Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka realizuar gjatë një vizite në Theth një takim me banorët e zonës, nga ku u njoh me problematikat kryesore që pengojnë zhvillimin e turizmin e këtij fshati.
Banorët e Thethit përmendën konkretisht si shqetësime; mungesën e çertifikatave të pronësisë, rrugën e amortizuar nga Qafa e Thores në brendësi të fshatit dhe mungesën e energjisë elektrike.
Vlahutin e cilësoi zgjidhjen e çështjes së pronës në Theth si një çështje mjaft urgjente.
“Roli i shtetit është thelbësor, këtë diskutuam edhe me banorët. Kryesorja dhe gjëja e parë që duhet zgjidhur, pasi ka mjaft sensitet është çështja e pronësisë. Që në hapat e parë kur parlamenti miratoi vite më parë ligjin 7501, banorët këtu ishin kundër dhe refuzuan ta zbatojnë. Kjo pasi ata dinë kufijtë e tokave të të parëve, pra e kanë të qartë kush, si dhe me kë janë fqinj.
Eshtë emergjente kjo zgjidhje sepse ata nuk mund të përfitojnë nga asnjë grant i BE-së, si psh fondet IPARD. Por kjo është e rëndësishme edhe për investitorët që duan të vijnë këtu, pasi pa çertifikatë pronësie nuk mund të bësh asgjë”, ka thënë ajo.
Ambasadorja e BE-së nuk la pa përmendur edhe dy problemet e tjera, si infrastrukturën e dobët rrugore dhe mungesën e energjisë elektrike.
“Nga ana tjetër, infrastruktura është kryesore. Për 8 muaj rruga është e pakalueshme, pasi bllokohet nga dëbora dhe 4 muaj të tjerë të duhet një makinë e mirë të vish, pasi është shumë e amortizuar. Energjia elektrike është gjithashtu problem, rrjeti i amortizuar dhe luhatjet e tensionit. Voltazhi i ulët prish pajisjet, por së dyti pengon biznesin të zhvillohet siç duhet.
Njerëzit këtu kanë ide të qarta si duan të punojnë, ta zhvillojnë këtë hapësirë e të ruajnë tradicionalen, atë që kanë trashëguar e që është thesar i zonës. Pra nevojitet një ndihmë sa më parë. Qeveria, pushteti vendor duhet të krijojnë mundësi zhvillimi.”
e c’thote corapekuqi per kete gjendje skandaloze!!??
apo varu [email protected],po nuk qene keta si ne kohen e Zogut,une mese do te merrem me pikturat e mia!!!
une po u them evropianeve se jemi gati per ”jurop” pavaresisht se ketu ushqehet dhe vishet 80% e zuluve me list apo me rroba gabi………..!
Corape kuqi do te jape zgjerimin e rruges Thumane-Kashar 240 miljone euro,plus 10 vjet mirembajtje do te shkoje fatura 340 miljone,DHE JANE VETEM 20 Km.
Corapekuqi u be me keq nga Basha,sepse Basha 230 miljone I vodhi per 1 miliard,ky po I merr per 340 miljone te 230 tat.
Mban me Greku andej,te vijne dhe ca te tjere te ngopen me buke e cocacola.?
PRONESIA eshte thmbra e Akilit per gjithe shqiptaret nga veriu ne jug ,nga lindja ne perendim ,dhe jo vetem Thethi ,me problematik eshte jugu ku as shteti dhe as privati per shkak te ngaterresave ligjore dhe mungeses se vullnetit politik per t’a zgjidhur problemin ,bejne sikur vendosin ,bejne sikur bejne ligje dhe me shume e koklavisin
,Nje zgjidhje e menjehereshme eshte certifikimi i te gjithe pronareve ish kooperativiste qe kane dorezuar token ne koperativat bujqesore t’u rikthehet atyre mbi bazen e dokumentacionit ,formulareve te vitit,1955 1956 ,1957 et me burim trashegimnie te vete ish koperativisteve dhe jo te perfituar prej reformes se vitit 1946 ,aty ku ekzistojne mundesite (kur tokat ende jane te “zaptuara ” nga ish te zotet e tyre ,ne keto raste me nje amendament ligjor ,mbeshtetur edhe ne ligjin per ish koperativat bujqesore dhe statutin e ish koperativave bujqesore te kthehen dhe certifikohen .Nuk ka asnje rruge tjeter veç kthimit me ish kufitaret dhe dokumentacionin arkivor te depozituar ne arkivat e rretheve
Deri dje e pergezonin KM,sot po kritikojne per gjera “dytesore” si:prona,rruge,energji etj.
Duhet me ardh te huajt me na tregu zgjidhjen e prones, nderkohe Doktor Mortja, PsikoRama dhe Mona vazhdojne zhvatjen e kombit dhe merren me luften kunder kamunizmit!
Presim qe kur opozita te fitoje zgjedhjet te rindertoje sheshin Skenderbej!
Xhozi kishte enderr te ndertonte parlamentin 500 milion euro.
Fundja, zhvillimi i ekonomise nuk ka asnjerendesi, zgjidhja e prones po Ashtu!
Nave jena nomade, rriten femijet e i nisim ne emigrim, tallavane e kena zhvillu, cfare dona tjeter!
Qe prona duhet te shkoje tek i zoti nuk ka shqiptar qe mos e dije ,kjo zonja ben mire qe ja kujton pushtetareve ,por ato c thone?!Ligji i kthimit te pronave ka hyre ne fuqi date 15.04.1993,qe athere e deri tashti mund te jete ndryshuar 10 -12 here se fundmi ne 2015 ju ndryshua dhe emri nga ligji kthimit pronave u quaj ligjii trajtimit trajtimit pronave qe do te thote ty i dashtun ish pronar ,do te trajtohet kerkesa per pronen,por edhe mundet te mos kthehet prona pas trajtimit pronen tende ,E gezon ai qe e ka grabitur pronen tende pas 1990 dhe kjo nuk eshte asnje cudi Grabitsi ka 28 vjet qe e perdor pronen e ish pronarit dhe deri tani ka bere para ka ndertuar hotel restorant ,ka privatizuar ish ndertesa qe i ka ndertuar shteti i meparshem nga ato qe perdoreshin ne bregdet per pushuesit ne stinen e veres,Ndersa pronari i truallit megjithse ka marre certifikaten e prones truall mga ngulja e grabitesve 28 vjet ne token e tij ,me ane te gjykates i merret toka me3gjithse ka marre ceritifikate te pronsise per tju dhene atyre qe e kane grabitur forcerisht Kete shtet ka ndertuar kjo politike ne shqiperi.Znj. Vlahutin do te kishte bere mire qe kete shqetsim ta kishte pasur qe diten e pare qe filloje mandatin e ambasadores dhe jo tani qe eshte ne ditet e fundit te saj