Berisha i përgjigjet akuzave: E theva embargon me Serbinë sepse Kosova s'kishte naftë. Adem Jashari s'është arrestuar kurrë në Shqipëri

7 Gusht 2018, 21:29Politika TEMA

Sali Berisha i është përgjigjur disa prej akuzave që i janë bërë ndër vite, si thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë dhe arrestimi i disa luftëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia përsëriti së fundmi këto akuza Berishës, teksa u përplasën për çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Berisha tha se asnjë luftëtar i UÇK-së nuk është arrestuar në Shqipëri, ndërsa u shpreh se e ka kundërshtuar embargon e naftës pasi dëmtoi rëndë Kosovën, por megjithatë tha se e ka zbatuar.

Deklarata e Berishës për TV Dukagjini:

Në vitin 1992 kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetra dhe qindra ushtarë të UÇK-së. Midis të tjerëve nga ata që kam takuar është i dokumentuar edhe komandanti legjendë Adem Jashari. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprimeve kundër serbëve në Kosovë, janë përcjellë deri në kufi.

Një rast ka qenë Zahir Pajaziti, i cili kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit. Mund ta kapnin, mund edhe të mos e kishin kapur. Njoftuam në Kosovë dhe i thanë që ta lënë të lirë. Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Është e tëra trillim i atyre që janë arrestuar, për motive krejt të tjera.

Nëse Hashim Thaçi është ankuar për mua në 2009, është ankuar për të mbuluar problemet e tij. Unë kurrë nuk bëj mbledhje dhe tratativa të fshehta. Mund të jetë ankuar 100 herë, s’ka asnjë vlerë për mua.

Për embargon ka dokumenta ndërkombëtare. Ato thonë 96% të naftës së Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania, 4% shkon nga vendet e tjera.

Tani ata tanket i kishin plot, Kosova s’kishte naftë, çmimi aty shkoi në stratosferë. Unë publikisht kundërshtoja embargon, por e zbatoja embargon. Mund të ketë patur raste kontrabande, këtë nuk e mohoj.

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës. Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

Në vitet 92 – 97’, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj…

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

Ermal Panduri: I kanë të ndara të gjitha këto. Vetëm Qështja e Embargos me Jugosllavine.

Sali Berisha: Së pari është UCK. Në vitin 1992, kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhejtra e qindra luftëtarë të UCK, që të gjithë nën kujdesin dhe ombrellën e Qeverisë së Kosoves, presidentit Ibrahim Rugova  dhe kryeminsitrit Bujar Bukoshi, që kishin ministër mbrojte, shef shërbiesh të fshehta. Midis të tjerëve, nga ata që kam takuar, është i dokumentuar, edhe komandanti Adem Jashari në kohë ai nuk ishte një legjendë sic është sot. Pra ata janë armatosur, stërvitur  në Shqipëri,  gjë e cila përbmënt njëproblem. Së dyti, gjatë  gjithë atyre viteve,  të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprime kundër serbëve në Kosovë janë ndihmuar, janë  përcjellë gjer në kufi. Një rast i vetëm ka qenë  rasti i Zahir Pajazitit, i cili pa njoftuar kërkënd kishte marrë një thes me  armë  dhe e kapin rojet e kufirit në Has, e ndalojnë, e arrestojnë dhe sa merret vesh pytetet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet thonë që të lirohet dhe u çlirua. Ansnjë proces gjyqësor nuk ekziston ndaj asnjë luftëtari të UCK në territorin e Shqipërisë.

Ermal Panduri: Është arrestuar Adem Jashari?

Sali Berisha: Absolutisht jo kurrë, kurrë  ndonjëherë. Është ë tëra trillim i atyre që janë arrestuar për motive të tjera.

Ermal Panduri: Është arrestuar Hashim Thaqi? 

Sali Berisha: Nuk kam parasysh këtë. Shiko, për një gjë të siguroj, asnjë shqiptar i Kosovës në këtë vend nuk është arrestuar dhe nuk mund të arrestohet për veprimtari të UCK, për veprimtari clirimtare të Kosovës, kjo  kurrën e kurrës. Për të tjera, nqs ti shkon në diskotekë ta zëmë, nuk është rasti por po e maar si shembull, dhe bënë grushta e tjera tjera, aty rendi është rend, por për veprimtari politike asnjë kurrë.

Ermal Panduri: Zoti Berisha…

Sali Berisha: Kjo është e kuzhinës së Enver Hoxhes …kjo është një fabrikim i kuzhinës së Enver Hoxhes..

Ermal Panduri: Unë po e kuptoj që nuk dëshironi të lëshoheni në komente, megjithatë në 13.., megjithatë, për korrektësi në 13 gusht të vitit 2009, atëherë kryeministri Thaci I ankohej zevendës ambasadorit amerikan, dokumente të Ëikileaks-it të publikuara, thotë që Berisha po na përzihet në punët tona të brendshme, pengojeni që të mos na përzihet.

Sali Berisha: Po, është e vërtetë që janë, po unë Uikileksin nuk e marr shumë për bazë sepse e vërteta është që ai mblidhte

Ermal Panduri: janë dokumente zyrtare.

Sali Berisha: Tani të them një gjë, unë kam konstatuar që ai ambasadori mblidhte cdo gjë nga gazetat edhe i çonte si lajme të mirëfillta, të jem i sinqertë me ju

Ermal Panduri… nëse i ankohet drejtpërdrejt, se ktu flitet për Uikileaksin, kështu që I ankohet

Sali Berisha: Por në qoftë se është ankuar, absolutisht është ankuar për të mbuluar problemet e tij, sepse Sali Berisha,… Shiko cilido që e njeh Sali Berishën ka një mënyrë dhe vetëm një veprim, i bëj gjërat publike. Unë shprehem publikisht, kjo ështe gjithcka, kurrë nuk bëj mbledhje të fshehta, kurrë nuk bëj tentativa të fshehta, unë gjithcka e kam publike dhe për mua kjo m’ka funksionuar, nuk them prandaj se sa është ankuar në 2009 , mund të jetë ankuar 100 here, ska asnjë vlerë kjo për mua. Se më the që spo t’përgjigjem për embargon.. por ka dokumenta ndërkombëtare që cilido që nuk do të shpifë për Shqipërinë shkon dhe i lexon… Dokumentat ndërkombëtare thonë se 96 % e naftës Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania.

Ermal Panduri: Nga Rumania.

Sali Berisha: nga Rumania dhe nga dikush tjetër, jo Danubi, jo Rumania e kto jo tjerat. Tani cila ishte embargo, embargo ishte ndëshkimi më i madh për Kosovën, se në Serbi nuk vuanin për naftë ata edhe tanket i kishin plot, edhe traktorët i kishin plot. Kosova s’kishte naftë, gjysma e Kosovës, 2/3 e tokave të Kosovës mbeten djerrë, edhe kanë vazhduar të mbeten djerrë edhe disa vite mbas clirimit të saj sepse cmimi i naftës shkoi në stratosferë.

Unë publikisht  kundërshtoja embargon por në të vertëtë unë zbatoja embargon, pra në qoftë se thosha nuk jam dakord me embargon e naftës edhe në OKB, unë prapë zbatoja se embargoja ishte ligji ndërkombëtar, dhe cfarë mund të ketë patur? Mund të ketë patur raste pkontrabande, këtë nuk e përjashtoj kurrë sepse cdo shtet mund të ketë …

Ermal Panduri: Keni pasur një takim me Bullatoviqin në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Sali Berisha: Po

Ermal Panduri: Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti,  erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Ermal Panduri: Nuk kërkuan naftë?

Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviqi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur  me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

Ermal Panduri: A keni dështu me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hy.. a

Sali Berisha: Tanket… Jo i kapëm ne,

Ermal Panduri: I kapët?

Sali Berisha: I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.

Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës…

Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.

Ermal Panduri: Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën

Sali Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.

Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla.

Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam.

29 komente në “Berisha i përgjigjet akuzave: E theva embargon me Serbinë sepse Kosova s’kishte naftë. Adem Jashari s’është arrestuar kurrë në Shqipëri”

  1. arnauti says:

    bandit! Po Kastratin kush e cii ne Durres?

  2. says:

    Janë sekrete shtetrore që s’duhet të vihet në dijeni askush asnjëherë.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ore gazelesh, ku e pranon qe e ka thyer, pse shtremberon ate qe tha kaq hapur? Thuaj qe genjeu dhe ajo qe tha nuk eshte vertete pasi ne fakt e ka thyer dhe ka qene ne dijeni te trafikut dhe nxirr dhe faktet por jo kshu se e keni bere gazetarine si leter bakalli. kontrabande ka edhe sot me malin e zi, ashtu sic ka kontrabandist qe kerkojne te perfitojne ne cdo kohe nga oportuniteti. Nqs ka nje burre qe ka fakte te dali jo vetem per kete rast po per cdo akuze qe i behet e ta plasin mrena, per gam gam mund te bejme gjithe diten per propagande e per tifozllik.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ore gazelesh, ku e pranon qe e ka thyer, pse shtremberon ate qe tha kaq hapur? Thuaj qe genjeu dhe ajo qe tha nuk eshte vertete pasi ne fakt e ka thyer dhe ka qene ne dijeni te trafikut dhe nxirr dhe faktet por jo kshu se e keni bere gazetarine si leter bakalli. kontrabande ka edhe sot me malin e zi, ashtu sic ka kontrabandist qe kerkojne te perfitojne ne cdo kohe nga oportuniteti. Nqs ka nje burre qe ka fakte te dali jo vetem per kete rast po per cdo akuze qe i behet e ta plasin mrena, per gam gam mund te bejme gjithe diten per propagande e per tifozllik..

  5. arnauti says:

    Sa bandit i poshter qe eshte! Kufiri me Kosoven ishte i mbyllur nga SERBIA si ja u conte naften Kosovareve. Mos i hengsh ato lek gjaku!!

  6. OPGJ says:

    Do besh mire ti perserserises keshtu keto kur te pyese prokyrori gjerman dhe atje te shohesh picken e mizes se deri me sot ke livadhisur se cdo te beje ai pas tyre.Njesoj.si tv.Dukagjini.Me.duket.se.te ka ardhur koha te refehesh mire.tek shtepia pa qira ku ka qendruar.Hysen Shoshori.Ne kete bote lahen te gjitha

  7. Spiuni serb i Vicidolit says:

    Nuk mund te kete njeri me te pa cipe se sa ky plehra serbe e Vicidolit ! Qe Adem Demacin e ka arrestuara kur ishte president, kete e dine te gjith , , edhe femijet , kurse kypalaco , i pa fytyre , e paska “harruar”. Ky duhet varur ne mes te Tiranes ,me zi , se sa Esat Toptani.

  8. KORÇARI says:

    BERISHA njësoj si THAÇI HIPOKRIT, oj Berishë po që e ke thyer embargo e dinë të gjithë, BILE e ka shkruajtur dhe Presidenti i Malit të Zi në biografinë e tij.
    PO FIRMA jote Shqiponja merte Naftë nga Greqia dhe e dërgonte në Mal të Zi dhe që andej në Kosovë në tanket e SËRBISË dhe dallaveret bëheshin më anë të bankave të qipros , SEPSE ATJE i kishte lekët e posta MILLOSHEVIÇI, që më vonë ja hëngri Papadhopuloja dhe e la me gisht në gojë MILLOSHEVIÇIN.
    Berishë botet më NAFTË kalonin 24 orë pa pushim tranzit nga Greqia , BILE dhe ato botet që.mbledhin ujrat e fekaleve u përdorën për transport nafte, s’mbeti bot pa u përdorur në Ersekë, Përmet, Korçë,Pogradec nga firma “Shqiponja” dhe ti thua s’kisha dijeni ??? Atëherë ti s’ja vlen të jesh Politikan në Shqipëri , SEPSE ndërkohë që kryheshin të gjitha këto ti flija gjumë .

  9. shqupisti says:

    Maskara burre, meqense Kosova skishte nafte ti ja dhe naften Sebise qe te shtypte e te vriste Kosoven. Je trafhetari me i madh i Kombit. E per kete ti duhet te japesh llogari.

  10. Dani says:

    Shume para do tu lesh femijve te tu, por dhe shume hasem o Sali.

  11. Jimi says:

    E theva embargon per ti cuar nafte Kosoves, per bujqesine e traktorat!!!!!????? E par e punes, Kosova e dhe sot e kesaj dite nuk ka treguar ndonje interes te vecante per import nafte, jo me ne kohen e luftes me serbin!? Po te kishte nevoje per nafte, rruget per ta furnizuar ate ishin te hapura, ashtu sic i furnizuam me arme, mund ti furnizonim edhe me nafte. Nese vertet pretendon se po furnizonte Kosoven me nafte, kjo ishte rruga e furnizimit, liqeni i Shkodres, Mali i zi, Serbi!? Mos valle ky “Lider i kombit shqiptar” malazezet po na i shet sot si aleate te kosoves ne luften e 99-es kunder serbit ? Kosova ne kulmin e luftes kunder serbit po kerkonte nafte per traktorat e per bujqesi!? Kosovaret ne kete nuk po dinin ku te strehoeshin, pasi jeta e tyre rrezikohej seriozisht, gje qe u pasqyrua gjeresisht ne ne shum ekrane te botes, ky horr thote, se ata kishin nevoje per nafte per bujqesine!!!!!!?????????????? Kesaj i thone: Lere dasmen e shko per shkarpa!?

  12. H says:

    Askush nuk beson asnjë fjalë qe thotë ky “zotëria”. Po gërdeci ka ekzistuar apo e kanë trilluar.

  13. tonia says:

    Si cdo kriminel je genjeshtar!E ben kete per te mbuluar krimet qe ke kryer.Thua se nuk ke arrestuar asnje luftetar te UCK.Une e di me siguri qe ti jo nje luftetar te thjeshte por nje komandant te shquar,Kryeministrin e sotem te Kosoves,Ramush Haradinajn e ke arrestuar ne Kukes ,kur serbet I vrane te vellane ,Luanin.Pyesni Ramushin per kete e ndoshta, mund t’ju thote.Nese ai per aresye te tijat nuk e pohon kete,do t’ju sjell une deshmitare te tjere te ketij turpi,kur Ramushi ka qene ne burg ne Kukes.Je nje mjeran e I paturpshem,por koha e jote ka mbaruar e tashti do te te duhet te mbashe pergjegjesite per te gjitha krimet qe ke kryer.Askush nuk mund te te shpetoje me.Pis I ndyre!

  14. Ore I pacipe po ti je i paskrupullt, pra sipas teje Miloshevici ua coji Kosovareve naften..Turpi jot ska fund,
    Por Shqiptaret te njohin mire, prandaj te kane vene drurin, por ti si komunist i devotshem nuk dorezohesh dhe krimet e genjeshtrat e tua vazhdojne.

  15. maxi says:

    del e pyet ne Shkoder se sa nafte ka dale neper han te hotit e neper liqen te shkodres pa llogarite botet qe vinin direkt e nga kapshtica e gjirokastres deri 10 bote nafte ne jave kane kaluar ka edhe emna te fuqishmish qe eorganizonin kete loje …..po shkodra me njate trgti ka jetu se mos hapi ndonji gja ne shkoder sala a PD vetem kontrabande me ex YU edhe kioska hahahaha

  16. Baca-Bajram says:

    Pu sa i poshter e c’rrenacak qe eshte. Don t’i mbushi mendjen Shqiptarve me keto perralla qe po tregon e na hiqet si nje i shenjte qe ju vra mender Byt#@ per Kosoven kur dihet nga gjithe shqiptaret se ky goj buce i hapi kufijt dhe lejoj trafikun e naftes drejt Serbise duke thyer keshtu Embargon e vendosur kunder Serbise, qe ishte burimi qe furnizonte me nafte dhe mbante ne kemb makinen e ushtrise Serbe, qe dirdhte gjakun e vellezerve e motrave nga Kosova. Mir Arkanin e Bin Ladenin, po Fazlliqiun a mohon dot, kur e ftonte ne takimet e keshillit te sigurise kombtare…??? Ik moj buce e poshter se ate qe i ke ber Shqiperise dhe Kosoves s’ja ka ber as Serbia neder shekuj. Ti more halabak ishe ai qe kur priteshin vendime te rendsishme per fatet e Kosovos, nen urdherat e UDB-se krijoje trazirat ne Shqiperi per te larguar vemendjen e nderkombtarve ne sherbim ter Serbise. Ptuuuu more qen bir qeni kur perpiqesh te rishkruash historin e flet per ata mijra partizan qe shkuan deri ne veri dhe ishin gati ta merrnin Titon me shkelma per bythe. Sa do i poshter te ket qen Enver Hoxha me ato qe i beri ketij vendi, por ne kete ceshtje vetem nje gabi beri, qe u besoj dinakerive te Titos dhe Serbve, se ceshtja e Kosoves do zgjidhej ne menyre demokratike me referendum… Po ti mor bir bu$htre i ke shume gjynahe kombit Shqiptar (Shqiperi e Kosove) dhe do te vij dita qe do japesh llogari.

    1. Me kujtohet ne ate kohe
      RAI UN dha ne lajme BIN LADEN strehoet ne Shqiperi
      nga salih Berisha .
      Ateher e pritem lajmin me skepticizem ,
      por me vone gjithcka u kuptua se ishte e vertete .
      ciu -ciu i kishte bo nji xhiro Aktorit te tij Terroriste ,ne Ballkan ,
      para se ta hiqte qafe .

  17. Pionieret e Shiqerres says:

    Nuk kishe nevoje per mjete lundruese ne liqenin e Shkodres o
    Sali serbi
    O Prostitut Kombetare
    O baba i Xenit e Gites!
    Mjaftonte nje polic te ura e Milotit e u mbyllte kontrabanda!
    O Sali serbi!
    Vetem nje ore te rrije ne rrugen Kombetare qe kalonte ne Lac, kalonin 20 autobote me nafte, plus paten ardh me dhjetera autobote nga Gerqija me nafte, kafe e banane. Nuk kane kalu me aeroplane e rraketa e nuk mundi ti ndale Doktor Mortja, mjaftonte nje polic te dogana dhe i kthente mbrapsht, o Sali serbi!
    O Prostitute, o Jashteqitje Kombetare, o Plehre Historike, o Qoftelargu!
    Si mundet populli yne qe ka psu krimet me te tmerrshme ne historine njerezore te furor nje serb si ti!
    Te hengert Mortja per se gjalli o Doktor Mortja!

  18. mirel says:

    Naften e paska cuar ne Serbi, dhe nga kjo 0aska perfituar…Kosova. Serbet, per te mos e lene djerre Kosoven, per ti bere dhe qefin Berishes, e mbillnin Kosoven anembane me..predha. Ky ishte suksesi i thyerjes se embargos Berishiane.
    Kriminel i ndyre. Kete palaco e ka mbajtur ne politike e majta shqiptare, per llogari te sociapisteve te tipit Nano-e Ramut

  19. Franci says:

    Ky krimineli eshte genjeshtar profesionist.
    Turp qe genjen per gjera qe i kemi pare me syte tane dhe turp per kete gazetar rrugaç edhe ky patjeter me fytyre krimineli.

  20. Berti says:

    Para prokurorise do te shohim si do te pergjigjesh.
    Je mesuar me keta gazetare leshi si ky i dukagjinit, Fevziu apo Eni Vasili qe te drejtojne pyetje ledhatuese dhe i genjen ne studio si ta ka qejfi.

  21. Kiu fiu says:

    Dhe ky zgjyra ia dergonte naften Kosoves, qe nuk kishte nga ta merrte, nga Mali i Zi!!!! E kur ka budallenj qe akoma e besojne!

  22. Pashai says:

    O Birish,dikur New York Times e përdorje për letër higjenike ndërsa sot po përlyhesh atë që ke fshirë!

  23. Dhe me e bukura eshte se perpos tere poshtersive qe bere me kete popull ky maskara shan dhe nabai e tij shpirteror enverin,phu.

  24. Alboz934 says:

    O kryekriminel dhe naften ja çove Kosovareve nga liqeni i Shkodres a , pse a kishin tanke kosovaret qe ju paske çu nafte nga liqeni i Shkodres per çfate u duhej nafta . Pra naften ju çove nga liqeni i Shkodres ne Mal te Zi dhe prej andej ne Serbi dhe serbi furnizoj tanket me vra kosovar dhe tymin e tankeve e çove ne Kosove .

  25. xoni says:

    KY ESHTE MILLOSHEVICI DHE DO TE PERFUNDOI NJELLOJ, do rroni dhe do shikoni, komunistet e fashistet kane te njejtin fund…..

  26. Alboz934 says:

    Me falni se harrova per te sqaru edhe nje problem . Ky thot ne nje vend qe dy armiq kryesor kam patur gjate jetes sime . I pari Enver Hoxha dhe i dyti Sllabodan Millosheviç . E verteta eshte se ata i ka patur miq se ju ka sherby deri ne piken e fundit (ju e dini se kur ky te thot mik ruju se ta futi thiken kur te thot armik te ka mik ) Marrim te parin Enverin :Ka aftesi te veçanta servilizmi per tju afruar te medhenjve dhe dhe te huajve qe jane armiq te vendit tone . Bente çmos duke ju afruar familjes se Enverit qe te hypte ne lunder e te lundronte me to qe ta shihnin te tjeret (populli ose ndonje kuader qe donte ta shkatrronte per ti zane vendin .) Si dhe kur u afronte me familjen Hoxha dhe i jepte doren deri edhe ndonje kushrini te 7te te kesaj familje apo ròjeve te kesaj fzmilje ai nuk e lante doren per nje muaj dhe ju thonte te tjereve qe nuk ta jap doren se ja kam dhene nje kushrini te Enverit . Aj u be cope deri sa zuri postin e sekretarit te organizates baze te P .P .Sh . Po ashtu u bente copa deri sa lidhesh me armiqte e vendit tone per te spiunuar dhe pastaj per tu shpeblyer nga ato se per leke ai vret te atin . Ja ky eshte berisha qe disa te P .D se ma lavdrojne .

  27. Shqiptari says:

    Ne qoftese ka me anti~Shqipetar,me mashtrues,me genjeshtar dhe me ordinjer ne historine e ketij kombi,ky eshte njeshi,ky flet sikur shqiptaret nuk kane qene ketu,para dhe pas 90~tes,ky flet sikur vjen nga nje planet tjeter dhe Shqiptaret nuk dine gje se cfare eshte bere ne kete vend,vetem nje njeri si ky mund mund te jete kaq i papergjegjeshem.,ky ben sikur harron firmen ~Shqiponja~,ky harron policet kur te dilnin ne rruge dhe te bllokonin me makine dhe te kerkonin leke dhe doli ne ate kohe ajo shprehja~Me mire pese per lalen ,se sa dhjete per Salen~prandaj Thacit nu i hiqet asnje presje per ato qe tha,po ka lene shume e shume te tjera pa thene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje