Nga Anta Muçaku
Dje u përurua para Parlamentit, busti i Pjetër Arbnorit, ish-kreut të Kuvendit, i cilësuar ndryshe si “Mandela shqiptar.” Nga bashkimi i personazheve të politikës, debati është zhvendosur te realizimi i bustit nga skulptori Sadik Spahia.
Shumë e kanë pritur keq dhe e kanë cilësuar një “shëmti” të gjallë këtë bust. “Duket sikur e kanë ngritur Lugat dhe e kanë vënë aty për të qarë hallet e tyre”, shkroi hapur Manjani.
Edhe profesori Albert Nikolla e cilësoi një “viktimë të shëmtisë” bustin e Arbnorit. Por nga ana tjetër, kritikë të artit, miq e të afërm të Mandelës shqiptar, e kanë uruar skulptorin për këtë vepër.
Ish-kryeministri Sali Berisha i cili zbuloi skulpturën i tha profesor Spahisë se e ka realizuar skulturën, ashtu sikurse ai e njihte Arbnorin, “të gjallë e të lumtur”.
Bashëshortes së Arbnorit, Suzanës , iu desh pak të mësohej por tashmë, siç thotë profesor Spahia, e ka përqafuar veprën e sjellë prej tij.
Skulptori shpjegon se pse zgjodhi ta sillte pikërisht kështu figurën e Arbnorit dhe kush është mesazhi që përcjell.
“Trupi nuk është trupi fizik i tij por materiali mbi të cilin shkruhen faqet e historisë”, shprehet skulptori.
Profesor, rrjeti “vlon” nga reagimet për realizimin e skulpturës së Pjetër Arbnorit. Shumë e cilësojnë një “shëmti të gjallë” këtë vepër. A i keni ndjekur këto reagime?
Unë nuk jam shumë aktiv në rrjetet sociale por sa i takon skulpturës mund t’ju them se vepra nuk synon të pasqyrojë fizikun e Pjetër Arbnorit por të japë një paraqitje të formimit të tij.
Në tërësi janë përdorur tre elemente, elementi horizontal i gurit që shpreh kalvarin në qasjet e tij në jetë, që nënkupton shtatin e tij, një letër e shkruar e palosur që njerëzit e mbajnë në dorë, nënkupton veprimtarinë e tij. Sipër është koka. Kjo është një metaforë skulpturore.
Në veprën time nuk kam parë një përshkrim të drejtpërdrejtë të figurës si përshkrim vizual, si imazh konkret i njeriut por një kompozim, metaforë e personalitetit.
A ka ndonjë vepër të ngjashme nëpër botë që ka ngjallur pakënaqësi te publiku?
Mund t’ju përmend Auguste Rodin me veprën “Qytetarët e Kalesë”. Kjo vepër e skulptorit të madh francez nuk u pranua nga bashkohësit e tij sepse e vlerësuan si një vepër të padenjë për ta vendosur në sheshe publike se u prishte imazhin, por mbas 50 vjetësh e kërkuan vetë ta vendosnin.
Unë nuk e mohoj që ka vepra të cilat janë realizuar vërtet dobët e nuk meritojnë as vlerësim e as vëmendje por ka edhe vepra pastaj që nuk përkojnë me qasjet kulturore.
Pse zgjodhët ta sillnit pikërisht kështu bustin e Pjetër Arbnorit? A është ky një provokim apo bart ndonjë mesazh specifik? Na tregoni çfarë kishit në “kokë” kur e realizuat?
Unë nuk doja të mbaja një qendrim fotografik të figurës, nuk doja të sillja një imazh fizik të Pjetër Arbnorit, më interesonte më shumë personaliteti i tij. Ai është konsideruar Mandela shqiptar për historinë e tij shumë të gjatë në burgje, kontributin e tij në demokraci, raportet e tij me politikën në atë kohë dhe në kohën e sotme, natyrën e tij të veçantë komunikuese. Ai megjithse kishte një jetë të rënë e të coptuar, emetoi paqe, dhe dituri.
Kompleksi në tërësi i veprës nuk është një paraqitje servile e natyrës por është një metaforë e një jete, e cila nga koha është cënuar në forma absurde. Megjithatë ai është njeriu, që arriti t’i japë demokracisë një kuptim dhe kontribut të çmuar, sepse portreti i tij është Pjetër Arbnori me shikimin e tij depërtues dhe me një fjalë që i del nga goja me paqe e mirësi, pra trupi nuk është trupi fizik i tij por materiali mbi të cilin shkruhen faqet e historisë.
Po familjarët e Pjetër Arbnorit si e kanë pritur këtë vepër?
Unë sapo me bashkëshorten e tij, së cilës iu desh një kohë e caktuar me zgjidhjen në përgjithësi. Ata më kanë uruar për mënyrën që kam gjetur për të sjellë figurën e Arbnorit. Shpesh me vepra të një natyre të tillë i duhet një argument i caktuar për t’u mësuar me të.
Natyrisht unë kam parë vepra të cilat janë realiste, me harmoninë natyrale të figurës njerëzore por ky është një rast më tendencioz i cili nuk mbështetet në respektimin e një harmonie vizive por ecën në rrugë tjetër, në një poetikë tjetër, të cilën e dominon jeta e veçantë e këtij personaliteti.
Natyrisht duhen kohë që njerëzit të mësohen me to sepse i qasen në mënyrë jo korrekte veprës për shkak të kulturës së tyre. Reagimi është i pritshëm sepse shumica e njerëzve janë të edukuar me vepra të realizmit socialist, me patetizmin e atyre veprave ku ekziston linja e fitores, e heroizmit, e ngadhënjimit mbi gjithçka ndërsa unë tentoj të sjell linjën e të vërtetës së personazhit, nuk kam fabrikuar gjë veç të vërtetës, e kam thënë me mjetet e skulpturës.
Kush është mesazhi që sillni ju si autor i kësaj vepre?
Unë nuk kam dashur ta vras për së dyti, unë kam dashur të them një të vërtetë, të denoncoj një të keqe politike që ka ndodhur në Shqipëri, dhe ndoshta disa njerëzve iu dhemb e vërteta.(newsbomb)
Në qoftë se një vepër arti ka nevojë të shpjegohet nga autori, nuk është vepër. Mendoj se për një shesh lypset më shumë një vepër realiste, apo klasike, jo eksperimentuese, që ka nevojë të shpjegohet. Punime të tilla çohen në ekspozita, ku rrinë përkrah veprash të tjera dhe për një kohë të caktuar e për një vizitor të caktuar. Shikon, edhe familjes iu paska dashur kohë për ta pranuar (kuptuar) dmth pasi e kanë parë se nuk ka rrugë tjetër: ky është dhëndri, e doni s’e doni. Do të ishte mirë ta hiqte me kohë.
Eshte e vertete qe nje veper arti qe kerkon te spjegohet nga autori nuk eshte veper arti. Po, nderkohe edhe nga shikuesi a soditesi i nje vepre arti kerkohet te kete “nje sy e nje shpirt te pergatitur” per ta bere kete. Vepra e artit kerkon nje mprehje tjeter te syrit, ndryshe nga ajo gjendje me te cilen veshtrohet nje fotografi, bie fjala.
Vepra eshte nje shemti absolute.
Shqiptaret, ne vecanti gjithollogu i LSI- se Ylli Manjani i dine te gjitha dhe te japin mend per gjithçka.
Ylli ka gjetur dhe autorin e vertete te vepres qe eshte Edi Rama??
Te lumt dora! Mos degjo c’thone mediokrit. Eshte veper moderne, ngacmuse nuk eshte fotografi e personit. Bashkekohesit po dhe ata qe do vine nuk u intereson pamja po sjellja e tij. Veper e vecante, ashtu si vet Pjetrri.
Ne nje bisede me nje shok rreth bustit te Pjeter Arbnorit, ai u shpreh : I shkreti Pjeter, prap e futen ne burg, e kushedi sa do te zgjasi kete rradhe .
Qysh mbas 1990- es, figurat e ndritura te Shqiperise, i kane percudnuar neper buste, e sidomos figurat katolike !!
Busti i Nane Terezes, Martin Camajt, Prek Calit, Pjeter Arbnorit e tj, jane teper te shperfyteruar dhe me shtat dispropocional. Biles, edhe vend-vendosja e tyre, pa hapsiren e duhur, e perforcon kete mendim.
Shpellar ne sulm per te hequr bustin si dikur enverin.
Po ce do se e pelqeu dhe sali komunisti.
A ka qene i bukur ndonjehere pjetri?
I bukur i pa bukur, nana jote e ka pelqy.
Autori duhej te ishte shume bindes me argumentat qe jep. Por asgje te re nuk thote. Vepra ka mesazhe vuajtjeje e dhembje ekstreme. Ai te na spiegonte se ku perfqesohet optimizmi, shpresa, qe duhet te jene mesazhet kryesore, te nje vepre qe perfaqeson nje popull ne vendin me te respektuar sic eshte parlamenti.
Ajo veper nuk justifikon as edhe personalitetin e nje njeriu qe i futet politikes me SHPRESE dhe OPTIMIZEM, per t’i sjelle lumturine popullit qe perfaqeson.
Eshte shume e veshtire te gjykosh punen e tjetrit, sidomos n ne qe s’marrim vesh nga arti e aq me teper nga ai modern. Edhe kritiket e vepres me duket se jane te paditur ne kete drejtim. Kjo del ashiqare kur thone: “shemti e gjalle”. Keto fjale veper per nje veper arti s’mund te thuhen. Edhe permendorja e Nolit ne sheshin e parlamentit pak a shume trajtohet njelloj, por eshte bere nga skulptoret me te mire te vendit, z.Thoma Thomai. Mendoj qe z. Spahiu nuk duhet te terhiqet nga mbrojtja qe duhet t’i beje punes se vet. Ne te tjeret duhet ta perkrahim. Mbase ne te ardhmen, ne nje vend tjeter, autori mund te na sjelle nje veper tjeter per te njejtin person, ne nje forme me te pranueshme per syte e popullit, por ne ate mase qe te mos iu ngjaje veprave kaba te kohes se shkuar . Urime! Nje i ditur ka thene: Arti eshte i veshtire, kritika eshte e lehte.
si skeni turp more maskarenj
qe Primitivitetin e frymezimin e shpellave ,
kerkoni t’ja shisni idioteve qe ju vijne pas si Gjasme Moderene !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
O kafshe shpellash ,
modernja per ju eshte Biljona vite larg dhe ju s’e arrini ate kurr sa te jeni gjalle
do vdisni kreatura neandertalesh njerez Primitive siedhe kryemaloku shpellari
kerma e shemtuar sb
Keto “skulpturat” demek moderne na e hane shpirtin neve dhe atyre qe gjoja tregojne. Hiqeni sa me pare , sepse do te mbetet aty si “skulptura” e Nolit te shkrete. aty te Akademia e Shkencave.
Ama skulptor na qenka ky dudumi qe do qe te shpjegoje “vepren” e vet.
Veper artistike dinjitoze. I lumte skulptorit.
Monumenti i Arbnorit eshte inspirues dhe kuptimplote. Te gjitha detajet e perdorura flasin realisht dhe tregojne gjenine e Arbnorit.
Mua me ka lene shume mbresa sepse monumenti qendron thjeshtesit ne mes te gjitheve ne pa pompozitet dhe vugaritet madheshtie.
Personalisht e pelqeva shume.
Personalisht e pelqeva shume.
Amnan pash Zotin ju te Ditas ci jepni hapesire ketij dhjerramanit te Leshelise. Ky kokedru ben politikanin, teknicienin, dhe se fundi edhe kritikun e artit. Plaste derri nese kokbolja Manjani kupton ndonje sklulpture a pikture.
po ju o komentues do pranonit këtë bust tja bënit njëriut tuaj të dashur unë për vete jo.
Po e pati vleresiar Saliu si veper Te shkelqyer dijeni se eshte e shemtuar katerceprishte ashtisi eshte ne Te vertet : E shpifur. Ne Nuk e njohim Pjetrin pa wage, por me qafe. E njohim burre Te fushem e jo Te shpifur Ne populli e duame Pjetrin ashtu si ishte midis nesh e jo sidonje skluptor qofte ku cilido.
Atijbusti femijet do ti largohem nga frika sepse do ti duket si ligat .Me Te drejte Majani
E cilespi Te tille . Ha Edhe bashkeshortja sa me si qenka pershtatur Furce Beni sa Te Domi , por ai eshte busy I shemtuat
E
Duhet hequr same pare . Deputetet e populli
Duhet Te shone para kuvendit Keyetrin e true e jo shemtine e tij
vepra behet per popullin jo per skulptoret populli e do te thjeshte te bisedoje me te?
Shpjegimi i vete skulptorit eshte nje tjeter injorance. Nuk merret vesh se çfare kerkon te sqaroje. teper i dobet edhe nga pikepamja e formimit. Kjo “veper” duhet te hiqet, siç u hoq ajo ne aeroport, sepse eshte shemtire e gjalle.Turp kush e shikon. Te krijohet pershtypja, se skulptori ka dashur ta talle Pjetrin e gjore duke e nxjere si mumje!