Politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic, ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra siç ai i quan të çmendura.
Përmend faktin se serbëve u pengon se shqiptarët e bëjnë shqiponjën, shkruan Bota Sot.
Ai në një intervistë në televizionin N1 ka bërë edhe vet shqiponjën dykrenore të shqiptarëve, duke thënë se kjo u pengon serbëve dhe kjo është çmenduri.
Jovanovic ka thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte, pasi për shqiptarët është një simbol kombëtar, sikurse për serbët që janë tre gishtat.
Jovanovic ka nisur një iniciativë në Serbi, për të krijuar një koalicion, të cilin ai po e quan ‘Koalicioni i Paqes’, përmes të cilit do të kërkohet arritja e një marrëveshje paqësore në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila sipas tij, do t’i hapte perspektivë vendit.
Ai edhe pse nuk është pjesë e pushtetit ka thënë se nuk sheh shpresë te opozita aktuale. Madje sipas tij, Aleksandar Vucic, është më modern se ata.
Jovanovic ka thënë se takimi në mes të Vucicit dhe Thacit në shtator në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe sipas tij, është shumë e qartë se vet jeta po imponon zgjidhjen e agonisë së Kosovës, siç e ka quajtur ai.
Sipas tij, është shansi i fundit që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, dhe për të dy vendet të hapin një perspektivë ndryshe nga ajo e viteve të nëntëdhjeta.
Bravo qënka njeri i mënçur.
Ky fliste në favor të shqiptarëve, në Serbi, në atë kohë kur të gëlltiste nata. Duhet t´i jemi mirënjohës.
Personalisht kam respekt për këtë trim e politikan inteligjent.
Ka dhe ne Serbi njerez normale por cti besh qe jane pakice.
Mos flisni kot, muhabete kafenesh.
A nuk ishin gjermanët që bene dy luftera botërore gjate shekullit te kaluar dhe prodhuan nazizmin? Pse per Gjermanët nuk thoni gjë. Apo se jeni tifozë me gjermanët ne futboll? Kalamaj.
Edhe serbet popull Jane, si puna jone. Nee kemi 100 vjet shtet, dhe 100 vjet kemi prodhuar politikane debila, hajduter, hallduper, diktatore si Hoxha, mashtrues si Meta, kurva si Kryemadhi, kriminele si Berisha, Lolo si Lul Basha, dhe pordhacë si Rama.
Kemi prodhuar drejtesine me te shtrember ne bote. Si popull nee jemi gati te korruptojme edhe doktorin apo gjykatesin me te ndershëm, duke u futur leke ne xhep. Jemi gati t’u japim kalamajve diploma fallco, dhe pastaj paturpesisht t’u gjejme vende pune me mik.
Jemi gati te shesim voten, fene, parimet morale, madje disa nga ne she’s in edhe copera nga Shqipëria per perfitime personale.
Atehere? Ne qenkemi populli me I keq ne bote? Çfare kane serbet me keq nga ne? Me keq nga ne nuk Kane asgje, por bejini nje pyetje vetes:
Çfare kane serbet me mire nga ne?
Dhe pergjigju me ndershmeri. Jo mua, se nuk ka rendesi. Pergjigju vetes tende, por mos e genje, se Po genjeve veten, i ke humbur te tera vlerat.
Nuk Po te drejtohem ty personalisht, se nuk te njoh fare. Por e kam me re gjithë pseudo-patriotet që shajne serbet dhe greket, per t’u dukur patriote, pir pastaj perqafojne edhe fene e dreqit, mohojne prejardhjen, perdorin edhe pasaporte greke ose italjane per te emigruar, dhe nuk duan tja shohin me bojen Shqipërisë.
Dhe na e Kane fajin serbet ose greket. Ata Jane ne rregull. Gjejne shesh dhe bejnë pershesh. Si ai burri, që merr gruan kurve, dhe pastaj ja kane fajin burrat e botes qe i vijne nga pas gruas. Po ta kesh familjen tende ne rregull, nuk te shkerdhen dot komshiu.
Politikanet e Kosoves e treguan veten qe Jane shqipetare. Po zihen si qente. Apo edhe per kete e ka fajin serbi.
Hidhni syte nga parlamenti yne. Me kete parlament që kemi zgjedhur vete me votat tona, nuk kemi as goje as bythe te shajme asnje popull tjeter. Kur je I zhytur vete ne mut, nuk mund t’i thuash tjetrit “sa i dhjere që je”.
Nje nder te vetmit njeri normal ne ate vend barbaresh!
Nje BRAVO te madhe per Cedomir Jovanovic, ka ardhur koha qe te dy vendet, ose me mire te tre, Serbi, Kosove,Shqiperi te shikojne perpara, duhet sa me shpejt te ndryshoje politika. I duhet dhene hapesire rinise te krijojne lidhje te reja dhe bashkepunim miqesor me te gjitha vendet e Ballkanit. Vetem me miqesi dhe bashkepunim te mire mes popujve rritet mireqenia