FOTOT: Brenda burgut të Reçit në Shkodër, që do të presë “peshqit e mëdhenj”

6 Gusht 2018, 17:38Politika TEMA
FOTOT: Brenda burgut të Reçit në Shkodër, që do

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj përuruan objektin e ri të paraburgimit dhe korrektimit të Reçit, në Shkodër, një projekt i financuar nga BE, që do të strehojë 700 të burgosur.

Objekti përfshin hapësira për arsimim, punë, ndihmë mjekësore, argëtim, aktivitete kulturore dhe sporte.

Ambasadorja Vlahutin nënvizoi rëndësinë e shtetit ligjor në udhën e Shqipërisë drejt integrimit në BE:

“Shteti ligjor është një parim themelor i panegociueshëm i Bashkimit. Ai është në thelb të partneritetit dhe dialogut tonë politik, në qendër të mbështetjes që ?? i jep ??dhe asaj çka qytetarët shqiptarë kërkojnë nga autoritetet”.(TemA)

13 komente në “FOTOT: Brenda burgut të Reçit në Shkodër, që do të presë “peshqit e mëdhenj””

  1. says:

    Dhe Presidenti Malit të Zi aty do e vuaj burgimin po drodhi bishtin me NATO-n.

    1. kujtesa says:

      Te gjithe burgjet,kur jane te rinj si puna e ketij,duken te mire,por trajtimin e njerezve aty e kane bere ne kushte kafsherore!
      Se cdo ndodhi me kete,do e tregojne keta qe kane radhen sipas pronotimit te bere.
      Do zoti na tregojne shpejt perjetimin e tyre.

  2. Alban.ny says:

    Dmth nuk eshte burg, eshte Rezervuar Peshqish te Medhenj.???

  3. TRAPI says:

    NA GJENI NJE VEND SE QEKA MIRE…

    1. Bureto says:

      Vertet, por ama është burg. Gjithsesi unë do ta kisha sakrifikuar lirinë time, nëse do të isha i sigurt se milionat e eurove të mia, vilave, makinave etj, do të mi gëzonin rehat fëmijtë. Se në fund të fundit a nuk sakrifikova unë, duke u rropatur në punë, por edhe duke vjedhur nga një çikë, për ta?! Por jo vetëm, sigurisht dhe për gjysmën time 8më të mirë, gruan. Në atë strehë unë do të ha e pi nga ato që do të më sjellin ata, do lexoj e do të rris dijet e mija, se deri më tani nuk kam patur kohë, sa dhe diplomën me lekë e mora, por edhe postin e deputetit apo të karriges së pushtetit po ashtu e bleva, (sigurisht aty ku bëheshin para për vete dhe për shefin). Do të merrem ca dhe me sport që të rruaj shëndetin, por të ul dhe ca barkun. Të punoj, edhe pse aty mundësitë janë, siç dhe vetkuptohet, nuk do kem nevojë, por dhe moshë për punë nuk kam. Unë s’kam punuar kur isha më i ri e të punoj tani?! Do zoti, në më zëntë rrjeta e drejtësisë, të më çojnë në këtë “parajsë”!☺??

  4. Toni says:

    dhe batanijet i paskan Versace :)))

  5. fatjon says:

    Te shpresojme sa me pare te shohim peshqijt e medhenj aty brenda.Kushtet i paskan te mira.Perseri shpenzime te medha,per ato,edhe aty brenda.

  6. Ahengxhiu says:

    Aheng pernate me cingije dhe hashash!

  7. Tor Hejerdall says:

    duhet edhe nje bredh i stolisur qe te hedhin vallen e peshqve per vitin e ri 2019

  8. vjeshta says:

    Reçi ashtë i Malcis së Madhe o idiota.

  9. gezimi says:

    Është idiotizëm te lëvdohesh që u hap nje burg model.Sa do i mire të jetë brenda do hyjnë hajdutët dhe kriminelët.Pse nuk bëhet nje qytet i vogël për gjithë ata që flenë rrugëve dhe janë për faj të sistemit politik d.m th kapiatalizmit?Për ta ska para për hajdutët ka me thasë..Hajdutët duhet të rinë ne ndërtesa si ne burgjet e Enverit që ta kuptojnë se çi kanë bërë këtij populli…

  10. Tim says:

    Cfare burgu , pa asnje Ballkon ?

  11. Bureto says:

    Vertet, por ama është burg. Gjithsesi unë do ta kisha sakrifikuar lirinë time, nëse do të isha i sigurt se milionat e eurove të mia, vilave, makinave etj, do të mi gëzonin rehat fëmijtë. Se në fund të fundit a nuk sakrifikova unë, duke u rropatur në punë, por edhe duke vjedhur nga një çikë, për ta?! Por jo vetëm, sigurisht dhe për gjysmën time 8më të mirë, gruan. Në atë strehë unë do të ha e pi nga ato që do të më sjellin ata, do lexoj e do të rris dijet e mija, se deri më tani nuk kam patur kohë, sa dhe diplomën me lekë e mora, por edhe postin e deputetit apo të karriges së pushtetit po ashtu e bleva, (sigurisht aty ku bëheshin para për vete dhe për shefin). Do të merrem ca dhe me sport që të rruaj shëndetin, por të ul dhe ca barkun. Të punoj, edhe pse aty mundësitë janë, siç dhe vetkuptohet, nuk do kem nevojë, por dhe moshë për punë nuk kam. Unë s’kam punuar kur isha më i ri e të punoj tani?! Do zoti, në më zëntë rrjeta e drejtësisë, të më çojnë në këtë “parajsë”!☺??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje