Rrëfimi i Skënder Dumja-s për amerikanët: I varrosën për së gjalli në kanal në Vloçisht, i pashë me sytë e mi...

6 Gusht 2018, 09:00Politika TEMA
Rrëfimi i Skënder Dumja-s për amerikanët: I varrosën

“Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varroseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj Luli, Ali Elezi dhe të tjerë…”

Në një raport të Qeverisë amerikanë të vitit 1955 dërguar në OKB, mbi punën e detyrueshme në Shqipëri dhe kushtet e tmerrshme në kampet burgje të asaj periudhe, jepen veç të tjerash edhe shumë dëshmi të forta të njerëzve që kishin mundur të arratiseshin nga këto kampe dhe kishin mundur të dilnin jashtë Shqipërisë.

Ndër ta ishte edhe Skënder Dumja i cituar në këtë raport si më poshtë:

“Midis dekllarimeve të kategoris parë reth Kolonive penale është ajo e dhënë nga Skënder Dumja, i cili kaloj pesë vjet në këto kampe para ikjes së tij për Greqi në Prill 1951.

Simbas Dumes (2) deri n’atë datë kishte 10 burgje politike në Shqipëri në të cilat nja 10.000 njerëz jetonin në Konditat më tmeronjëse. Torturat e tyre dhe trajtimi çnjerëzor ishin përshkruar si të pa-besushme.

Vetë Dumja shërbeu në dy kolonitë penale: në “Kampin e Vdekjes” të katundit Vloçisht afër Korçës, ku nga 1.200 persona, kryesisht njerës të ligjit, doktorë, studentë, ish oficera të naltë, ish nënpunës, klerikë katolikë e Myslimanë dhe tregëtarë, dhe në kampin e Bedenit në Kavajë.

Të burgosurit në kampin e parë punonin në projektin e reklamuar të Maliqit, ndërsa ata të tjerët punonin kanalin kullues Peqin-Kavajë.

Në “Kampin e vdekjes” në Vloçisht të burgosurit zgjoheshin n’ora 3,30 dhe fillonin punën në Kanal n’ora 6,00, këtheheshin në kamp n’ora 8 pas dite.

Disa nga shokët që ishin shumë të sëmurë për punë aktualisht varoseshin të gjallë në kanal, midis këtyre ishin Prifti Josif Mihali, Kryetari i Kishës unite (katolike) në Korçë, N/Koloneli Sulejman Vuçiterni, një hoxhë i quajtur Qazim Melçani, n/Kolonel Tefik Hoxha, Riza Qako, Jaçe Zleusha, Luigj LuliAli Elezi dhe të tjerë. Për arsye të një thyerje rregulli, një student u lidh nga roja i burgut në një kollonë dhe u la aty për 72 orë…

Burimi: AQSH, F.14, d.176, v.195

5 komente në “Rrëfimi i Skënder Dumja-s për amerikanët: I varrosën për së gjalli në kanal në Vloçisht, i pashë me sytë e mi…”

  1. Alboz934 says:

    O ti Skender Damllaja ti i paske spiunu ata qe kan vdek (qe ti si trimqe qeke ) pa shiko se perveçse i ke spiunuar mund ti kesh vrare ti prandaj ato sigurimsat te paskan shperblyer duke te nxjerr nga kampi e duke te çuar ne Greqi , per mendimin tim eshte dash ty me ta dhene nje plum kokes .

  2. ish i persekutuar says:

    Isha dhe une aty i varrosur ne balte, po arrita te dal me not ne bregun tjeter dhe sot jam president i shoqates se notareve ne lluce, kam edhe medalje kampioni!

  3. Timi says:

    Pellazget dhe iliret ta bejne kete pune?!Jo ska mundesi ne jemi rrace ariane.

    1. yyp Xhixhi says:

      Ti Timi je race carash ne fakt, duket nga emri hahahahahaaaaaaa

    2. moni says:

      Faktikisht o Timo, ata qe projektuan kampet famekeqe te shfarosjes me dhoma gazi dhe krematore, ariane e mbanin veten. Mund t’i vizitosh ato kampe edhe sot ne shume vende te Europes Qendrore. Meqe autori i kesaj pacavures pretendon se trajtime cnjerezore paskan ndodhur vetem ne Shqiperi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje