforma në drejtësi nuk mendoj se është pronë një partie apo një individi. Ajo është një kërkesë dhe nevojë e të gjithë shqiptarëve. Është e qartë që për momentin fryma e reformës është bjerrë dhe kjo pa dyshim kërkon një bashkëpunim dhe pakt të ri politik,” thekson Luarasi.

6 komente në “MAPO WEEKEND pyet, analizon dhe parashikon gjasat për një koalicion të madh PD-PS këtë vjeshtë”

  1. Kris says:

    Patjeter bashkepunim! Bejeni Berishen k/minister.Ramen president dhe liken k/parlamenti! Tulipanin e vini minister te ekonomise shteterore -private! Largoni mafien ne politike dhe drejtesi! Kjo eshte zgjidhja! Shkoni ne zgjedhje te reja pas reformes!

  2. Vl says:

    Hiku macja Lu&vlahutin filluan minjt te deformojn reformen

  3. Alboz934 says:

    As nuk mund te ndodh as nuk duhet te ndodh as nuk do te ndodh. Sepse po beri koalicion P .S ja me P .D ne as 20 % te votave nuk merrin as une qe ja kam dhane per 28 vjete votat P .S se nuk ja jap ma . P .S ja nuk e merr vehten me per 700 vjete po beri ate gafe se nuk ka çi duhen votat nga partite tjera se eshte vete shumices . Po qe se ndinje votim i duhen 84 vota ta ndryshoj ate ligj dhe ta beje me 71 vota . Sali Befisha e mbajti pushtetin me 65 deputet + 6 deputet mercenar dhe çdo ligj e miratonte me 71 vota dhe nuk i hyri ferre ne kembe ju keni frike me 75 deputet qe ju dha populli plus edhe ju ndonje deputet mercenar po pse ju luteni deputeteve te P .D se dhe atyre te L .S .I se qe ato kaq te pafytyre jane sa qe ligjet qe i kan miratu atehere i kundershtojne sot . Kjo tregon qe atehere i kan votu ose per perfitime personale ose te detyruar nga dikush tjeter hajde parti hajde . Une nuk di edhe nje gje qe çfare dreq programi paska ajo ose nuk ka program hiç qe here shkon me P .D ne here me P .S ne .

  4. katarakti says:

    Keq me vjen ta them por kjo Luarasi qenka fyçke fare. Nje bashkepunim dhe pakt te ri politik per reformen do te thote qe te mos kete kurre me drejtesi per “peshqit e medhenj”, por vetem per cironkat qe nuk paguajne driten apo nuk japin kupon. A nuk e pa ajo se çfare beri opozita per te sabotuar Vettingun?!

  5. kasem gahinji says:

    bashkepunim ne parlament,ne tryeza bisedimesh,ne komisione parlamentare,eta. por jo ndarje postesh per te mbushur xhepat. E provuam me 18 maj dhe pame resultatin. asnje ndarje postesh sepse do ti kthehemi prape qeverise se tepsise. nuk ka me justifikim.

  6. orient says:

    ..kurre mos thuaj kurre..
    {megjithese me tingellon shaka,,nuk arrij te kuptoj,se realisht ku bashkohen dhe ku ndahen “superfuqite” politike te ketij vendi…}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje