Nga Andrea Danglli
Puhiza e lehtë e detit, zhurma e paqtë e dallgëve dhe gjysmë hija e çadrës, ngjanin sikur kishin bërë një plan të heshtur për të më vendosur në qetësinë e një gjumi të thellë. Kisha kohë pa bërë një të tillë.
Notova veç për pak minuta në orët e mëngjesit mes ujit pakëz të ftohtë, dhe pastaj zgjodha të pushoj nën shezllon pa kuptuar se do më zinte gjumi duke menduar një sërë çështjesh të çuditshme.
Në fillim për horizontin që takohej me detin pa krye e pa fund dhe pastaj se si do të kishte qenë bregdeti i Durrësit nëse përbindëshat e politikës do ishin zhdukur si dinosaurët njëherë e një kohë pa pasur mundësi të kishin një vulë dhe një firmë në dorë.
Megjithëse zona ku isha mbante një tabelë të korrektuar ku shkruhej “Manhattan”, asgjë nuk kishte lidhje me ishullin në gojë të Hudson River, në SHBA. Përkundrazi, “demekdemokracia” 28 vjeçare edhe këtu kishte injektuar dozat e saj transformuese.
U desh e qara e një fëmije grindavec përbri çadrës sime që të më hapeshin kapakët e rënduar të syve dhe të kuptoja se sa kohë kisha dremitur në gjysmë hijen e paguar.
“Po hë merr bab më jep ca lek që të shkoj me ble petulla me mjaltë! Po ikën ai shitësi, hë tani, hë mos u bëj kaq i keq!”,– Kjo ishte lutja e djalit pakëz obez që këmbëngulte të blinte një ëmbëlsirë.
Babai i tij, një burrë me tatuazhe dhe me syze të trasha dielli, përpiqej ta qetësonte duke i thënë se sapo kishte ngrënë akullore dhe do sëmurej nëse hante shumë produkte të ëmbla. Madje për ta friksuar ai e paralajmëronte se do të thërriste një polic që ta merrte me vete. (Qesha me këtë shantazh të hershëm)
Veç pas ndërhyrjes së të ëmës që shkëputi shikimin nga telefoni dhe i foli të shoqit, burri me tatuazhe u bind dhe fërshëlleu fort nga çunaku me tabaka në dorë i cili hidhte sytë rreth e rrotull për të thërritur blerës. Ai e dëgjoi sinjalin dhe çau përmes rërës për të ardhur tek blloku ynë duke u kujdesur që ta shtërngonte fort tepsinë e mbështjellë me letër alumin në të gjithë sipërfaqen.
Edhe pse streha e kapelës dukej e madhe, dielli nuk ja kishte kursyer lëkurën e hundës që i ishte rrjepur, buzët që i ishin tharë dhe supet që i ishin nxirë aq shumë sa i dallohej lehtësisht vija e krijuar nga bluza.
“Hajini pa merak fare. I ruaj mirë nga dielli. Pastaj mjalti më kanë thënë se s’prishet kurrë!”, -thoshte çunaku fjalëpak për të shuar merakun e burrit me tatuazhe dhe syze të trasha që herë shihte nga djali i petullave me hunë të rrjepur dhe herë nga i biri obez që shkëlqente nga kremi kundra diellit.
Thuajse të dy fëmijët ishin të një moshe rreth 10 apo 11 vjeç, të një gjatësie trupore, (besoj) të të njëjtit qyteti dhe të të njëjtit atdhe. Veç se e sotmja i kishte gjetur të pabarabartë pasi njëri shiste dhe tjetri blinte, njëri pushonte dhe tjetri punonte, njëri i mbrohej rrezeve dhe tjetri i çante për të fituar disa të holla.
Pasi përfundoi pazarin me ta, shitësi i vogël hodhi disa hapa drejt çadrës sime duke pyetur nëse doja të blija diçka prej tepsisë që shtërngonte me duart e vogla, apo të largohej. Thirrja e tij e zakonshme, më përcillej në koren e trurit si një fjali e pazakontë që më shumë se sa pyetje, ishte përgjigja mbi tezën time për përbindëshat të cilët s’u zhdukën me dinosaurët.
I zbraza xhepat e portofolit dhe bleva disa ëmbëlsira, pak i detyruar nga uria e stomakut dhe shumë i nxitur nga uria për të parë buzëqeshje mbi atë fytyrë të nxirë prej rrezeve të diellit që e ndiqnin nga mëngjesi pranë “Urës së Dajlanit” dhe e shoqëronin deri në mbrëmje pranë “Kepit të Rodonit”. I dhashë paratë, i lëmova kokën dhe i kërkova të bënim qepalla.
Edhe pse u largua dalëngadalë duke zhytur këmbët në rërën e bollshme, çuditërisht më përsëriteshin ende fjalët e tij: “A doni petulla? I ruaj mirë nga dielli. Pastaj mjalti më kanë thënë se s’prishet kurrë!”
Pikërisht kjo thirrje më sillte në përfytyrim dhjetëra të tjerë që endeshin nëpër kryqëzime rrugësh duke larë xhama makinash, nëpër lavazhe duke shkundur tapiceritë e makinave, nëpër lokale duke shërbyer me tabaka, nëpër dyqane duke ngarkuar-shkarkuar, nëpër mbeturina duke grumbulluar kanoçë, nëpër kompani duke punuar në të zezë, nëpër galeri të braktisura duke nxjerrë krom, nëpër fshatra duke bërë punë të rëndomta bujqësore dhe blektoriale… nëpër… nëpër… Po, po, kudo ku gjurmët e fëmijërisë duken aq larg sa ç’duken nganjëherë edhe brigjet përtej detit që me shikim ngjajnë aq pranë, ndërsa në realitet gjenden me qindra milje distancë.
Nuk ka asgjë të keqe që një fëmijë të edukohet me punë, madje kemi dëgjuar mjaft histori nga njerëz të suksesit të cilët tregojnë se janë ushqyer me veprimtari në vegjëli për të fituar të holla. Por në këtë pikë duhet ta ndajmë se cila është puna për fëmijë dhe cila është torturë për ta. Për pos ndonjërit, rastet e suksesit s’kanë asgjë të përbashkët me vogëlushët që dergjen rrugëve të ekspozuar ndaj forcave më të këqija të punës. Zvarritja për kafshatën e gojës dhe zvarritja për një lodër më shumë, s’mund të jenë absolutisht e njëjta gjë.
Gjithsesi, realiteti është që fëmijët në Shqipëri vijojnë ende të shfrytëzohen, t’u rripet fëmijëria, t’ju përdhunohen ëndrrat dhe t’u masakrohet e ardhmja e tyre.
Statistikat e kryera vitet e fundit, tregojnë se numri i të miturve që kryejnë punë të rëndomta shkon deri në 50.000. Edhe pse shifrat e organizatave dhe institucioneve përplasen me njëra-tjetrën, tërmet i fuqishëm shoqëror do të ishte edhe një fëmijë vetëm do të shfrytëzohej. Jo më më 50, 500, 5000 apo 50.000 që janë shifra të frikshme.
Referuar listës publike të Agjencisë për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, janë të paktën 118 OJF të licensuara që duhet të ofrojnë shërbime për fëmijët, të sigurojnë të drejtat e tyre dhe t’i ulërasin shoqërisë apo shtetit kur shohin se si shfrytëzohen e nesërmja e vendit.
E pakuptueshme se si një situatë e tillë nuk ka mundur ta zgjojë as Inspektoriatin e Punës dhe institucionet pararendëse që duket se i ka zënë gjumi nën shezllonin me gjysmë hije dhe harrojnë që kanë mbi kokë një “Ligj për mbrojtjen e të miturve”.
Për alarmin e zgjimit do të mjaftonin veç përfundimet e raportit global të “Save the Children” që tregon përkeqësimin e jetesës së fëmijëve në Shqipëri gjatë vitit 2017 ku thuhet se ka nivelin më të ulët krahasuar me rajonin dhe renditjen e 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën.
Kuptohet që ky fenomen nuk ndodh veç në Shqipërinë tonë me 1001 halle ku në rrugë të madhe ka shumë faktorë që të nxjerrin, por ama asgjë nuk mund ta justifikojë një indiferencë të tillë.
Të gjithë ata që kanë në dorë fatin e fëmijëve, pjesa dërmuese kanë vetë vogëlushë/e. Sa do që përpiqem, ende s’mund ta kuptoj se si mund të pushojë i qetë një prind kur i shërben një bashkëmoshatar i djalit apo vajzës së tij?!
Plazhin e lashë vonë, ca nga mendimet dhe ca nga aniet që i ndiqja me sy deri sa zhdukeshin në horizontin e përgjakur prej diellit. Djali obez dhe babai me tatuazhe kishin lënë bri çadrës një kështjellë të vogël rëre dhe një komardare të çarë. Pashë edhe njëherë gjatë bregut mos shihja sërish shitësin e vogël të petullave, por mbase për të sot rruga e kthimit ka qenë më e gjatë se zakonisht. Kushedi ku do ishte, ashtu si mjaft shokë e shoqe të tij që i kemi lënë të vetëm në breg dhe të ekspozuar ndaj dallgëve të jetës.
Plazhi po pakësohej nga njerëzit pak e nga pak. S’kisha kujt t’i ankohesha më. Edhe pse petullat ishin me mjaltë, teksa kthehesha në shtëpi ndjeja ende një lëmsh pa shije që më rrotullohej në fyt dhe nuk përcillej poshtë… A të helmon mjalti?!
Zoti te ka bekuar Andrea djali,, e thjeshte; ishte shkrim dhe mesazh dinjitoz
Andrea…ka 500 vjet keshtu dhe do vazhdoje dhe per 500 te tjera se virusi nga mongolia eshte i forte.
O Armand, o bastard i spermes shqiptare, arumune mamaje, lab babai yt, dhe lab stergjyshi yt dhe kuur nuk te njohen si bir dhe si nip, sepse je rrac inferiroe arumunesh, qe duhej te ishe zdhukur me kohe nga shqiperia.
Po ne greqi, qe nuk ka ” virus mongolie” pse ka 40,000 kurva greke qe shkerdhehne per 5 euro??? pse ka 30% papunesi, dhe pse ka ikur 800,000 grelk te rinj nga vendi??? pse ka drogaxhinj pa fund rrugeve??
pse ka lindshmeri te ulet vendi???
Po Turqia, qe pretendohet te jete qendra e ketij virusi, pse sot eshte nje shtet i zhvilluar, qe e gllaberon greqine dhe hanemet e saj per 5 dite po do?? si e shpjegon?
Hajde mer bastard coban shko tek gjyshja te te tregoje historinte e saj me ushtare shqiptare, se mire do besh.
Bravo Andrea per ket shkrim qi ke percjell. Femiria konsiderohet si periudha me e lumtur e jetes se njeriut
Migjeni thoshte : kafshate qe s’kaperdihet asht mjerimi,por per shqiptaret keta 28 vite kafshate qe s’kaperdihet eshte bere grykesia e qeveritareve qe Kane ngritur nje sistem qe ju sherben vetem atyre dhe qe nuk ofron as sherbimet bazike 90% te popullsise.Po vonon ai grushti
Asgje nuk ka ndryshuar nga qe nga koha e Migjenit. Vetem se qymyri eshte zevendesuar nga petullat dhe eshte shtuar papastertia, zhurmat vulgare (agresioni akustik i quajtur tallava), zhvatja e prones, tangerlliku, dhe halabaket e vetequajtur biznesmene, pushtetare apo politikane. Shkurt, mjerimi ka prekur trurin e vogel.
Bravo Andrea, shkrim tërheqës dhe i angazhuar! Ke ditur që problemit t’i qasesh artistikisht, dhe kjo e bën lexuesin më të interesuar që ta lexojë shkrimin deri në fund.
Nuk e kuptoj se perse merreni ju me gjera kaq te vogla!
Doni te na ktheni prap komunizmin ku nenat conin femijet ne cerdhe,kopshte,shkolla,kampe verore,cdo lagje e fshat kishte fusha futbolli,lulishte,fusha basketbolli e volejbolli,ne plazhe shkohej me tren, ne rere nuk kishte zhezlonge,bile as i njihnim fare se rera ishte e paster etj
Ne plazhe kishte wc publike dhe njerezit nuk kryenin nevojat ne det!
Vertet nuk hanim ne restorante,por ushqimi qe merrnim me vehte si speca te mbushur,qofte,sallam,veze te ziera,shalqi,domate e kastraveca ,djath,hudhra e qepe te njoma,dikush edhe ndonje pule te pjekur,birra te ftohta etj te gjitha bio!
Sot nuk marrim asgje me vete,se ka plot restorante me 7-8 yje qe servirin peshk te ngrire argjentinas 10 vjecare pa koka ku supa e sotme shitet neser!
Shkoni ne Durres dhe shikoni kosovaret e varfer (se boset e tyre shkojne ne jug me vetura),qe mblidhen 10-15 vete ne nje dhome me qera,qe hane dreken ne buze te detit,ku mbizoteron shqlqini,domatja e kastraveci,qe asnje nuk jane bio!
Megjithate sot kemi tangerllik se kemi te drejten te shajme,te rrihemi,te vrasim,te perdhunojme dhe shteti hesht se fajtori iken ne drejtim te paditur!
Plazhi tani nuk eshte pasuri e shqiptareve,por e mafies ne pushtet qe e jep reren me qera!
.
O bythqim komunist, po cfare jane keto budalliqe qe flet o morraxhi???
Po nje nga arsyet qe nuk jemi sic dihet sot eshte edhe ish sistemi komunist.
Sepse shume nga keta plehra, qe jane sot ne krye, jane produkt i atij sistemi.
Cfare xerdhesh e kpotesh na tregon o hajvan, kur femijet vuanin per buke??
Cfare ushqime bio na tregon me spec e gjiz, e domate, kur njerezit merrnin tollona??
Edhe nuk eshte e vertete fare qe peshku qeka nga Argjentina dhe shumica e ushqimeve nuk jane bio.
Peshku dhe shumica e produkteve ushqimore ne shqiperi, zarzavate dhe fruta jane shqiptare dhe bio.
E mbylle me humor dhe me bere te qesh.Probllemi fillon nga arsimi…kjo ishte dhe kry-kerkesa e shqiptarve per qeverrisjen ” pa tepsi”.
Ky Rama,gjasme e tha e e stertha arsimin…por nga mut e ka bere pusete muti.
P.S
Sesi vete ne plazhin e durrsit e pret te kalosh mire?! vetem te kesh mbyllur pakete turistike nga zyra me genjeshtare ne bote mund te justifikoje vendimin tend
Vertete nje shkrim virtuoz.
Shume realist,teper I ndjeshem dhe mbi te gjitha pasqyre e mjerimit njerzor ne keto vite te ashtuquajtura demokraci.
Mjere populli dhe femijet e tij ku jane katandisur.
Femijet eshte e ardhmja e shoqerise.A e shikoni more politikane edepses te ardhmen e popullit?
Keto jane krime makabre.Si mundet Ky popull t’i kaperdije keto monstruozitete.
Femijet me buze qumshti,me duart e vogla e te njoma,te ropatet tere diten me diell per te fituar ato pak para per te ndihmuar familjen e me ne fund te dergjet i lodhur e ta zero gjumi edhe pa ngrene.
A jeni njerez more maskarenj qe i thoni vehtes perfaqesues te popullit.Ku po e coni kete popull dhe keta femijet kerthinj te njome,qe presin cdo dite te nxjerin ndonje lek,nen djellin pervelues,qe i than cdo dite lekure ne njome e buzet qumeshtore?
Turp me te madh nuk besoj te kete per kete vend me bastarde politikane,qe zgerdhihen ne kafenete e restorantet e shtrenjta,te cilat jane kthyer ne “Molle e ndalume” per popullin e varfer dhe femijet e tij migjenian.
Nje artikull qe te gjithe kemi nevoje. Duke lexuar artikullin, mu kujtua nje poezi e poetit lirik me te madh Shqiptar, Frederik Rreshpja. Ushtari i vjeter :
Pashe femijet ne rruge. te qeshur,
te bukur dhe delikat si vazot e cmuara,
ku nenat fshehin endrrat e tyre.
Me pan dhe u trishtuan. E kuptuan,
qe un nuk kam qene kurre femije.
Ka me mijëra në Shqipëri që ushqehen me mjaltin e këtyre shitësve të mitur dhe askush nuk ēshtë helmuar Andrea , perkundrazi Janë majmur si derrkucë.
Bukur, bukur, por do te ndalem ne perdorimin e nje fjale qe, ndoshta, nuk ua dime kuptimin: “i kerkova te benim qepalla” – por, jo, zoti Andrea, nuk eshte “qepalla” e syrit. Duhej shkruar, bile ne thonjeza: “qe palla!” (mire do te ishte edhe me pikeçuditese), sepse tregon perplasjen e dy pellembeve midis dy personave kur jane dakord apo pergezohen per ndonje gje.
Reportazh i goditur Andre
Shkrimi eshte shume i bukur nga ana ideore dhe artistike. Une do te deshiroja te ishte ashtu sic e deshiron dhe e rekomandon autori. Por ju z. Andrea dhe disa komentues te tjere harrojne se ne jemi ne kapitalizem dhe shteti kapitalist te cilit ju i drejtoheni per ta ndryshuar kete gjendje mjerane te shume femijeve, ka si objektiv te tij paresor tu sherbej atyre njerezve qe perbejne klasen e pasur, t’i ruaj ata , t’i inkurajoj, t’i ndihmoj e tjere se eshte shteti i tyre dhe jo i atyre femijeve dhe mijra familjeve te tjera me kushte jo te mira ekonomike. Nuk eshte detyra e shtetit shqiptar ajo. Shteti shqiptar eshte i njellojte me te gjitha shtetet e tjera te cilat kane te njejtin problem si tek ne, bile akoma me keq se tek ne. Besome mua se une jetoj jashte per afersisht 20 vjet dhe e njoh kete problem. Thirrja juaj per te zgjidhur kete fenomen te shemtuar te shoqerise eshte shume e drejte dhe humane, por eshte utopi. Mos prisni nga shteti kapitalist ta bej ate. Mos i ngarkoni shtetaret me pergjegjesi per kete se ata nuk perfaqesojne popullin por vetem nje pjese te tij, ate qe eshte kaluar. Kerkojani asaj kete, por mendoj se do te ngeleni te zhgenjyer mbasi ata kane vetem nje ligj mbi koke, ligjin e fitimit maksimal, prandaj ata s’kane nder mend te shpenzojne per ata femijet tuaj te mjere qe flisni ju aq bukur. Pershendetje!
Andrea, eshte e vertete qe ka femije te vegjel qe ropaten per te nxjerr buken e gojes ne Shqiperi, por ki parasysh 2 fakte, qe duhet ti thuash:
1) Raporti i ” Save the Children” ka marr parasysh shume femije jevgjit apo rome ne vendin tone, qe nuk jane shqiprare, dhe per te cilet shqiptaret nuk kane pergjegjesi, dhe e them seriozisht kete gje. Gjendja e tyre nuk rregullohet, ne nuk u kemi asnje borxh, dhe duhet thene qarte kjo gje.
2) Une nuk e di nga e ke nxjerr kete shifer, per 50,000 femije qe punojne ne Shqiperi, por edhe nese eshte afer se vertetes, ki parasysh se perseri shumica rome jane.
Une ketij djalit te vogel qe takove i uroj fat, dhe shpresoj qe Zoti ta ndihmoje, dhe ta bejte te behet nje njeri me i mire.
Kur familja ka nevoje, edhe femija do punoje Andrea, me mire te punoje se te merret me pislliqe, ai do behet njeri me i mire.