Tirana Smart/ Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve

8 Gusht 2018, 13:14Sociale TEMA

Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi.

Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit.

Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve.

Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane.  Risitë po prezantohen çdo ditë, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit.

1 komente në “Tirana Smart/ Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve”

  1. Huri says:

    Nuk jam hi c dakort.Dua te vendosen KONDICiONERE dhe tenderi tw jete per pune shpejtwsie direkt prej keywministrise.. Aw

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje