VIDEO/ Rama përcjell lajmin e mirë: 20 vjet e inauguruar me daulle elektorale, ja projekti që pritet të nisë në shtator

23 Korrik 2018, 09:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë disa detaje nga projekti i rrugës Delvinë-Kardhiq.

Sipas shefit të qeverisë, ky aks pritet të fillojë punimet në shtator.

Ai siguron se në kuadër të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë, janë disa kantirë që pritet të hapen.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë tjetër projekt madhor të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë që duam, për një aks strategjik për turizmin dhe ekonominë kombëtare, Delvinë-Kardhiq, premtuar njëzet vjet me radhë e inauguruar me daulle elektorale për t’u lënë rrugëve si të tëra rrugët e tjera që trashëguam, por që tanimë do të kthehet nga 3D në kantier ndërtimi në muajin shtator, ju uroj një jave të mbarë?”, shkruan Rama. (TemA)

14 komente në “VIDEO/ Rama përcjell lajmin e mirë: 20 vjet e inauguruar me daulle elektorale, ja projekti që pritet të nisë në shtator”

  1. a says:

    Bravo z. Rama
    Me mire vone se kurre.
    Gjithsesi 5 nga keta 20 keni qene ju ne qeveri dhe mendoj se nevojitet te shpjegohesh pse nuk eci projekti gjate ketyre 5 vjeteve ?

    Tung

    1. Rusvelt says:

      Do0mosado qe rruget e gjata kane korrupsionin me te madh!
      Se nje rruge prej 300 m,ne Yzberishtin prej 50 mije banoresh nuk ke leverdi ta shtrosh!
      Vazhdo me gjigandomanine o Rama se keshtu do mbahesh mend si mashtrues!

  2. Mika says:

    Te kemi njesh Edi Rama.
    Patjeter qe projekti do jete rishikuar dhe cilesia per jetegjatesi.

    1. ILIRET says:

      Po c;njesh e ke moj (mor) Mika ! Po qe keshtu, i thoni te bej edhe nje 3D, ure nga Durresi ne Bari. se ne Shqiperi i mbaroi te gjitha rruget ne kompjuter.
      Ka pese vjet qe thote: -Bajpasi i Fierit do te jete gati sezonin e ardhshem veror. Dhe sot do dy ore te kalosh neper Fier.

  3. Ing says:

    Edhe ju po festoni pa filluar….. Prit deri ne Shtator, fillo punimet pastaj thuaj – Ja projekti po fillon… Dhe po te kesh durim mir do ishte te prisje deri ne perfundim, e atehere le ti binin legenit ata qe u kane rene daulleve deri sot.. Le te shpresojme.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Sakte, inxhinjer.
      Po bien daullet pa filluar dasma akoma.

  4. M says:

    Mos sot per disa eshte 1 PRILL
    Lajmi nga 3 D ,GAZETA SOT punimet fillojne ne NENTOR
    Panorama punimet fillojne ne TETOR
    TEMA punimet fillojne ne SHTATOR
    PER CDO MEDJE KA NGA NJE 3 D TE VECANTE

  5. Spartak VERDHA says:

    Zoti Kryeministër .
    Nuk duam sasi , se jemi ngop me rrugë pa rrugë .
    Duam RREGULLIN , që garanton 100 % fillimin e punimeve , cilësinë , standartet , sigurinë e jetës , si dhe , mbarimin në afat , jo si ( Fadili i Madh ) tiq e mos e kput për 20 vjet . Mos pengesën nga shpronësimet , Miratimin e projektit , Miratimin e KRYESORIT , SUPERVIZORIT , dhe Tenderimin e hapur dhe pa asnjë favor koncesional të realizimit të Rrugëve apo ç’do vepre tjetër , me afate , me penalitete sa qimet e kokës për vonesa dhe bonuse me interes dy palësh për përfundime edhe 1 ditë para afatit , me garanci pasurore e ligjore nga Kryesori-SUPERVIZORI .
    Rregulli do bëjë Rrugët dhe ç’do vepër tjetër , jo deklaratat , videot dhe , më e keqja , inspektimet e investimeve nga ato , që nuk i takon kjo punë dhe janë elifimatrak në këtë drejtim , përfshi edhe Ju . Ja pamë hajrin 4 vjet javë për javë inspektimeve të Haxhinastos , e tani po i bani hallin , sherrin dhe zeherrin edhe ju Tiranë – Elbasanit , Elbasan – Gjinarit , etj , etj , dhe pastaj duke u fut njerëz me faj a pa faj edhe në burg . ( Kur shef edhe Dritan Lelin duke fol për asfaltin , apo Ballën bashkë me Sejdin llallën duke u ngref sipër rrugëve , apo Gjiknur bukuroshin , që duhet të jetë gardiani dhe kërkuesi i llogarisë për ç’do qindarkë investim e aspak për inspektim . Jeni Kryeministër me kërku hesap . Merru shpirtin të gjithëve , se më mirë se JU , nuk e din e nuk e ndjen asnjë , se sa djersë e gjak ka ai lek që shkon për investime , ani se e japin fillimisht bankat e ndryshme Botërore , të huajt , apo oligarkët shqiptarë , por në fund të fundit është barra jonë e përjetshme . Jam i bindur , se vuani shumë kur mbyllni sytë dhe e përfytyroni këtë vend perlë në ç’do cep të zhvilluar , hijeshuar e lulëzuar , por që hë për hë , s’ja plotësoni dot me fondet e duhura realizimin e këtyre aspiratave . Mos u ligshto e mos u tërhiq asnjëherë dhe për asnjë arësye . Detyra JUAJ madhore është krijimi dhe vendosja e RREGULLIT , si dhe , të na e reduktosh e lehtësosh sa më shumë këtë barrë të përjetëshme , të mos lejosh as edhe 1 hajdut të vetëm të abuzojë e vjedhi djersën e gjakun e popullit punëtor e paqedashës shqiptar . Mjafton të kujtoni dhe mos e harroni heroizmin dhe sakrificën e nënave bulqizake , të cilat , rrezikojnë në ç’do moment jetën e tyre , me mujt me nxjerrë do gurë kromi e me pasë mundësi me i çu bukë vocrrakëve në darkën e të ftohtin e acartë të Bulqizës .
    Ju Uroj punë të mbarë , dhe filloni e kontrolloni e spastroni sa më shumë administratën nga servilët , parazitët e batakçinjtë . Këtë J’ua kërkon populli dhe po e realizuat , do e keni në krah gjithmonë , ajo , që Ju nevoitet .

    Spartak VERDHA

    1. @ says:

      O Taku!
      Ke dale n’pension?
      Hala ke shprese ke Rama?
      Ai eshte “kampioni ne fuqi” i vjedhjes e mashtrimit..
      Si kujton ti, pse i ka mush listat me servile dhe te paafte?
      Po ti pelqente Rregulli (dhe Ligji), nuk do ishte sot n’Shqipni..
      Dil o Tak t’freskohesh, se s’osht per ne pensionistat kjo pune..
      E kane marre ne dore Mero Bazet, per me sqaru (lexo bind) miletin..

  6. Zani says:

    Flet per fillim projektesh, po nuk komenton asnje projekt te pa perfunduar. Eshte i vetmi kryeminister qe ka zgjedhur tjeter taktik nga te paret, e di qe ne kenaqemi me luge boshe, edhe gazeta tema nuke eshte me opozit me qeverine si duket Merua ka rene rehat i ka hece biznesi.

  7. Beni says:

    Bravo. i shtrove te gjjtha rruget, vetem qe i ke shtruar ne kompiuter, prej verteti lesh

  8. Illyria-Shqiperia says:

    Na plasi ky. Ka numeruar nja 20 projekte Deri me tani, po asnje ska filluar. Bej njehere rrugen Delvine qafe muzine, se kalova rastesisht andej kete vere, me coi Google, dhe mund te them qe atje vetem rruge skishte. Asfalti, ajo pjese qe kish mbet, ishte e kohes se Enverit. Beni rrugen Deri ne Koman, 28 km eshte. Skandaloze. Vetem asfalt duan keto rruge, se Jane. Per rruget tjera pa krye po nuk po komentoj sot.

  9. Kritizeri says:

    Është mirËmëngjes o shoku Rama!

  10. ALB says:

    Ja hoqi fondet rruges Korce – Erseke dhe ja kalo Kardhiqit. Ndoshta. ka me shume votues andej. Po mire rruge te re zbejne po si nuk mbushin nje grope te rruges ekzistuese ,sduan tja dine fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje