Roth jep mesazhin e parë nga Tirana

22 Korrik 2018, 11:01Politika TEMA

Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth, nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Në agendën e Ministrit Roth janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me Keyeministrin Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkepunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opoziten dhe shoqërinë civile. 

Vetë Ministri Roth në një status në Twitter shkruan “Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqerinë civile. Dua të falenderoj vecanërisht mikun tim Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”, nënvizon Roth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje