Fati i Teatrit Kombëtar, Gjergj Bojaxhi dhe Afrim Krasniqi takohen me Romana Vlahutin: Brukseli po e ndjek me vëmendje

25 Korrik 2018, 13:27Sociale TEMA

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka njoftuar se sot u takua me ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

Sipas komunikatës zyrtare të pranishëm në takim ishin Gjergj Bojaxhiu dhe Afrim Krasniqi të cilët shprehën qëndrimin e për ruajtjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë, mësohet se ata kanë marrë garancinë nga diplomatia e lartë se Brkuseli po e ndjek me vëmendje çështjen dhe se në ditët në vijim do të ketë një qëndrim zyrtar.

“Një përfaqësi e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore u takua sot me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, znj. Romana Vlahutin dhe z. Mario Mariani, drejtues i Departamentit të Bashkëpunimit, për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.

 Z. Gjergj Bojaxhi dhe z. Afrim Krasniqi shprehën qëndrimin e Forumit për ruajtjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar si dhe kërkuan angazhimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian për të siguruar transparencë mbi veprimet ligjore në këtë drejtim.

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian në Tiranë falenderoi Forumin për kontributin e dhënë për këtë çështje si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë në përgjithësi.

 

4 komente në “Fati i Teatrit Kombëtar, Gjergj Bojaxhi dhe Afrim Krasniqi takohen me Romana Vlahutin: Brukseli po e ndjek me vëmendje”

  1. Frok Martini says:

    Po kete the lodhurin bojaxhi qe I ka dale me kohe boja per cfare e permendni, ky eshte kokra e budallait hajdut.

  2. Ylli says:

    Bruxeli di rrise cmimine PPP nga 200 milion fitim ne 250 milion fitim.

  3. Flutura says:

    …Mileti qeshet …
    …dhe bota tallet.
    Idiote te kompletuar. Cfare marrezish degjon njeriu ne jete. Nje popull qe e stermundojne te tille njerez alias “ajke e kombit” . Halabaket e kombit.

  4. eh, ç'me gjeti! says:

    Nga financohet Bojaxhiu? Me vjen keq per ate Aleksandrin se e kam njohe per burre te mire, por dhe Vjolanda Shehun, e bija e Shemes, pa ky qenka fare fyell. Po ç’pune ka Europa me teatrin; eshte njesoj si te ngrihet Bojaxhiu e te me vije mua ne shtepi dhe te me jame urdhera se çfare do bej me te. keta po lajthisin para se te plaken! fatkeqesi per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje