Ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, thotë se ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë tregon se Shqipëria është në gjendje të prodhojë siguri dhe stabilitet.
Në një intervistë në studion e lajmeve të TemA TV, në lidhje me bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në partneritet me qeverinë shqiptare, Bazo u shpreh se ky është një hap që tregon maturinë e Shqipërisë 10 vjet pas anëtarësimit në Paktin e Atlantikut Verior.
“Një bazë taktike ajrore është një siguri e shtuar, një element ekstra për të projektuar siguri. Është një maturi e shtuar e Republikës së Shqipërisë, anëtare e NATO-s prej 10 vitesh. Vendimi i fundit tregon se ne e kemi arritur këtë fazë maturie, jemi në gjendje të prodhojmë siguri e stabilitet”, tha Bazo.
Sipas tij, përzgjedhja e Kuçovës për ndërtimin e bazës ajrore nuk ka qenë një vendim i marrë në pak kohë.
“Nuk mund të themi që është vendim i marrë flakë për flakë. Është detyrimi i vendeve për t’i ofruar NATO-s infrastrukturën që kanë. Ia vlen të investohet dhe të mbështeten me fondet e përbashkëta.
Baza ajrore e Kuçovës si bazë e vjetër, gjurmët e para i ka para Luftës së Dytë Botërore. Është e mirëvendosur, plotëson kushtet për të qenë pistë uljeje, nisjeje, pritjeje, furnizimi etj”, tha Bazo.
Ish-shefi i Shtabit të FA-ve tha se Kuçova ka qenë prej kohësh në listën e vendeve që i janë ofruar NATO-s për ndërtimin e infrastrukturës së saj ushtarake, kjo për shkak të kushteve të përshtatshme të zonës.
“Ne jemi anëtarë të NATO. Nuk po bëhet gjë tjetër veçse po rigjenerohet një infrastrukturë ekzistuese e një vendi anëtar. Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm për ta ofruar infrastrukturën.
Kjo është vendimmarrje e përbashkët, i është ofruar aleancës në listën e shumë vendeve të tjera.
Janë pjekur kushtet që aleanca ta pranojë. Një bazë e tillë projekton siguri në rajon e më gjerë. Gjithkush e mirëpret një bazë të NATO-s. Kemi Gjermaninë kampione për bazat e NATO-s”, tha ai.
Dhe une, thashe c’po na thote.
BASTARDE!!!!!!!
Vaso anonimi ish-SHQUP_it mos u habit, siguro me sa që JU mashtrimi Dhjetorit 1990 se jeni të djathtë, nuk ju dhjet më Perëndimi, ndërsa këta të Majtët e Edi Ramës i do e do ti mbështese për shumë mandate. Mbaje me shkumë me gjithë “qytetarin dixhital” të doctor rrumpallës.
Bravo gjenneral……ne kushtet konkrete ku jemi zberthyer komplet nuk humbasim gje vecse jemi me te sigurt…jam i ketij mendimi si qytetar….
Sa i thelle ky ushtaraku jone qe e kupton pse NATO do bej kete baze ushtarake !!!
Lerini mor strategjite se s’ju ka pyetur kush juve.Ate e di Pentagoni e Amerika.
Per Shqiperine dhe Shqiptaret ky eshte nje lajm i mire,bazat Americane
NATO kudo qe ndertohen sjellin zhvillim ekonomik ,punesim,
investim,zhvillim, etj,etj, ajo i leverdis popullit,varet nga permasat por sidoqofte
ata do kerkojne specialiste dhe kuadro nga te gjitha fushat qofte per konstruktimin
dhe me e rendesishme per mirembajtjen,pra punera permanente per ata qe jane te afte
O Jeronim je nje nga te paktet ushtarak me kulture.Duke mos futur ket Jarin.Por megjithese jam nuk kam njohuri te thella nje gje e di.Pasja ne teritor te nje baze.te tille nxit goditjen ne nje lufte te mundeshme.Por mospasja mundesi absolute te organizimit te mbrojtjes te gjitha noveleve ajrore te vendit.Qr kjo baze e ben.ky veprim shndrohet ne pizitiv.Leksionet perdori ne mbledje dhe seminare.
I ka dal gjumi von z. Bazo. Te gjej ndonje moment tjeter per tu servilos pushtetit.
Ok per bazen, po me pare Qeveria duhet te n’a kishte paguar ne pronareve te asaj fushe (qe u lodhem duke pritur) – mire qe s’na pyeti fare, me keq se PPSH qe na e mori por edhe n’a ruajti ama! Si thoni mor trima qe komentoni: ajo toke ka pronare.