VIDEO: Zemërimi i natyrës, ja momenti kur shembet një ndërtesë në Stamboll

24 Korrik 2018, 13:35Bota TEMA

Një ndërtesë katërkatëshe në lagjen Beyoğlu të Stambollit është shembur dy orë pas evakuimit si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Sipas të dhënave të siguruara, ekipet e zjarrfikësit dhe ato shëndetësore janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet policore kanë mbyllur qarkullimin dhe kanë marrë masa të sigurisë në zonën përreth.

Autoritetet kanë zbrazur edhe apartamentet përreth në kuadër të masave parandaluese, duke ndërprerë linjat e rrymës elektrike, ujit dhe gazit natyror.(AA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje