Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin në KPA të vendimit të KPK-së, që konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Në një njoftim për shtyp, i pari i këtij lloji, komisionerët publikë bënë të ditur se kanë marrë një rekomandim nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në lidhje me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
“Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018”, thuhet në një njoftim zyrtar të Komisionerit Publik.
Kryetari Bashkim Dedja ishte një nga vetëm dy gjyqtarët kushtetues që i mbijetuan procesit të vetingut. Nga nëntë anëtarët e kësaj gjykate, tre vende ishin vakante nga tërheqjet e gjyqtarëve që u kishte mbaruar mandati para nisjes së procesit të vetingut, njëri dha dorëheqjen gjatë procesit ndërsa katër ngelën.
Dedja u përball në veting me pyetje të vështira mbi origjinën e pasurisë së tij të deklaruar prej 43 milionë lekësh, pasuri e akumuluar mes viteve 2010 dhe 2013. Dedja e pati nisur në deklarimin e parë të pasurisë në vitin 2003 me 2.5 milionë lekë asete. Ai deklaroi se pasuria e tij u krye përmes huave nga persona të lidhur, të cilët i kishin bërë paratë e huasë duke punuar si emigrantë në Greqi apo Itali. Me këto hua dhe me kredi bankare, Dedja pati blerë një apartament me vlerë 180 mijë euro.
Pikëpyetje u ngritën mbi faktin nëse të afërmit e Dedjas i kishin apo jo mjetet financiare për të dhënë hua. Por pikëpyetje të tjera u ngritën në lidhje me një apartament 98 metra katrorë në Golem, i cili është nën pronësinë e të vëllait, por për të cilin, kontrata e energjisë elektrike është në emrin e Kryetarit të Gjykatës. Ky i fundit tha se kontrata në emër të tij kishte të bënte me lehtësinë e pagesës së faturës për shkak se i vëllai në kohën e lidhjes së kontratës banonte në Dibër dhe jo në Durrës.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë Dedjan duke i pranuar shpjegimet e dhëna prej tij, ndërsa vendimi i zbardhur i Komisionit nxorri në pah një debat mes anëtarëve nëse paratë e personave të lidhur me një subjekt rivlerësimi dhe të deklaruara si të fituara në emigrim a duhet të pranohen si të ligjshme pa u shoqëruar me dokumente fiskale apo jo.
KPK konfirmoi në detyrë kreun e “Kushtetueses”, pavarësisht dyshimeve për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pavarësisht dyshimeve për pasurinë e tij.
“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e trupës gjyqësore, që përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.
Dyshimet pë pasurinë
Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993.
Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003 -kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve.
Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bashkëshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera.
Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3 milionë lekë.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme.
Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si “flamur i kuq”, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet se subjekti deklaron si burim për blerjen e apartamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë. Është e paqartë nëse ky informacion është dhënë në pjesën konfidenciale të deklaratës, të cilën BIRN nuk e disponon.
Gjithashtu, një tjetër flamur i kuq që shfaqet në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Dedja është rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në vitin 2011, e cila është rezultat i rivlerësimit (14,3 milionë lekë).
(TemA)
Te gjithe plehrat e korruptuara ne gjygjesor perdorin te njejtin justifikim mbi pasurite e vjedhura….”i kane marre hua nga njerezit e aferm”..!!!
Cfare ndyresirash…!!
Dy nga njerezit me te ndershem te gjykates kushtetuese u shkarkuan. Dedja nuk eshte I ndershem dhe as profesioniste. As ajo ish avokatja qe rri aty megjithese ka tre vjet pa mandat.
Dhe kane te drejte por jo vetem per ato qe shkruhen ne artikull. Apartamenti tek Nobis i deklaruar nga Dedja eshte shume poshte çmimit real. Apartamentet tek Nobis kushtonin nga 2200 deri 2400 euro metri ndersa ky zotnia e ka “blere” me gjysmen e atij çmimi. Ky palaço eshte sherbetor i te gjitha partive qe vine ne pushtet. Me siguri do tia hedhi vetingut
Shtypjani koken ketyre plerave se te gjithe hajdute e kriminel jane.
Ka renë në dorë Zoti verifikimi!…
Eshte per te nxjerr nje manual per estrade me akrobaciste qesharake te sajuara per justifikomin e pronave, parave dhe shpenzimeve te prokuroreve dhe gjykatesve te Shqiperise. Ne mase , mbi 90 % te tyre. Po te pyesesh mbi 90% te manaxhereve te kompanive qe paguhen sa keta apo 2 e me shume se keta nuk kane asnje histori te ngjashme. Si ka mundesi qe vjeherrit , vellezerit e prinderit jo vetem qe nuk u dhurojne prona e pasuri si ketyre gjykateseve e prokuroreve, por ne te kunderten ndihmohen. Ky eshte nje llum i papare kund.
Kur shkarkuan Altina Xhoxhaj njeriu me te ndershem ne gjyqesor nuk duhet te qendroj askush .kam punuar ne gjykate te tiranes dhe nuk ka njeri ne kete bote te thote qofte dhe nje fjale per te. Dhe kalojne Vitore tushenn bobo . Ajo ka qene avokate e paafte dhe e korruptuar. Shkoni pyesni se Cfare ka bere dhe ben me gjyqet ajo.
Pale gentian trenova djale korreket I ndershem dhe Adriatiku. Keta Po heqin njerezit e ndershem e Po lene ata qe kane marr dhe marrin para. Veting Leshi. Baci eshte skuth i rregullon punet ai.
Mendimi im eshte qe te gjithe gjyqetaret e kane lyer nga pak gishtin se ato shkrete trupa gjyqesore jane nga 3,5,7 vete dhe me te shkathtit kane mesuar dhe tjeret dhe atyre i dukesh sikur po merrnin ndonje shperblim per punen e bere.Mendoj se vete gjyqetaret e dine se 10% e tyre mernin ryshfet pa kerkuar,ky 10% eshte pjesa e “ndershme”e gjykates.Lodhen kot me kredi,apartament,toka. Te largohen te gjithe brenda nje 5 vjecari sa te dalin magjistratet e rinj.Neser bej nje ligj ne parlament 10 vite burg per ryshfetin dhe mbaron puna.Italia eshte nena e pelivanlleqeve por leke ne dore,gjyqetari dhe prokurori…harroje.
TE QIFSHA VETINGUN QE BENI MOR PLERA PO DHE JU SI ATA JENI PO KENI NDERRUAR LEKUREN TE GJITH JENI NJESOJ SHKERDHEHENI NGATE TERA ANET PER LEKE JU DHJEFSHA SISTEMIN