Zjarret në Greqi, Bushati mesazh ngushëllimi: Jemi pranë jush, vetëm një shtetas shqiptar i lënduar

24 Korrik 2018, 15:15Rajoni TEMA

Kryediplomati shqiptar ka reaguar sot në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Greqinë.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale, Ditmir Bushati shkruan se nga raportimet zyrtare bëhet fjalë për një shqiptar të plagosur.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm ngushëllon shtetin fqinj, teksa publikon edhe numrin e Ambasadës në Athinë për çdo nevojë.

Postimi i Bushatit:

Në këtë moment të vështirë ne jemi pranë fqinjit tonë, Greqisë dhe shprehim ngushëllimet tona për familjarët e viktimave.

I urojmë shërim të shpejtë të prekurve nga kjo tragjedi.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe qytetarët shqiptarë të zonave të prekura.

Deri në këto momente raportohet vetëm një shtetas shqiptar që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Për çdo nevojë qytetarët t’i drejtohen Ambasadës në Athinë në nr. +30 6941658183.

2 komente në “Zjarret në Greqi, Bushati mesazh ngushëllimi: Jemi pranë jush, vetëm një shtetas shqiptar i lënduar”

  1. 17nentori says:

    Ama ambasade shteti me numer celulari!!!
    Sa shume kurseni per nje numer te hajrit!

  2. says:

    Fishekzjarre sonte në Tiranë për të festuar stinën e verës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje