Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

21 Korrik 2018, 20:41Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Duket si një nga ato fazat e zakonshme të luftës ordinere politike, ku partitë janë gati që për një “plesht” të djegin gjithë “jorganin”. Por në fakt nuk është ashtu. Prej disa ditësh çështja më e rëndësishme është paralajmërimi për futjen e drejtësisë në kolaps. Vettingu është duke larguar (të paktën deri tani) gjysmën e gjykatësve dhe prokurorëve që ka marrë në shqyrtim. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston më. Gjykata e Lartë po shkon drejt shkrirjes. Njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë rezultojnë të lidhur me krimin apo të korruptuar. Gjykatat e niveleve më të ulëta rrezikojnë të mbeten pa gjykatës. Prokuroritë gjithashtu.

Në këto kushte, mazhoranca çdo ditë bën thirrje për të miratuar disa ndryshime në ligj për të rikthyer emërimet e gjykatësve e prokurorëve në tek KLD, dersa të krijohen KLP e KLGJ. Opozita nuk bashkëpunon, e bindur se sistemi po shkon drejt bllokimit dhe kjo do të jetë një armë e mirë për të goditur reformën që e kritikoi aq fort.

Shumëkush ka marrë penën e po shkruan se vendi anëtar i NATO-s, vendi që pret hapjen e negociatave, s’ka Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë. Ata që kundërshtojnë reformën po fërkojnë duart, duke thënë: ja kjo është çorba që u gatua me bekimin e Donald Lu-së.
Por a po shkon shteti drejt rënies, a po shkon drejtësia drejt zhbërjes totale? Në dukje po. Një shtet pa gjykatë kushtetuese funksionale e gjykatë të lartë, nuk është më një shtet.
Por, përkundër kësaj, ajo që po ndodh është vërtet historike. Mekanizimi më i korruptuar i shtetit është duke u pastruar. Po po, duke u pastruar. Gjykatës të korruptuar e të inkriminuar mbronin njëri-tjetrin deri dje e nuk kishte “burrë nëne” t’i çante në KLD.

Sot, të tillë njerëz, që dërdëllisin para kamerave se milionat i kanë bërë me skedina bastesh, apo ia ka hedhur krushqia në dasmë, po jashtëqiten nga sistemi me një vendim. Dhe ky është një zhvillim vërtet historik. Para kësaj që po ndodh, çdo gjë tjetër duket e pavlerë, madje edhe vetë mosfunksioni i gjykatës kushtetuese. Një gjykatë e lartë, e mbushur me matrapazë, bashkëpunëtorë banditësh e vrasësish, ky gjysma u arratisën jashtë vendit sapo filloi vettingu, nuk i duhet as dreqit e jo më drejtësisë.

Ndaj le të mos bërtasim, se shteti po bie e po bëhet kiameti. Nëse ka një përgjegjshmëri minimale politike e atdhetare, opozita duhet të japë votën, jo për t’ia dhuruar drejtësinë Ramës, por për të gjetur një zgjidhje për të mos e zhbërë sistemin deri në katarsisin e tij të plotë.

32 komente në “Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij”

  1. sapa says:

    Per cilin shtet e ke fjalen se ne albani kjo fjale e shenjte eshte ne leter kurse realiteti eshte shekuj larg!

    1. Triangolo says:

      mrekullia ka gjithmon shansin te ndodhi………….ne perralla

    2. ben says:

      Ke te drejte Kikia
      Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Tom Doshi, Pjerin Ndreu e te tjere si keta
      Jane deputet qe do zgjedhin gjykatesit e rinj
      Qe ne Shqiperi te kete drejtesi te luftohet krimi dhe droga.
      Ky shtet qesharak keshtu do perfundonte i deshtuar.
      Asnje bandit deri me sot nuk ka bere shtet dhe keta bandite nuk kane pse bejne perjashtim.
      Po e them prape se nuk eshte faji i politikaneve bandite po i popullit bageti qe proteston per 1 veze ne nje lokal te humbur dhe ri kur i grabisin nga xhepi 200 milione € te toka e teatrit , 200 milione € te tjera per 1 autostrade 20 km qe edhe me flori ta shtronin do kushtonte me pak.
      Ky popull legen mertion cdo vjedhje dhe cdo tallje.

      1. Nauni says:

        Bravo zoti Kikia.Vertete po pastrohet shteti nga kalbesirat.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Me mire pa drejtesi se sa me nje drejtesi te mohuar..

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Pushteti nuk dhurohet por fitohet!!!

  4. HS says:

    Me Saliun, Lulin, Moniken, Meten opozita eshte edhe me e korruptuar se ata gjykatesit mafjoze, qe u shporren nga drejtesia. Peng 30 vjecar i Sali Berishes dhe familjes se tij mafjoze.
    Ka vetem nje menyre se si te votojne, Shantazhi, me te cilin votuan dhe reformen ne drejtesi. Gjuha e druse.
    Dhe do votojne si Cecua.

  5. Virusi says:

    Mire e ke thene, keta gjyqtare e prokuroret si duhen as dreqit. Me mire pa ta. Do presim.

  6. Formoni nje gjykate nderkombetare,ne se doni te pastroni qelbin e ketij vendi qe po kthehet ne gangrene per kete popull.
    Vetem keshtu do pastrohet drejtesia dhe politika.
    Filloni nga dita e pare e dhjerokracise,filloni qe nga kryekrimineli sali qe e shkaktoi kete rrumpall.
    Keta e lane njeri tjetrin te vjedhin dhe tani mbrojne njeri tjetrin dhe nuk dine si te dalin nga kjo hale

  7. Bureto says:

    Pavarësisht vonesave që erdhën si rezultat i njëmijë e një pengesave të kundërshrarëve të saj, të cilat vazhdojnë ende, drejtësia do të pastrohet dhe pas saj me rradhë, së pari politika, administrata etj. Është një fillim i ri që do t’i japë fund këtij tranzicioni të përçudnuar. Si çdo lindje dhe kjo është me dhimbje, por si lindja që sjell një jetë të re, dhe reformimi i sistemit, si fillim i drejtësisë, do të sjellë një frymë të re në vend. Do të dojë ca kohë, por do të vijë.

  8. Lili says:

    Pas stuhise fo lind dhe do shkelqeje dielli. Shqiptaret e kane pritur 30 vjet kete dite. Poshte krimineli Sali Berisha dhe gjithe plehrat qe ky qen vendosi ne gjykata

  9. Goni says:

    Mendoj se shumica dermuese e popullsise, edhe une gjithashtu, pershendesim fuqimisht vazhdimin e reformed. Sigurisht qe opozita ka penguar, po pengon dhe do te vazhdoje te pengoje dhe bllokoje.
    A ka ndonje zgjidhje me referendum ?

  10. Alboz934 says:

    Z.Kikia. Ne nje vend e permende por e kalove shpejt prandaj populli e do ma çkoqur qe ta kuptoje . Ne paskemi patur gjykata dhe prokurori qe jane marre me bixhos(qe sot po i thojne ne menyre te zbutur lojra fati ) qe paskan fituar shuma marrameshe parashe po punen e shtetit kur dhe si e kan bere se me çkemi degjuar nga ata vete qe pothuajse te gjithe paskan bere edhe nga 2 ose 3 pune tjerapra duke dhene mesime ne 2-3 universitete . Atehere lind pyetja , Kur e kan bere punen per te cilen jane paguar nga taksat tona ne turn te trete se turni pare ju ka shku duke dhene mesime ne 2-3 universitete turni dyte duke fituar lek ne lojra fati (qe ne populli e dime qe aty lihen bythte mrenda ndersa gjykatesit e prokuroret tane paskan fituar si duket e dikan mire formulen e tyre) Atehere çfare na duhen keto gjyqtare e prokuror qe qeka kaq e shqetesuar opozita apo shkojne edhe ata bashke ne lojra fati.Ju kujtoj edhe nje problem tjeter opozites jo se nuk e dine po ato 24000 dosjet stoqe keto 3 jave qe rane gjykatat e Nishanit kushtetusja dhe e larta , pra ma mire pa ta se sa me hajdutet qe kan patur brenda .

  11. tepelenasi says:

    Cila opozite e cilet opozitare (deputet sidomos) do mendoje e do mendojne? LSI e Monikes eapo opozitarja K.Mehmeti, PD e Lulit qe n uk di ne se eshte ne opozite!? Cila PD, ajo e Salinjasit, Mulit apo e Kelvisit te babo Balliut?
    Zoti Kikia, nuk ka se si te bjere shteti, ka rene drejtesia e opozites dhe shume mire qe po ndodh keshtu.

  12. plepi says:

    Do duhet kohe te pastrosh Plepat e Sales.

  13. web says:

    JAM PLOTESISHT DAKORT ME KIKIAN QE PO LARGOJME PLEHRAT NGA DREJTESIA….

  14. Vipi says:

    Po sapa loqa,po ke drejte . Shife me dylbi nga italia ti dhe thuaj eshte shekuj larg. A bole qe ngelet ju emigrantet !!! Te gjithe kemi qene jashte per emigrim por te pakten nuk jemi karepsur shyqyr . Ky qe po pastron sistemin e degjenruar te drejtesise cfare te duket ty o loqe?? Nuk te duket shtet apo te duket kota biskota? Ka 25 vjet qe hane e pine gjykatesit e prokuroret dhe nuk i ka shkuar mendja askujt ti marri ne pyetje 1 here o pall . Ik bej llac tani dhe leri llafet. Llac shoku ropi llac . Lafsh k..ri

  15. Fatosi says:

    shume e drejte ,gjykatsa,prokuror,me te koruptuar nuk ka pasur kur ky vend.Te gjithe erdhen ne kohen e Sali Berishes me nga 6 muaj kurs ne plepa
    Kjo eshte historia e Demokracis se ashtuquajur ,te ngritur nga komunisti dhe agjenti Sali Berisha
    Prandaj ky system gjykatsit duhet zhdukur njeher dhe pergjithmon
    Asnje qeveri nuk po bie ,por avash avash po mere formen e nje shteti qe duhet , dhe per kete dote duhet kohe qe gjerat te vijne ne vendin e tyre
    Por dote kete ngadalsime,fjale shpifje nga njerzit qe po zbresin nga kali ( por qe jane pasuruar shume shpejte ne kurizin e pupullit)
    Por nje fjale popullore thote : Qente le te lehin, Karvani te shkoje perpara Keshtu jane bere edhe keta si qente bashke me Sali Berishen qenin me te madhe

  16. Alkeo says:

    Po ti dhe ky botuesi Mero qe erdhet nga fshatra te thelle me valixhe derrase, ku i gjetet parate. Apo nga ata qe ju porosisin per shkrime te tilla.
    Sic duket po, sepse keni 3-4 vjet qe nuk nuhasni gje prej eres se cannabis.

  17. Goni says:

    Bravo Z. Kikia, si gjithmone realist dhe i paanshem ne analizat tuaja. Jeni jo vetem gazetar por edhe atdhetar i respektuar. Shume dakort me shkrimin tuaj. Nje e vertete e turpshme – gjysma e gjyqtareve dhe prokuroreve te kontrolluar deri tani kane dale me probleme. Jashte sistemit te drejtesise gjyqtaret e korruptuar dhe malinj.

  18. Dash says:

    Sakte !!!….jemi katandisur keq,ose keshtu paskemi qene ,PLERAAAAA..popull kamkum qe ca thote sot sthote neser ,qe bie pre lehte e atyre qe e shkateruan kete vend deri die…..ky vend eshte i semure nga nje semundje qe quhet SALIHIZEM…ska tjeter spjegim..

  19. Vehbi Muca says:

    Duket friken e renies se shtetit e ka vete artikullshkruesi, se nuk e kam pare gjekundi. Njerezve vetem sa i ngrihen qimet perpjete tek shohin se cfare drejtesie na ka bere peshqesh politika.

  20. populli qe pret me padurim says:

    Sakte.Te gjithe ata qe e gatuan ate drejtesi te korruptuar shpresojne ne ndonje ndalje te reformes dhe bejne te gjitha perpjekjet e deshperuara qe ta bllokojne.Popullit i intereson nje drejtesi e pastruar nga keta qe nuk kane dallim nga kriminelet ordinere,qe kane mbushur xhepat ne kurriz te hallexhinjve dhe tani pa pike turpi nxjerin lloj-lloj marifetesh per ti justifikuar.Me mire nje drejtesi e vonuar dhe e pastruar nga keta uzurpues te pa skrupullt te mbeshtetur fuqimisht nga politika,qe i kane sherbyer njeri tjetrit.Por duhet te shoqerohet edhe me konfiskim te pasurise ,per ti dhene sinjal drejtesise se re,qe nuk luhet me zjarrin,ndryshe do te kemi te njejtin avaz me njerez te rinj.

  21. Cimi says:

    O sot o kurr. Me mir nje dhimje sot se per gjothmon

  22. TRAPI says:

    NJE ARTIKULL REAL//

  23. Guri says:

    Kjo eshte e verteta e gjendjes se sotme ne vendin tone. Shteti duhet dhe do te behet, pavaresisht shkopinjve neper rrota. Ata qe e detyruan Saliun te ngrinte doren, ndonese duke iu dridhur, dy vjet me pare, do t’i detyrojne edhe tani te votojne. Bravo Kikia.

  24. Kocodhima says:

    Duket qarte qe eshte nje shkrim I pergatitur me bekimin e Donit. Nese I thua vetes “Gazetar” sherbei te vertetes dhe jo paleve o legen

  25. LORA says:

    Per mua,britmat e mender-opozites dhe klienteve te saj te njohur, jane prova e nevojshme dhe e mjaftueshme e mbaresise se procesimit te Vetting-ut dhe e sigurise ne gradualitet te ngritjes me kembe te shtetit te shqiptareve.Kjo mender-opozite i ka hedhur tej maskat ne misionin e saj kriminal dhe antishqiptar te perbetuar.Ajo duhet monitoruar me kujdes nga vemendja dhe peshorja publike,,,cdo dite,,,,ne cdo akt politik-berje kriminale te tyre.Ky eshte procesi historik i hedhjes se themeleve te asaj demokracie qe n’a integron denjesisht me standartet europiane te shtetit te se drejtes.
    Tung.

  26. Juristi i Plepave gazetar ! says:

    Uhhh! Kush flet !! Ai qe ka qene byth e brek me Partine Shtet PD ! Po po shteti do te behet dhe Gaetaria do te behet ! Sepse eshte e kalbur edhe ajo ku ti ben pjes ! Media ! jane te lidhura : prokurori- gjykat-media jane dhe kane qene bashke per 27 vjet ! Keshtu ke mbijetuar dhe ti ! Po ora po vjen per te gjithe jo vetem per prokuroret gjykatsit por edhe per politikanet dhe gazataret e tyre !

  27. Baca says:

    Në shekuj eshtë thënë e pranuar e përpjekur përta zbatuarnga populli i çdo krahine: Ma mlrë djepi bosh,se shejtani në djep.

  28. Durimi says:

    Shteti sot po forcohet qe po pastron dreqin qe futi ne djep Sali Berisha. E perse duhen kriminelet e hajdutet prokurorre e gjykates te plepave per te na rjepur akoma? Me mire 100 here pa ta sse me ta.Vecse duhen rjepur te gjalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje