Franca, Spanja dhe Portugalia lidhin rrjetet nën-ujore të energjisë elektrike

28 Korrik 2018, 07:15Bota TEMA

Franca, Spanja dhe Portugalia vendosën sot për ndërtimin e një linjë të re nën-ujore për të lidhur rrjetet e tyre elektrike dhe për të shmangur izolimin e Gadishullit Iberik në fushën e energjisë elektrike.

Udhëheqësit e tre vendeve u mblodhën në Lisbonë, mjaft entuziastë për nënshkrimin, në vazhdën e samitit të tyre, të marrëveshjes për financimin e këtij projekit të linjës së tensionit të lartë që do të lidhë Francën me Spanjën poshtë Gjirit të Biskajës.

Kryeministri portugez, Antonio Costa u shpreh se ky është “një hap shumë i rëndësishëm’’ dhe se një grup pune do të vazhdojë të punojë për ndërlidhje të reja në fushën e energjisë elektrike dhe gazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje