Hashim Thaçi "masakron" Berishën, Lulzim Basha braktis "mentorin" që e bëri kryetar

6 Gusht 2018, 14:42Politika TEMA
Hashim Thaçi "masakron" Berishën, Lulzim Basha braktis

Debati për kufijtë e Kosovës ka shkaktuar shumë reagime brenda dhe jashtë Kosovës.

Në debat është përfshirë edhe Sali Berisha, që është sulmuar ashpër nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkohë që edhe shumë eksponentë të politikës nga PD dhe jo vetëm, janë përfshirë në këtë debat, i vetmi që nuk ka reguar dhe që ka heshtur është kreu i PD –së Lulzim Basha.

Basha ka heshtur edhe pse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi hodhi akuza të rënda ndaj Berishës.

Reagime të ashpra pati dhe nga deputeti demokrat Tritan Shehu, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, nga aleatë të PD si LSI,  Partia Demokristiane dhe jo vetëm.

Shehu vlerësonte  rolin e Berishës në të gjitha proceset që ka kaluar Shqipëria dhe Kosova.

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha se presidenti kosovar, Hashim Thaçi, pas deklaratave për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke përfshirë në territorin e Kosovës Luginën e Preshevës, gjendet përballë një presioni shumë të madh politik dhe publik.

Sipas tij, ka qenë pikërisht kjo gjendje e rënduar psikike që ka shtyrë Thaçin të sulmojë Berishën.

Edhe LSI ka marrë në mbrojtje Berishën.

Petrit Vasili e ka shpallur presidentin e Kosovës në emër të LSI-së, si armik të shqiptarëve.

Berishën e ka marrë në mbrojtje madje edhe vetë Nard Ndoka.

“Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë, të largohen nga politika, po bëjnë pis Kosovën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Ndoka.

I vetmi që nuk ka reaguar, është kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Dhe jo vetëm për këtë rast në fakt.

Duket se ai ka marrë pushimet, pasi që prej dy javësh, kur u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët, nuk ka bërë asnjë reagim publik.

Madje as në rrjetet sociale.

Si duket pret shtatorin që t’i rikthehet jetës politike.(TemA)

8 komente në “Hashim Thaçi “masakron” Berishën, Lulzim Basha braktis “mentorin” që e bëri kryetar”

  1. Korabi says:

    O Sali! Heshtja eshte flori.

  2. ku genjehu THACI says:

    a
    sjam dakort me thacin per rishikim kufijsh pa me thoni ju qe mbeshtetni shpifsin me te math te historise mbare shqiptare seku genjehu thaci per naften qe i dergonte serbise per arkanin qe i thernin kosovaret si dele dhe i varosnin si bageti po sikur keto te ndodhnin ne shqiperi DMTH ne shtepite tona cfare do te thonit 1) ti qe hengre preshin 2)ju lsista qe shkoni si ato kurvat se doni te hani nga te kater anet por me duket se dhe ju do te hani ate qe hengri dritani 3) por dhe ky ndoka ate te dritanit do te haje ( preshin) se dhe ky sa majtas djathtas shkon per ndonje vevd ne parlament mu nd te me thoni ku genjehu thaci???????????

  3. Toni says:

    Rama dhe Basha nuk heshtin kot. Ashtu i ka thene Uncle Sam. Jane ca gjera qe nuk i kupton populli se jane pak te ngaterruara ?

  4. Lulushi po hesht,por po punon fort atje ne vendin e mullinjve.
    Po pregatit shtabin e luftes per ne shtator,ka caktuar shef shtabi lepurin e sulzotajt myslyf efendem,gjeneral qim peken,ne vend te gjeneral imam bajalldis,tankist cuni fahri bajges me ceten e mamurrasit qe ka ne gadishmeri sali karaxhici.
    Vet luli do vesh uniformen e enveritqe ti nxjerin mallin e komandarit te gjithe sigurimsave te pd

  5. Hajde mor Sali burre shteti ,hajde ! Sa lezet te ka ajo dore ashtu e ngritur! Po sikur te mos ishe hajdut e mbi te gjitha kriminel ,ajo dore do te dukej e brdhe e jo e kuqe! Po ja qe ate te shkret ndjenje te kriminelit e ke ! PO e ke ,O sali tani ,e mos thuaj jo ! Ta tregon syri ! Te gjithe kur te shohin foton thone : ” Ja krimineli Sali!” Mua me vjen inat ,por ja qe nuk kam c’te them ,se je ,o Sali je kriminel,hajdut,madje edhe qeflli pwr ashtu……. heee e di ti e di ,mos thuaj jo. Une nuk e di ate tim nip ,Ilirin se si eshte per ashtu,por me sa shoh… hee,heee …. s’me ha buza kulac,,,

  6. Gaspri says:

    Po pse duhet ti pergjigjet Luli atij Thacit? Thaci nuk e ka telendise Lulun….
    Ndersa Tritani, Besniki, Dr.Prof. Nard Ndoka i u pergjigjen se u ka dale emri ne ekipin qe kontrabandonin naften per tek Milloshevici.

  7. Adi says:

    Tani Berishes i ka ngel vetem qeni i tij besnik Tritan Shehu se ter te tjeret e kan abandonuar

  8. alphade says:

    Saliu futet ne kete vorbull debati se ka hallin se po vjen shtatori,
    “dale nga dale po vjen behari,…..po na vjen,po na vjen……..” Dhe
    RECIN e inaguroi dje zonja ambasadore e BE-se, Vllahutin , per te
    cilen banda pedeiste,sidomos Saliu nuk ka lene pa thene duke e
    trajtuar ate sic trajtoi dikur ish- prokuroren ,Ina Rama….! Dhe du-
    ke e ditur se c’e pret ne shtator ben te gjitha keto zhurma ,zallamahi,
    dhe rremujra politike duke menduar se do t’i shpetoje Vettingut dhe
    peballjes me Drejtesine. Verdikti i popullit shqiptar ,zoti Berishovic
    po te troket ne dere ! Ju akuzoheni per tradheti te late ! Per krimet
    mafioze, per hajnite. si familje . Perkohesisht,ne Shqiperi duhet te
    vihet denimi kapital qe Drejtesia te laje hesapet me disa “kokrra”
    qe i kane bere gjemen ketij populli…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje