Pse u vonua 11 vite busti i Pjetër Arbnorit?

20 Korrik 2018, 21:47Politika TEMA

Nga Taulant Balla

Dje dhe sot pati disa reagime si pjesë e debatit të natyrshëm publik që pasoi ceremoninë e djeshme në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë për vendosjen e bustit të ish-Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, njeriut të urtë e të mençur Pjetër Arbnori, një iniciativë e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi në bashkëpunim me familjen Arbnori dhe ish-deputetin Besnik Mustafaj.

Pjetër Arbnori do të mbetet figura e vetme e rëndësishme politike, që pasi vuajti personalisht 28 vite burg u shfaq si një politikan me nota të forta tolerance, po ashtu edhe me integritet të lartë moral.

Siç shkruante dje gazetari Mero Baze, mik i afërt i Pjetër Arbnorit: “Ai ishte një “antipart” i Sali Berishës brenda PD-së, një njeri që përfaqësonte historinë e persekucionit komunist në Shqipëri, tolerancën dhe etjen për demokraci e pluralizëm”.

Por nuk dua të hyj fare në debatin se pse partia e sotme e Pjetër Arbnorit nuk pati asnjë kontribut në këtë ceremoni që duhej të ishte zhvilluar shumë vite më parë, se pse këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk e votuan vendimin për vendosjen e bustit në oborrin e Kuvendit, apo tek historia qesharake e ftesave të ish-kolegëve demokratë të Arbnorit, të cilëve partia e sotme nuk u paska as numrat e telefonit e as adresat.

Por nga opozita erdhën edhe akuza.

Një ndër to ishte edhe për cilësinë artistike të bustit. Madje për “shëmtinë” artistike të kësaj vepre një zë i opozitës akuzoi Kryeministrin Edi Rama. Se ç’lidhje ka Edi Rama këtu hajde gjeje.

Për publikun, jo për opozitën, duhet sqaruar se autori është një artist shkodran Sadik Spahia, i cili ka plot vepra të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj, ndër to spikat Monumenti i Dëshmorëve të 2 Prillit në Shkodër dhe që ka sqaruar vetë frymëzimin e tij artistik në punimin e kësaj vepre.

Pse u zgjodh ky artist dhe kush e zgjodhi?

Në vitin 2007, një vit pas ndarjes nga jeta të zotit Arbnori, Ministria e Kulturës hapi një konkurs për punimin e një busti për nder të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori, konkurs që shpalli si fitues pikërsht bocetin e skulptorit Sadik Spahia. Pra, para 11 vitesh.

Por busti nuk u vendos dot për 11 vite. Pse nuk u vendos, pse u la në harresë?! Nuk dua të bëhem pjesë e këtij debati.

E rëndësishme është se busti u bë dhe u vendos më 19 Korrik 2018.

7 komente në “Pse u vonua 11 vite busti i Pjetër Arbnorit?”

  1. perse duhej ti behet bust nji njeriu te zakonshem ,
    qe ( bla bla bla ) ne historine e DHJEROKRACISE Shpellarit

    si Pjetri te denuar kishte me 100-ra Shqiperia .
    Bote idiotesh

  2. faro says:

    Pse hesht Balla per vleresimin e vepres???!!
    Te pakten te na thosh nese i ka pelqyer si deputet mesazhi qe do t’u jap shqiptareve dhe te huajve, qe do te vijne ne Parlament, si psh Prsidentja e nderuar e Kroacise, qe foli per historine tone edhe me mire se sa politikanet tane.
    Mesazhi eshte skandaloz!
    Cuditem se si e ka pranuar familja!

  3. roku i burgut says:

    se ishte kryetari i lgdb se burgut bashke me lubonjen.

  4. Peço says:

    Sa ishte gjallë, partia e lavdishme e punës e “respektoi” Arbënorin, e mbajti nja 28 vjet në burg, duke i siguruar me këtë rast një jetë diçka më të mirë se pjesa dërrmuese e shoqërisë që ishte jashtë tij. Pastaj, meqë situata ndryshoi në mënyrë dramatike, partisë mëmë i lindi si nevojë ta përdorte për aq kohë sa i duhej, me shpresën e madhe, se zoti Arbënori do kishte mirësinë që, duke pasur në konsideratë të mirën që i kishin bërë për gjithë atë kohë, të largohej sa më shpejtë nga kjo jallane dhe të shkonte të takonte Jezunë. Dhe zoti Arbënori nuk vonoj tua plotsonte edhe këtë dëshirë. Tani, si thoni ju, përfaqsuesi më në zë i të shkuarës zoti Gramoz Ruçi, i njohur si një individ që ka respekt të pashëmbullt për ata që u ka thyer brinjët, të mos kujdesej për ta përjetsuar urtësinë dhe durimin legjendar të zotit Arbënori, si një shëmbull kuptimplotë se si duhet të jenë armiqtë e partisë socialiste?

  5. Doni me per Belulin.. says:

    Krye-tellalli i Ed Rames:
    O milet, mbani vesh e degjoni…..

  6. Peço says:

    Po pse nuk i publikoni dhe dy komentet e tjerë?
    Këtë Ballën e keni shumë për zëmër ju të Temës. E trajtoni me aq dashuri dhe përkujdesje, a thua se ua ka lënë amanet Marksi, Engëlsi, Lenini, Stalini dhe shoku Enver.

  7. Na mbyten me buste e emra kryqmutash fuksa e pederasta per cdo rrugic ptuuuuu rrac e keqe dalshi faret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje