Sulm me armë në New Orleans, tre të vdekur dhe disa të plagosur

29 Korrik 2018, 11:10Bota TEMA

New Orleansi u trondit nga një sulm i armatosur mbrëmjen e të shtunës, ku dy persona të armatosur qëlluan ndaj njerëzve që ndodheshin në rrugë.

“New Orleans nuk ka vend për këtë lloj dhune. Flas në emër të qytetit dhe theksoj se jemi të lodhur dhe zemëruar nga raste të tilla, që kanë qenë më shumë se sa duhet”, shkroi në Twitter kryebashkiakja e New Orleansit, LaToya Cantrell.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje