NEGOCIATAT, ministri gjerman: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, nëse vazhdoni reformat gjithçka do bëhet realitet vitin e ardhshëm

22 Korrik 2018, 19:20Politika TEMA
NEGOCIATAT, ministri gjerman: Shqipëria në rrugën e duhur drejt

Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin Bushati, ministri gjerman deklaroi se reformat po ecin shumë mirë, por duhet ende punë për të shkuar drejt hapjes së negociatave.

Më tej ai tha se vettingu deri tani ka qenë procesi i suksesshëm.

Gjithashtu Roth tha se duhet votuar ligji i Magjistraturës për të hapur rrugën emërimeve të reja që janë lënë bosh nga vettingu.

Kam ardhur të përgëzojë Shqipërinë për sukseset e saj dhe është në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përherë të parë ka marrë një përgjigje pozitë nga Komisioni Evropian. Nëse gjithçka ecën në këtë mënyrë, gjithçka do të bëhet realitet vitin e ardhshëm.

Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për krijimin e një shteti i ligjor dhe një drejtësi të mirë por dhe në luftën kundër korrupsionit. Me procesin e vettingut Shqipëria po ecën shumë mirë dhe ka  treguar që ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani që shumë gjykatës dhe prokuror janë shkëputur nga drejtësia tregon seriozitetin e qeverisë për këtë proces. Këto reforma duhet të ndiqen në mënyrë konsekuente, do duhej që të kishte vendosmëri në këto reforma.

Nëse përmes një procesi të ndershëm atëherë do duhet që të kemi gjykatës të rinj për të mbushur këto boshllëqe që ka lënë vettingu. Sepse një proces gjyqësor që nuk funksionon do të ndikonte në fushat e tjera.

Ky proces kërkon një vetëdije dhe përgjegjësi për qeverinë por dhe për opozitën. Unë do t’u drejtojë një apel të gjithë politikanëve që të marrin përgjegjësinë e tyre për të mos rrezikuar rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, tha Roth. (TemA)

1 komente në “NEGOCIATAT, ministri gjerman: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE, nëse vazhdoni reformat gjithçka do bëhet realitet vitin e ardhshëm”

  1. Hosteni says:

    Ne thame te hynim keshtu, pa reforma. Po te kishim reformen ne drejtesi, hajdutet ne burg…nuk na duhet gje Europa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje