Familjet e viktimave nga zjarri në Athinë, ngrejnë padi kundër autoriteteve greke

2 Gusht 2018, 07:30Rajoni TEMA

Ka ardhur edhe padia e parë që është ngritur kundër autoriteteve duke i fajësuar ata për humbjen e jetës e të afërmve të tyre në zjarret katastrofike në Mati të Greqisë, pasi qeveria paraqiti legjislacionin që përshkruante lehtësim financiar për viktimat.

Të afërmit e viktimave që humbën jetën 10 ditë më parë, paraqitën padinë në zyrën e prokurorit publik në mes të kritikave në rritje lidhur me reagimin ndaj katastrofës.

E nxitur nga erërat e forta, ferri i flakëve la më shumë se 91 të vdekur, në zonën e Matit, në lindje të Athinës .

Të gjithë ata që janë përgjegjës për parandalimin e zjarreve, shuarjen e tyre dhe sigurinë e njerëzve duhet të dënohen”, tha avokati që bëri padinë, Antonis Foussas. “Ata përfshijnë kreun e agjencisë për mbrojtjen civile, guvernatorin e Attikës, kryetarin e Maratonës dhe policinë dhe shërbimin e zjarrit”.

Të afërmit e viktimave i bëjnë thirrje autoriteteve që të ndiqen penalisht të gjithë përgjegjësit për zjarrin që shkaktoi dëme të mëdha njerëzore por edhe materiale.

Veprimi, i paraqitur nga familja e dy viktimave, pritet të nxjerrë një valë ankesash të ngjashme në javët e ardhshme.

Në tekstin e padisë theksohet se autoritetet janë përgjegjës për akuza penale si vrasje pa paramendim, lëndime trupore, ekspozim që çoi në vdekje dhe zjarrvënie në atë që ata e quajnë një “katastrofë biblike”.

Gjithnjë e më shumë, kritika është ngritur në mungesën e paaftësisë së aparatit shtetëror dhe operacionit të shpëtimit.

Të paktën 25 njerëz mungojnë ende dhe mbetjet e disa të tjerëve ende nuk janë identifikuar. Mendohet se janë plagosur më shumë se 180 persona.

Kryeministri i ngarkuar i Greqisë, Alexis Tsipras, i cili ka bërë vizitën e tij të parë në Mati të hënën, ka marrë përgjegjësinë politike për tragjedinë, por as kjo, as përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar kompensimin, janë hedhur poshtë duke vazhduar me kritikat. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje