Këshilltarët e PD-së braktisin mbledhjen, Veliaj: Ata vijnë vetëm për të marrë rrogën

26 Korrik 2018, 12:12Sociale TEMA

Kryeatri i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka përshëndetur peticionin e artistëve të cilët i kërkojnë Presidentit Meta të japë “OK” për ndërtimin e Teatrit të ri.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Veliaj ka thënë se nuk është i habitur nga këshilltarët e PD-së, të cilët braktisën mbledhjen dhe u larguan, dhe u kujtoi se selia e partisë së tyre, është marrë me një VKM të qeverisë Berisha mbi një pronë publike. “PD vodhi me VKM SHQUPIN”

“Po hyjmë në një fazë destruktive para zgjedhjeve. Më thoni çfarë pune bëni që të bëj. Vini vetëm për të marrë lekët. S’bëni asnjë punë. Mirë mo ndiqeni të gjithë Lulin, por e dini të gjithë se ku do përfundojë kjo histori. 

Jam i vendosur që të ecim përpara me Teatrin. Sapo më kanë informuar që të gjithë artistët kanë firmosur një peticion. Ne po i marrim kësht: Kemi 200 metra tokë këtu, na jepni 300 metra kopsht këtu, 2000 metra shkollë atje. Luli një kalama i papjekur. Arkitekti që qyteti i Neë York i ka besuar të gjithë parqet, komisariatin e Policisë të Neë Yorkut. 

Si mund të jetë kaq kalama kryetari i PD-së, që thotë ‘non grata’ për arktitektin e Teatrit të Ri. 

Dy shkolla në Tiranë kanë marrë emrat e dy artistëve, njëra prej tyre të Drita Pelingut”, tha Veliaj.

1 komente në “Këshilltarët e PD-së braktisin mbledhjen, Veliaj: Ata vijnë vetëm për të marrë rrogën”

  1. shvejku says:

    Ke hequr emrat e dy deshmoreve te atdheut dhe ke vene emrat e du aktoreve qe as nje gervishje nuk dhane per vendin!
    Nje ndryshim i tille tregon frymen anti shqiptareve te Rames dhe sahanlepiresit te tij Veliaj!
    Teatrit te ri i vini emrin e Ver Llapes se e meriton!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje