Prapaskenat e caktimit të Kuçovës si bazë e NATO-s: Pse u dublua Bondsteel-i?

6 Gusht 2018, 15:03Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kur një vit më parë, e para anëtare e qeverisë “Rama”, përkatësisht ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka pritej nga një anëtar i kabinetit të Donald Trump, Sekretari i Mbrojtjes, Gjenerali James Matis kishte në dosje një raport të hollësishëm për dy baza që formalisht Tirana i kishte ofruar SHBA për bazë të NATO-s, pasi prej vitesh ka qenë vetë Aleanca Atlantike që ka planifikuar një plan të ri operacional.

Një vit më pare, kërkesa e qeverisë shqiptare duket se hasi në një gati mohim të administratës Trump, pasi presidenti aktual ka vendosur për të mos shpenzuar para kot për aleatët.

Por gjenerali Matis, i cili është i vetmi anëtar i kabinetit që ka të drejtën e vetos ndaj Presidentit multimiliarder të SHBA-së, ka dorëzuar një plan të ri gjeostrategjik, i cili bënte të ditur se baza amerikane e Bondsteel në Kosovë është kthyer gati në një kazermë e padobishme, si për kushtet e vendodhjes por edhe nga veprimi agresiv i së ashtuquajturës bazë humanitare ruse në Nish.

Siç mësohet nga burime diplomatike, plani amerikan parashikon që NATO të ndërtojë dy baza të reja operative dhe të nivelit “special” në Shqipëri dhe Mal të Zi; njëra ajrore dhe tjetra detare.

Logjika është që amerikanët të veprojnë në raste të jashtëzakonshme pa problemin e mungesës së konsensusit nga aleatët europianë, por më e rëndësishme është siguria operative e këtyre dy bazave.

Ekspertët e Pentagonit kanë individuar dy baza të kohës së Luftës së Ftohtë si të përshtatshme për strategjinë e re; njëra është Kuçova, kurse tjetra është baza e Tivatit në Mal të Zi.

Qëllimi politik i ndërtimit të dy bazave të reja, në mënyrë të veçantë e Kuçovës, është që amerikanët të kenë një pavarësi veprimi në rast operacionesh në rajonin e Mesdheut, por edhe në Lindjen e Mesme.

Përveç aspektit operacional me fluturime avionësh dhe helikopterësh, baza e Kuçovës do të jetë një shërbim sekret në kuptimin e plotë të fjalës, që të krijojë kriptimin dhe bërjen nul të bazës ruse në Nish. Pra të neutralizojë efektin që rusët kanë sjellë në Bondsteel.

Fjala më e fundit e luftës elektronike pritet të zbatohet në bazën e Kuçovës, e cila nga ana logjistike është mjaft e përshtatshme për një “luftë” me rusët, pasi nga Enver Hoxha u ndërtua e tillë, për të siguruar një mbrojtje ajrore të pavarur.

Vetë gjenerali Matis, kur ka lexuar dosjen “Kuçova” mësohet se është bindur menjëherë dhe ka takuar urgjentisht ministren Olta Xhaçka në samitin e ministrave të NATO-s dhe aty i ka dorëzuar ftesën zyrtare për të vizituar Pentagonin.

Dhe takimi në Arlington mes dy ministrave të Mbrojtjes ka qenë akulli më i madh i thyer mes administratës Trump dhe qeverisë së Edi Ramës.

Madje mësohet se gjatë takimit të tyre në Samitin e krerëve të shteteve të NATO-s në Bruksel, Trump i ka dhënë Edi Ramës lajmin pozitiv se ai ka miratuar ngritjen e bazës së Kuçovës.

Aty mësohet se Rama ka “fluturuar” nga gëzimi, pasi ky lajm përbën një lëvizje kyç për çdo qeveri që merr pjesë në një aleancë strategjike.

Në ambientet diplomatike po flitet gjithnjë e më shumë për operacione të NATO-s ndaj bazave që forcat e Brigadës ndërkombëtare të Gardës Revolucionare iraniane kanë në Mesdhe por edhe në lindjen e Mesme.

Nëse amerikanët vendosin të ndëshkojnë regjimin e Teheranit, dhe sipas të gjitha gjasave do të ketë një manovër, ajo nuk do të sulmojë Iranin si vend por investimet e regjimit jashtë vendit, pra bazat ushtarake dhe ato të shërbimeve sekrete.

Amerikanët mendojnë se në Ballkan Irani ka shumë përhapje, sidomos në Maqedoni e Kosovë, ndaj dhe nuk është lënë Bondsteel-i si një vend i përshtatshëm për këto operacione.

20 komente në “Prapaskenat e caktimit të Kuçovës si bazë e NATO-s: Pse u dublua Bondsteel-i?”

  1. says:

    Do ishte mirë për NATO-n që dhe bazën detare ta vendoste te ne pasi Mali Zi s’do që të jetë në NATO.

    1. ben says:

      Po te lexoni komentin tim te bere dje te editoriali I Meros ne piken 3) them se nese baza e kucoves nenkupton heqjen e bazes ne kosove atehere nuk eshte per tu gezuar.
      Nuk kaluan as 24 ore dhe del versioni qe baza e kucoves do dubloje ate te kosoves qe nenkupton se amerikanet kane vendosur te terihqen nga kosova.
      Dhe terheqjet asnjehere nuk behen me buje!.

      Nuk e di ku e gjen fitoren ky bedri islamiku ne kete rast se kjo tregon fundin e mbeshtetjes amerikane per kosoven dhe dore te lire serbise.
      Nese kjo eshte merite e rilindjes sic na thote bedriu atehere…….

      1. Shko mor kkk se nuk kemi nevoje per analizen tende trap e gjysem kur ben edhe ti si “kompetent” kopil i bodrumeve te Janulles kokrra e hajvanit

    2. Cudia says:

      Tani do plasi me te vertete ne Kucove. Me vjen keq per ate qytet te bukur dhe njerezit me intelektual qe ka pas Shqiperia.

  2. Krasta says:

    Ne trojet Tona eshte Edhe ne tivar
    Kufijte po’ luajne shume keto kohet e fundit.

    1. Kalec Dega 2025 says:

      E shiten Shqiperine, mori fund vatani!
      Baze per Plehrat e Sales-Rames
      Baze per Iranianet
      Baze per luftetaret e Isis qe jane pa pashaporte dhe spranohen nga vendet e tyre
      Baze per Gulunistat e Turqise dhe Wahabistet e Arabise( undefined, me vjen ne mendje)
      Baze per ushtaret e vdekur Greke .

      Me pak fjale “ Kosh i plehrave te Botes “

      1. undefined says:

        Kur mendoj qe kemi Baze per ju bucet e Anastasit keto qe permende me lart more shurretore nuk jane asgje perpara poshtersive tuaja …bastarden

    2. Stari podgoricani says:

      Jo Tivar, Antivario, Bar por eshte nje port tjeter me ne veri te Tivarot ne Gryken e Kotoŕrit i quajtur Titvat. Keshtu qe jane 2 porte te ndryshme ai i artikullit me ate te komentit tuaj!

  3. Gaspri says:

    Prandaj po cmenden shpellaret e PD-se. Pasja e nje aze te tille, do te thote te hajne mut Cim Peka e ustallaret e tij sepse tani “vjen Cecua me bicak” dhe ta luajne ythen po deshen keta qe bejne thirrje per lufte civile.
    Perhapja e parullave per nje lufte te mundshme civile qe do organizojne PD e LSI, ne shtator, indirekt eshte nje shantazh apo presion qe keta i bejne ShBA qe te “mos guxojne te futen ne Shqiperi” sepse , sipas PD dhe LSI , tanime duhet te merren vesh edhe me perfaqesuesit e Rusise qe jane PD e LSI.

  4. Toni says:

    Dakort me Krasten. Ate po mendoja dhe une. Gjithcka pritet te ndodhe deri ne 2020 me rajonin dhe kufijt. Ky eshte lajm shume i mire per te gjithe Shqipetaret kudo qe jane ?

  5. pensionisti says:

    Me vjen mire qe edhe personalitetet amerikane po vlersojne mendimet e Enver Hoxhes ,sic eshte rasti i Kucoves. Dal nga dal ,ne mos eshte marre nga Nato ne heshtje edhe Pashalimani si baze e nendetsve., por pas Kucoves do t’ia degjojme zerin dhe Pashalimanit. Edhe ketu do te thone se Enver Hoxha paska punuar me mend ,per mbrojtje. PO Saliu c’do te thote ? A do thote me Enver -Hitler ?

  6. butrinti says:

    JAM GJITHSESI KUNDER NDERTIMIT TE BSZAVE TE HUAJA USHTARAKE POR DUKET SE GJEOPOLITIKA BALLKANIKE E DESHIRON.

  7. varon says:

    Nuk e kuptoj cfare lidhje ka IRANI ketu,sidomos ajo shprehja qe Iranianet kane shume perhapje ne Maqedoni dhe Kosove, me duket komplet p… se lirohesh, kur dihet qe keto vende jane shprehur zyrtarisht per politiken e jashtme si proamerikane

  8. Nasja says:

    ORE , E DI NATUA QË QIM PEKA PO PREGATIT LUFTË CIVILE???. QIMO, Kujdes, në kthes!!?
    NATUA, Qimm Peka, NATUA !!!!??

  9. Viro says:

    Mendoj se artikullshkruesi gabon kur lidh Bondsteelin me Beratin, apo se funksionet e tij cvendosen ne Berat. Kjo sepse Bondsteelli eshte ngritur ne kuadrin e forcave paqerujtese ne Kosove dhe si pjese e atyre forcave e kryesisht per kosoven. Ajo baze do tell jete derisa ato forca (KFOR) te kete perfunduar misionin e tij.
    Nje baze e tille dhe me te tilla funksione ekziston edhe ne afersi te Sarajevos, ne Butmir, si struktura ajrore e forcave paqerujtese ne Bosnje-Herzegovine (SFOR).
    Pra te mos ngatrrojme Beratin me ate ne Kosove, ato kane funksione te ndryshme. Berati eshte nje baze e avancuar qe duhet te lidhet me zhvillimet e reja ne afersi te evropes. Per Shqiperine eshte nje zhvillim pozitiv ne mjaft aspekte.

    1. Edmond Gjini says:

      Viro, gabove kur ngaterrove Beratin me Kucoven !

  10. Sit back and relaks■●▪ says:

    O Ylli, Amerika nuk ka nevoje per baza statike pasi ka mjaft an itali greqi etj, Amerika e ka ndertuar sttategjine e saj jo mbi baza statike por ato te levizeshme dmth perdorimi i aeroplanmbajtesve si baza mobile ajrore. Nqs do vendosi te sulmoje instalacionet e iranit ajo e ben me nje buton qe nga mesdheu pa shume problem. Iranin e sulmon nga gjiri persik, iraku, arabia saudite, egjypti etj. Pra kucova nuk do jete baze e mirefillte per sulme ajrore por baze mbeshtetese per furnizim dhe logjistike apo mbledhje dhe perpunim te inteligjences ne funksion te operacioneve ajrore. Baza e kucoves me shume sesa baze e natos do jete baze e cia-s per operacionet e saj te zbulimit dhe vezhgimit. Mos harrojm qe amerikanet kane dhe bazen e incirlikut ne turqi mu ne kufi me sirine. Kucova me shume mund te jete nje mesazh drejt ruseve dhe tentativave te tyre per expansion ne ballkan, ketu te jap te drejte dhe prandaj them qe eshte me shume baze e cia sesa e nato. Mos harrojme qe anetare te nato jane edhe rumania edhe bullgaria plus qe amerika ka bazen e saj ne kirgizstane cila mbulon operacionet ne afganistan dhe rajonin aty. Edhe llogjika qe baza qe kane ne kosove mund te jete nen sulm kibernetik mga baza ruse e nishit eshte e vertete dhe krijimi i baze backup ne kucove duket i llogjikshem. Dhe e fundit mendoj se kishte ardhur koha qe amerika dhe nato te kryenin nje investim ushtarak te mirefillte ne shqiperi pamvaresisht se modest, duke pare kapacitetin skarco te ushtrise tone lajmi per vendosjen e nje instalimi ushtarak ne shqiperi eshte nje mesazh sigurie drejt shqiperise dhe shqiptareve qe me thene te drejten pamvaresisht se jane anetare te nato nuk jane ndjere realisht si pjese e saj. Ky investim pamvaresisht se mund te jete minimal eshte ok. I vetmi shqetesim eshte kushtet kontraktuale. Per sa vjet, me cfare cmimi, cfare perfitojm ne dhe cila eshte perspektiva e krijimit te nje flote moderne ajrore shqiptare? Dhe te mos harrojm qe nqs nato do pergatisi pilote shqiptare duhet te jeni te pergatitur per ti nisur keta djem ne misione ne vende ku luftohet, pra mund te kemi dhe kosto njerezore neser.

  11. Nji baze e NATOs ne Shqiperi …….do te thote Siguri per shtetin dhe atdheun tim !
    Nuk ka gje me te cmuar , se sa te kesh amerikanet ketu. Ne te vetem jemi te ngordhur!
    Bravo qeverise se Rames ,patriotit me te madh nga kryeministrat e shqiptareve !

  12. KORÇARI says:

    Bondsteel-i është baza më e madhe Amerikanë në Botë.
    Mesa kuptova Bonsteel nuk do mbyllet por do të vazhdojë të jetë në funksionim, baza e Kuçovës është për të mbështetur atë të Kosovës ,sidomos nga hackerat dhe nga spiunazhi ajror ose kibernetik, gjithashtu për të bërë të mundur spiunazhin elektronik ndaj bazës Ruse.
    Hapja e bazës së Kuçovës vjen ndoshta dhe si përgjigje e hapjes e një baze tjetër të infiltruar ruse në sllovaki nga të ashtuquajturit “Ujqërit e Natës”.
    VLERËSIMI I BAZËS SË KUÇOVËS NGA SHBA DHE NATO ,TREGON EDHE NJËHERË LARGPAMËSINË E ENVER HOXHËS DHE FUQINË USHTARAKE TË SHTETIT SHQIPTAR.
    MOS DALIN TANI QNTË E SALI SËRBIT DHE JARI KULLUMBRISË TË NA ÇAJNË MENDEREN.

  13. alphade says:

    Baze detare me mire se ne gjirin e Vlores, Karaburun e Sazan, Amerika
    dhe NATO nuk gjen asgjekundi ne kete planet. Por sidoqfte edhe ne
    Mal te Zi duke qene anetare e NATOS ,me sa duket e bejne atje baze
    te tyre kunder agresivitetit rus ne pershkallezim. Nje psikopat ana-list,
    me emrin Fatos dhe mbiemrin “Ljubonjavic” nuk i ka “pelqyer” fare
    vendosja e bazes ajrore te NATOS ne Kucove. Bythe e plasur,ne se i
    “pelqen” apo jo psikopatit Fatos,rendesi ka qe kete e aprovon 95 per –
    qind e shqiptareve. Ne kushtet aktuale,asgje e keqe nuk do t’i vije Shqi-
    peri nga kjo baze,perkundrazi ,perballe kercenimit rus te Putinit ,baza e
    Kucoves eshte nje domosdoshmeri historike . Vendi yne i vogel si dhe
    Kosova kane nevoje te perhesreshme nga nje aleat te madh dhe ky aleat
    eshte Amerika,e cila sic e dime qe nga shek. 19 -te ka mbrojtur ceshtjen
    shqiptare dhe aresyeja e dyte e forte se ne SHBA aktualisht ka nje komu-
    nitet sinjifikativ shqiptaresh te ardhur me llotari vitet e fundit. Dhe kjo
    perben nje argument bindes pse i duhet Shqiperise nje mbrojtje e alea-
    tit tone te madh strategjik. Por kjo nuk i pelqen “Ljubos” ,c’faj kane shqip-
    teret ,pse nuk i,pelqen ketij filorusi ?! Megjithate eshte ne te drejten e tij qe
    Tosi i Tidit te diarregoje si te doje ! Jemi ne demokraci apo Jo ,zoti Tosi ?
    Merhumi paskish patur te drejte…….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje