Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se së shpejti do të dalë më idetë e tija për zgjidhjen e problemit me Republikën e Kosovës.
“Unë prezantoj interesat e Serbisë” ka thënë Vuçiç shkruan mediat serbe Danas.
Sa i përket qëndrimit të Kishës Serbe, Vuçiç ka thënë se shteti është i ndarë nga kisha, mëgjithatë thotë se nuk do t’ia ndalojë asnjëherë atyre që të shprehin opinionin e tyre.
Ai më pas ka sulmuar ish- ministrin e jashtëm të Serbisë Vuk Jeremic.
” Le ta shohin qytetarët vetë që këta ekspertë na sollën deri këtu që të kemi kufi në Jarinjë e Bërnjak” ka thënë ai. Më pas Vuçiç ka thënë se “nuk ka për ne zgjidhje të mirë sikur që nuk ka pasur në Krajinë.
“Më mirë të merremi me të ardhmen e Serbisë se sa të mos fitojme asgjë”.
Viktimizmi serb vazhdon si gjithmon, fajin e kane te tjeret edhe pse serbet ishin fajtore per lufterat ballkanike dhe gjenocidet mbi popullsite civile!