Angela Merkel e ashpër: S’mund t’i lihet më në dorë rendi botëror, Amerikës

20 Korrik 2018, 19:29Politika TEMA

Kancelarja Angela Merkel, duke u zotuar të qëndrojë në detyrë pavarësisht nga streset brenda dhe jashtë vendit, tha se ajo do të punonte me një Gjermani “nën presion” nga Shtetet e Bashkuara, por theksoi se Uashingtonit nuk mund t’i lihet më në dorë rendi botëror.

Në një konferencë për shtyp, Merkel e përshkroi marrëdhënien e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara si “jetike”. Deklaratë që vjen edhe pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, javën e kaluar akuzoi Berlinin se ishte një “rob” i Rusisë për shkak të varësisë energjetike.

64-vjeçarja Angela Merkel, po përpiqet të mbajë së bashku koalicionin e saj të brishtë, i kapur nga lufta e brendshme në lidhje me politikën e imigracionit, ndërkohë që ka të bëjë edhe me Trump dhe një sfidë të politikës së jashtme përfshirë Brexit, raporton Reuters.

E pyetur për marrëdhënien e saj të punës me Trump, Merkel u shpreh se: “Mund të themi se vlerat, ose korniza jonë e zakonshme, janë nën një presion të fortë për momentin. Megjithatë, marrëdhënia e punës transatlantike, duke përfshirë edhe atë me presidentin e SHBA, është vendimtare për ne dhe unë do të vazhdoj të punoj për të”.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se Gjermania po vepronte gabim duke lejuar një tubacion të ri prej 11 miliardë dollarësh për të importuar gaz nga Deti Baltik përmes Rusisë. E se shteti europian ishte i ngadalshëm në përmbushjen e objektivave për shpenzimet e NATO-s.

4 komente në “Angela Merkel e ashpër: S’mund t’i lihet më në dorë rendi botëror, Amerikës”

  1. Luli says:

    Nuk jeni mesuar qe tja u perplasin te vertetat ne surrat ju burokratet e Europes qe rrini nga 20 vjet ne karrige dhe as Sala me Ramen nuk ju pjerdhin me.Kujt do ja besojm rendin boteror moj matufe,Kines apo Rusise?

  2. muhamet qeflliu says:

    jo o shoqi gazetar
    gjermania nuk eshte rob i rusisie se rusia i terhoqi trupat e veta ne 1989 nga RDGJ
    gjermania eshte rob i usa edhe britanise qe kane 60 mije trupa atje nderkohe qe nuk ka asnje arsye qe te gjitha vendet kuftitare ne gjermanise se bashkuar jane ne nato
    te mos flasim per naton qe i duket te shpike armiq qe te justifikoje arsyen e jeteses

  3. Titi says:

    Kjo eshte bere me keq se Sala.

  4. vaso says:

    Ato qe thote Trampi jane te verteta 100%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje