PD: Ja pse nuk e votojmë Ligjin për Magjistraturën…Vasilikë!

21 Korrik 2018, 18:29Politika TEMA

PD ka paralajmëruar se nuk do e votojë Ligjin për Magjistraturën. Edhe aty, si te e gjithë reforma në drejtësi, opozita sheh një komplot politik. Njeriu i betejave ligjorë në PD, Oerd Bylykbashi, është shprehur sa me ashpërsi e po aq me ironi, ndaj dyshes së mazhorancës Ulsi Manja – Vasilika Hysi, duke u thënë se:

“Vasilikë, nuk mund t’i kërkosh opozitës të jetë e përgjegjshme e të votojë që të kompletojë sistemin e kapjes politike të drejtësisë prej jush, e të bëhet palë. Meqë nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjatë tek Magjistratura, kërkoni që t’ju ndihmojë opozita?! A je e përgjegjshme për këtë kërkesë Vasilikë?!”, u shpreh deputeti demokrat në një deklaratë publike.

Sipas tij, shumë problem që po shfaqen përgjatë impementimit të reformës në drejtësi, opozita i kishte parashikuar me kohë.

“Më 21 korrik, para dy viteve, ne t’i patëm thënë e stërthënë këto konkluzione për reformën në drejtësi, gjatë mbledhjeve të komisionit. 

Ty, Vasilikë t’u deshën dy vite që bashkë me Ulsiun, t’i kuptonit këto. Ti dhe kolegët e tu, duhet të merrni përgjegjësinë për rrëmujën katastrofale në drejtësi, që keni shkaktuar me mendjelehtësinë tuaj dhe duke injoruar paralajmërimet e opozitës”, u shpreh Bylykbashi, duke theksuar se “Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk ka as Gjykatë të Lartë, as Gjykatë Kushtetuese dhe asnjë institucion kushtetues”.

7 komente në “PD: Ja pse nuk e votojmë Ligjin për Magjistraturën…Vasilikë!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Perkthim: Ne litarin jashte do e leme qe te pengoheni.. Ju paralajmeruam 2 vite qe shkoi..

  2. Boston says:

    Armiku me I devotshem kunder reformes ne drejtesi. Plehre

  3. kujtesa says:

    Po pse o Bylyk, ti mendon se keto 25 vjet,ka pase drejtesi ne kete vend?
    Me mire do pres derisa te vendosen njerezit e duhur,sesa te shkoje ne gjykate sot,dhe mos te marre asnjehere drejtesi!

  4. Lennard says:

    Po nuk vini dot ne Pushtet o Hajduta dhe Zullumqare!!!.

  5. Meckojati says:

    Gjykata me bashibozuke, me kriminele, me hajdute, qe pine gjakun e popullit s’ka cna duhen. Ju ore kini pergjegjesi per kete drejtesi te kalbur.

  6. Mihali says:

    Më mir djepi bosh se sa te mbaj shejtanin brenda.-thot populli bylikbash .
    Per këtë problem madhor ti kërkojnë të shprehet populli me rferendum.

  7. Kacureli says:

    Ka dhe menyra te tjera per kete o Bylyk-bash, si puna e vendosjes se Arta Markut o Turkoshak hajdut. Pas gjyqtareve dhe policeve vjen vejtingu i politikaneve o kelysh, shiko kumandar parate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje