Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht, rilindja krihet, ja zgjidhja e LSI

21 Korrik 2018, 12:59Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas raportit të Bashkimit Evropian për koncesionet të cilat i quan një dështim si dhe ka vijuan akuzat nda Romana Vlahutin. 

Përmes një statusi në facebook thotë se ndërsa BE në Bruksel i kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht ndërsa rilindja krihet. 

Sipas Vasilit në Shqipëri koncesionet janë një histori e qartë hajdutërie me pasoja shkatërrimtare, ndonëse BE në Tiranë vetëm ngazëllehet e duartroket pikërisht të kundërtën e asaj që shqetëson maksimalisht BE në Bruksel.

“BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht, rilindja krihet, bllokon edhe ligjin e LSI për koncesionet. 

Koncesionet sipas BE janë një histori dështimi ekonomik të frikshëm për Greqinë duke qenë një nga premisat themelore për kolapsin ekonomik të saj. 

Po sipas BE janë histori dështimi në Spanje në rajonin e Catalunjas (Barcelonës) dhe në Irlande, me gjithë kapacitetet. Menaxhuese të jashtëzakonshme të këtyre vendeve. 

Problemet ekonomike të krijuara nga koncesionet u kanë kushtuar miliarda euro financave publike të këtyre vendeve. Ndaj BE është shumë e shqetësuar për to. 

Ndërsa në Shqipëri koncesionet janë një histori e qartë hajdutërie me pasoja shkatërrimtare, ndonëse BE në Tiranë vetëm ngazëllehet e duartroket pikërisht të kundërtën e asaj që shqetëson maksimalisht BE në Bruksel. 

Rilindja si atavizëm i konfliktualitetit ekstrem, arrogancës provinciale demode dhe antitransparencës së bunkerizuar, pengon prej më shumë se dy vitesh projektligjin e propozuar nga grupi parlamentar i LSI për koncesionet. 

Projektligji i LSI kërkon transparencë maksimale, debat të hapur parlamentar që kthjellon e shteron të mirat e të këqijat e çdo koncesioni si dhe maksimizon marrjen por edhe përcjelljen e përgjegjësive në maxhoranca të ndryshme pa kosto të frikshme për shkak të kontratave koncesionare të gabuara dhe shkatërruese për ekonominë dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, kolapsin ekonomik. 

Bllokimi arbitrar dhe antiparlamentar i projektligjit të LSI vetëm nga rilindja në parlament është një faqe e zezë për rilindjen dhe për dimensionin parlamentar të saj. 

Rilindja si mishërim i një politike vulgare, të egër dhe primitive që urren debatin, urren kompromisin parimor politik dhe urren pranimin e zgjidhjeve kur ato vijnë nga kundërshtarët, mbyll çdo ditë me sjelljen e saj çdo mundësi dhe hapësirë për dialogun aq të domosdoshëm politik. 

Hajdutërinë e koncesioneve e shemb vetëm transparenca çdo rrugë tjetër është plaçkitje dhe dështim ekonomik dhe social”- shkruan Vasili.  (TemA) 

6 komente në “Vasili: BE në Bruksel kryqëzon koncesionet, BE në Tiranë hesht, rilindja krihet, ja zgjidhja e LSI”

  1. Mn says:

    Po…po. Beni si them une dhe mos beni sic beja une
    I pamorali ben moral
    Hajduti thot mos vidhni
    Harbutet the arogantet flasin per tranparence dhe dialog
    Ata qe shkateruan cdo gje flasin per kolapsin ekonomik
    Duhet te kesh dy bythe nje ta cashe e nje ta mbash me keta sharlatan

  2. ta says:

    ha ha se te ben mire.

  3. Sheleaura says:

    o petaq 0 pullaq lsi
    o pa vlere
    o shķolle shume
    o shkerdhat
    pa ù zhdukur kjo lsi nga skena vendi do vuaj

  4. labi says:

    zgjidhja esht kjo ti mari Lsuma 80perqind ti mari mona 10 vasili dhe 10 te hidhen ne terren,me te degjeruar se Lsuma doja te thoja LIS ?????

  5. Arben says:

    Vasilaqo,mjaft vodhet me shefin Meta,u ngopet aty ku nuk mban me.Ti mashtrus ordiner nga qe skishe leqe per te mbajtur LS derdellet e pellet per Dinastine Meta.Taman qen i mesuar vetem te lehesh.I peshtire ne parlament gjoja se po te dhimset Shqiperia,por edhe i trembur nga vetingu se sigurisht dita po ju afrohet ,nuk le moment pa pellitur.Dita po ju vjen

  6. Arben says:

    Po qenke trashur shume more Vaso.Mjaft me brockulla.A i ndate mire te ardhurat( te vjedhurat) do te thoshja me usta Meten.Mjaft me me ligjerime mashtruse more Vasil,po ju vjen dita,e ndjeni prandaj cirreni.Moniken te ta mbani mire e me kumet,sepse do te ju vije me torbat ne hapsone.Ju erdhi vetingu qe ta shijoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje