VIDEO: Shpërndarësi i picave surprizon familjen me talentin e tij në piano

3 Gusht 2018, 09:57Lifestyle TEMA

Një shpërndarës picash solli më shumë se një picë në një familje në Michigan teksa u ul në piano dhe filloi të luante për ata një pjesë të Bethovenit. 

Julie Varchetti tha se burri i saj, Paul, porositi pica për fëmijët e tyre dhe kur shpërndarësi, 18 vjeçari Bryce Dudal, pa pianon e tyre në shtëpi, i pyeti nëse mund të luante në të. 

Paul e ftoi atë brenda dhe e pyeti nëse ai dinte të luante në piano.  

Djaloshi iu përgjigj me një performancë të shkëlqyer që e la familjen pa fjalë. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Shpërndarësi i picave surprizon familjen me talentin e tij në piano”

  1. like says:

    Diçitura: “me mire injorant por i pasur, sesa i studiuar por per te shperndare pica?? (happy pig, or sad Socratess??)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje