Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë

7 Gusht 2018, 18:59Politika TEMA

Moska është shqetësuar me shpalljen e forcimin e pozitës së NATO-s në Ballkan, ku si moment kulmor është marrja e bazës ajrore të Kuçovës, për ta shndërruar në bazë të saj rajonale.

Se situata ishte serioze për Kremlinin, e konfirmon dhe një shkrim në Sputnik këtë të martë.

“Ushtria perëndimore në kufi”, është titulli i shkrimit, ku analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi i referohet rastit të Kuçovës, ndërtimit pra aty të bazës ajrore rajonale, pse jo më të rëndësishmen për NATO-n.

 “Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha – nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi”, thotë Jermakovi.

Udhëheqja ruse gjithnjë e më shumë kërcënon të reagojë ndaj zgjerimit eventual të NATO-s, ndërsa në pritje janë Maqedonia, Bosnja, Gjeorgjia dhe Ukraina. Ndaj dhe kryeministri Sergei Medvedev reagoi së fundi duke thënë se Rusia nuk do të qëndrojë këmbëkryq.

“Tani nuk ka dy blloqe që janë në konflikt të drejtpërdrejtë, siç ishte gjatë Paktit të Varshavës dhe NATO-s. Megjithatë, NATO jo vetëm vazhdon të ekzistojë, por po zgjerohet. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj. Është plotësisht e qartë se aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë dhe aspektin bërthamor, janë të drejtuara kundër Rusisë. Është ky për fat të keq një fakt. Nuk mund të mos na shqetësojë unaza rreth vendit tonë që sa vjen e ngushtohet me rritjen e numrit të vendeve që hyjnë në NATO”, shtoi ai.

4 komente në “Baza e NATO-s në Kuçovë shqetëson Rusinë”

  1. says:

    Po deshi Serbia ta bëjë vëndin e saj Tchernobil., s’do e kundershtojm por duhet ditur që dobeson kredibilitetin Rus në botë. Po e bëjnë fenë orthodoxes një sekt agresues.

  2. ShkoDrani says:

    Prandaj po instalohet, qe Rusia te ms na shqetesoje. Ne fund e fundit, Rusia vetem sherr na ka sjelle, andaj vari kandaret.

  3. undefined says:

    Kujt po i rruhet …………e vetmja gje eshte se do te na merziten kuckat e Anastasit hahahahaha

  4. Ballkanasi says:

    Kryeministri quhet DIMITRI Medvedev, ndersa minisri i puneve te jashtme quhet SERGEI Lavrov
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje