“Lejleku” i Lulzim Bashës sulmon ish-kreun e PD-së në Himarë, pasi e shitën partinë tek Fredi Beleri dhe Bollano

6 Gusht 2018, 17:58Politika TEMA

Alfred Lela, krahu i djathtë i Lulzim Bashës në media, që i financon edhe një portal qesharak, ka sulmuar ish-kreun e PD-së në Himarë, njëkohësisht artist i nderuar edhe me çmim nga presidenti Bujar Nishani, Kristo Çipën.

Shkak është bërë se në një concert të organizuar nga grupi “Bejkë e Bardhë”, që drejtohet pikërisht nga Çipa, ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Ramës.

Dhe sipas Lelës, ky grup i ka kënduar Ramës, sikur të ishte Skënderbeu.

Në fakt, kjo është një shpifje e pastër, ndaj një figure që ka sakrifikuar shumë për PD-në, gjë që sqarohet edhe nga Aleksandër Çipa, që është edhe nip i tij.

Nje saktesim per nje lejle politike te Leles

Kolegu im Alfred Lela paska komentuar se ne Pilur ku u zhvillua kete te diele paraqitja promovuese e antologjise “Shtigjeve te vendlindjes”, mberritja e kryeministrit aktual Edi Rama u prit me kengen “Kemi ty o Skenderbe”.

Eshte nje lejle politike e gazetarit te percaktuar politikisht qe padashur fyen nje grup dinjitoz dhe me histori kulturore ne vend siç eshte grupi “Bejke e bardhe” i Pilurit.

Ne te vertete aktiviteti ishte planifikuar nga organizatoret dhe selektuesit e antologjise me Prof.Dr Josif Papagjoni dhe Bashkia e Himares.

Kryeministri erdhi ne veprimtari si i ftuar dhe si gjithe te pranishmit shijoi kengen-himn “Kenget e Atdheut tim” dhe me pas degjoi dhe padyshim shijoi edhe kengen e shkruar heret nga autori dhe udheheqesi artistik i “Bejke e bardhe” Kristo Çipa, ish- kryetar i PD-se se Himares dhe i afishuar per orientimin e tij politik qysh nga 1991.

Kenga me nje tekst te shkelqyer eshte publikuar qysh ne janar te ketij viti dhe ne muajin maj u vleresua me trofeun e Festivalit Folklorik Rajonal te Vlores.

Bashkangjitur kolegu im ka edhe faqen e autorit te tekstit dhe kenges ne fjale te cilen kolegu im e keqperdor ne lejlen politike qe sajon per llogari te politiko-se.

Ne ate fshat kenget per burrat e historise sone kombetare behen rralle dhe kur behen, pikohen.

Me arsyen e te ftuarit dhe pjesemarresit, ne promovimin e edicionit te tete te “Shtigjeve te vendlindjes”, Sandri”, shkruan Aleksandër Çipa.

Kristo Çipa u largua dhunshëm nga PD pak kohë më parë, pasi delegat në zonën e Vlorës u caktua Flamur Noka.

Ky i fundit e shkriu komplet PD-në dhe e shiti atë tek Fredi Beleri dhe Vasil Bollano.

Dhe me sa duket lufta e brendshme vazhdon.

Basha dhe Lela në fakt nuk kanë faj, se nuk e njohin mirë historinë e PD-së.

Ose më saktë, kanë vendosur ta fshijnë atë, duke sulmuar çdo njeri që ka dhënë kontribut për këtë parti për vite me radhë.(TemA)

6 komente në ““Lejleku” i Lulzim Bashës sulmon ish-kreun e PD-së në Himarë, pasi e shitën partinë tek Fredi Beleri dhe Bollano”

  1. Timo says:

    Lela, është një glistër i pështjell pas mutit të Saliut, jo tē
    Bashës.Bashës i tund freskoren, dhe Berishës i bën gojoren .
    Dështim, zhgënjim , nakati dhe erë e qelbur vjen.
    ÇIPËS ,si vjen dot rrotull.
    Lum PD-ja , për Lelo-lolot , që ka.
    Po ja shef hajrin .?

  2. Servili says:

    Eshtë turp qe te botoni zhgarravinat e ketij ufo, siç i thonë na fal o zot, po edhe si fytyrë ky ta shpif, lere pastaj pshtirosjen qe te sjell shkrimi i kesaj mostre, qe nuk ka turp te shese qenjen per nje parti apo tjetren … duke shpresuar per ndinje kockë.. Ju lutemi mos ja jepni kenaqesin duke e permendur..

  3. Tironsi says:

    Lela ,ky njeri prej dylli, meqenese shoket e tij ne vitrinat e dyqaneve nuk e pranojne, sepse u shemtone atyre pamjen, ka gjetur mbeshtetje tek nje adolishent e PD.-s Mos ia vini veshimn! Eka nga halli .

  4. Plaku i mocem says:

    Nuk e di me ke parti eshte Kristo Cipa,por di te them qe eshte bir i denje i Bregdetit shqiptar,ne gjak e ne kulture.Kur eshte fjala per kengen e Bregut te Detit te gjithe Bregdetasit behen bashke pa dallime partiake.Kristo Cipa eshte nje vlere e kultures ne Himare,ai eshte nga dera e madhe e Cipajve te Pilurit.

  5. demokrati says:

    Cipat jane ikone e shqiptarizmes.Nga ti dije Noka dhe Lela…minoriteteve nuk u dhimbset Himara sa shqipetareve si Cipajt.

  6. robi says:

    e keni gabim krenaria e Pd eshte lulzimbasha i Gramshit kryefunderrina e Shqiperise Elmaz Hamuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje